web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aksident në Malësinë e Madhe/ Kamioni humbet kontrollin, dëmtohet shoferi dhe pasagjeri

26 Dhjetor 2025, 17:54, Kronika CNA

Aksident në Malësinë e Madhe/ Kamioni humbet kontrollin,

Një aksident është shënuar këtë pasdite në fshatin Rrjoll në Malësinë e Madhe.

Shtetasi N. P., duke drejtuar një automjet tip kamion, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe, si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është rrëzuar.

Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar drejtuesi i kamionit, shtetasi N. P., si dhe pasagjeri G. P., të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./CNA





Lajmet e fundit nga