web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I gjendet kokainë në dyqanin ushqimor/ Arrestohet shqiptari në Bolzano të Italisë

1 Dhjetor 2025, 15:36, Kronika CNA

I gjendet kokainë në dyqanin ushqimor/ Arrestohet shqiptari në

Një shtetas shqiptar është arrestuar nga Njësia Hetuese e Karabinierëve në Bolzato të Italisë. Aksioni u krye si pjesë e një hetimi për t’i dhënë një goditje të madhe trafikut të drogës në lagjet e këtij qyteti.

Sipas raportimeve nga mediat italiane, oficerët kisin monitoruar për njëfarë kohe lëvizjet e shtetasit shqiptar, që rezultonte pronar i një dyqani ushqimor. Në të vërtetë, dyqani dyshohej se përdorej si fasadë për shitjen me pakicë të kokainës.

Karabinierët pritën gjatë ditëve të fundit që biznesi të hapej dhe më pas kryen një kontroll, i cili çoi në zbulimin dhe sekuestrimin e afërsisht 50 gramëve kokainë dhe një peshoreje elektronike precize.

Droga e sekuestruar, pasi u nda në doza, do të kishte lejuar përgatitjen e afërsisht 240 dozave të kokainës për shitje me pakicë./CNA





Lajmet e fundit nga