
Zbardhet një tjetër akuzë nga e shkuara e 27-vjeçarit Aleksandër Sadikaj, i njohur ndryshe si Sanço, i cili humbi jetën mesditën e sotme nga një atentat me tritol në makinën ku ai po udhëtonte.
Mësohet se përveçse nga autoritetet shqiptare, Sadikaj ka qenë i piketuar për ngjarje kriminale edhe nga autoritetet greke.
27-vjeçari dyshohet se ka qenë autor i një vrasjeje të ndodhur në shtetin fqinj rreth 6 vite më parë. Vrasja ka ndodhur në Athinë dhe mendohet se shkak ka qenë prishja e pazareve të drogës.
Burime bëjnë me dije se Sadikaj ka qenë i burgosur për rreth tri vite në Greqi.
Ndërkohë, policia shqiptare ka renditur një sërë krimesh të kryera nga Aleksandër Sadikaj në vendin tonë, duke përfshirë këtu vjedhje, sherr me efektivët, plagosje, tentativë vrasjeje dhe veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
Më 09.04.2011 është arrestuar në Berat, pasi, së bashku me një person tjetër kanë tentuar të vjedhin në subjektin "AlbTelecom", Berat.
Më 30.04.2011 është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Vlorë, pasi Gjykata e Vlorës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.
Më 31.05.2017 është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr.2 Tiranë, pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”. Më 23.08.2018, Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 8 muaj burgim, për këtë vepër.
Më 29.05.2017 është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr.2 Tiranë për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”.
Më 09.07.2019 është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Sarandë, pasi në bashkëpunim me një shtetas tjetër, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë plagosur me thikë shtetasin A. D., duke i shkaktuar dëmtime serioze në trup.
Më datë 30.07.2019, Gjykata e Sarandës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.
Gjithashtu, për këtë shtetas, policia disponon informacione në rrugë operative se kryente veprimtari kriminale edhe në fushën e narkotikëve./ B.A. - CNA.al
Nga 18 raste të sulmeve me tritol brenda këtij viti, k...
Dalin detaje nga sherri që u regjistrua pasditen e sot...
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Greqi. Një 62-vje...
Të ecësh me makinë në Tiranë është një makth më vete, ...
Një sherr është raportuar të ketë ndodhur te Kisha e L...
Një aksident me pasojë plagosjen e një personi është s...
Gjatë paradites së djeshme deri në orët e vona të mbrë...
Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar detaje mbi vrasjen e 2...
Dalin të tjera detaje nga shpërthimi i makinës me trit...
Gjendet një trup i dekompozuar rreth orës 14:00 të dit...
Aleksandër Sadikaj, 27-vjeçari që humbi jetën sot nga ...
Publikohet fotoja e Aleksandër Sadikajt, 27-vjeçarit q...
Aleksandër Sadikaj, 27 vjeç, humbi jetën pas një atentati ...
Një atentat ka ndodhur pak më parë në aksin Sauk-Teg. ...
Policia ka njoftuar se në orën 13:25 në afërsi të TEG-ut, ...
Në rrugën Sauk-Teg ka shpërthyer një automjet në ecje ...
Policia ka vënë në pranga shtetasin A.S, 31 vjeç, pasi...
Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e vepr...
Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsi...
Detaje të reja vijonë të dalin në dritë nga vrasja e 6...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...