web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

I moshuari në Korçë gjendet i pajetë në banesë

30 Dhjetor 2025, 13:50, Kronika CNA

I moshuari në Korçë gjendet i pajetë në banesë

Një i moshuar është gjetur i pajetë në banesën e tij në lagjen 12 në Korçë. Sipas informacioneve, kanë qenë fqinjët që kanë njoftuar policinë, pasi nuk kanë marrë përgjigje nga i moshuari.

Pasi zjarrfikësja hapi derën e banesës, 84-vjeçari u gjet i pajetë. Bëhet me dije se i moshuari jetonte i vetëm në shtëpi.

Ky nuk është rasti i parë ku të moshuarit e vetmuar humbin jetën në banesë në Korçë. Policia po kryen veprimet lidhur me rastin. /CNA





Lajmet e fundit nga