web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

E rëndë në Durrës/ Vajza 12-vjeçare humb jetën në spital

7 Shkurt 2025, 22:10, Kronika CNA

E rëndë në Durrës/ Vajza 12-vjeçare humb jetën

Një vajzë në moshën 12-vjeçare ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në spitalin e Durrësit.

Nga të dhënat, mësohet se shkak i ngjarjes së rëndë ka qenë hemoragjia cerebrale.

Sipas informacioneve, vajza nga Sukthi është paraqitur në urgjencën e pediatrisë gjatë pasdites së sotme me kriza epileptike. Atje ka marrë edhe mjekimin fillestar.

Në mbrëmje u realizua intubimi i menjëhershëm, por hemorragjia vazhdoi, duke bërë që vajza të humbasë jetën pas tre orësh, rreth mesditës, në spital.

 Mjekët kanë njoftuar se, pavarësisht ndërhyrjes, hemorragjia ka vazhduar dhe ka çuar në humbjen e jetës së vajzës./CNA

 





Lajmet e fundit nga