web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dyshohet se është djegur me lëndë piroteknike/ Dëmtohet në fytyrë i mituri në Durrës, niset drejt Traumës

28 Dhjetor 2025, 12:47, Kronika CNA

Dyshohet se është djegur me lëndë piroteknike/ Dëmtohet

Një 15-vjeçar në Durrës është paraqitur dje në Urgjencën e spitalit të Durrësit me dëmtime në fytyrë të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga lëndë piroteknike.

Policia bën me dije se i mitur është dërguar në Spitalin e Traumës, Tiranë, për trajtim mjekësor më të specializuar. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në banesën e tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori për vlerësim, pasi më datë 27.12.2025, rreth orës 21:45, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës është paraqitur një shtetas i mitur, 15 vjeç, i dëmtuar në fytyrë, i cili dyshohet se është dëmtuar nga lëndë piroteknike. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në banesën e tij. 15-vjeçari u dërgua në Spitalin e Traumës, Tiranë, për trajtim mjekësor më të specializuar”, thuhet në njoftimin e policisë. /CNA





Lajmet e fundit nga