Policia përfshihet në skandal/ Pas vdekjes “natyrale”, fshihet një vrasje, 70-vjeçari është goditur me sëpatë
Policia e Shkodrës është përfshirë në një skandal. Një dit...

Prokuroria e Elbasanit ka shpallur moskompetencë për dosjen e grupit të Laert Haxhisë, duke e transferuar në SPAK.
"Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, mbi bazën e materialit hetimor të ardhur nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, ka regjistruar procedimin penal nr.1599, të vitit 2021, që bën fjalë për veprat penale të parashikuara nga nenet 78 e 25, dhe 278 të Kodit Penal.
Si rezultat i hetimit në kuadër të këtij procedimi, ka dyshime të arsyeshme se personat nën hetim, janë autorë të vrasjes së shtetasit A. S., ngjarje e ndodhur në datë 17.10.2021 në Peqin.
Gjithashtu, nga hetimet e kryera me metoda speciale të hetimit, dyshohet se keta shtetas në bashkëpunim me shtetas të tjerë janë autorë të disa ngjarjeve të rënda kriminale (vrasje, shkatërrim prone me eksploziv, vjedhje me dhunë, sigurim kushtesh dhe mjetesh për të kryer vrasje, etj.) të ndodhura në periudhën kohore 2021-2023 në disa qytete të ndryshme te vendit si Elbasan, Tiranë, Lushnje, Tepelenë, Korçë dhe Durrës, për të cilat ka procedime të regjistruara nga prokuroritë përkatëse të juriksionit të përgjithshëm, procedime që kanë kaluar për kompetence lëndore Prokurorisë së Shkallës së Parë të Juriksionit të Pergjithshëm Elbasan dhe janë bashkuar në një procedim të vetëm me Nr.1559 të vitit 2021 për veprat penale të parashikuara nga nenet 78 e 25, 78/a e 25, 78 e 22 e 25, 152 e 25, 80 e 25, 139 e 25 dhe 278 të Kodit Penal.
Duke vlerësuar se në rastin konkret janë konsumuar elementet e veprës penale të parashikuar nga neni 333/a i K.Penal “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334 të Kodit Penal, kemi çmuar të ri-vlerësohet çështja e kompetencës lëndore për këtë procedim penal.
Më datë 18.10.2023 është vendosur deklarimi i moskompetencës lëndore për hetimin e procedimit penal nr.1559 të vitit 2021 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.
Kalimin e akteve për hetime të mëtejshme prokurorisë kompetente dhe konkretisht Prokurorisë së Posaçme Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) Tiranë", thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Laert Haxhia është arrestuar nga autoritetet në Greqi dhe pritet që të ekstradohet drejt Shqipërisë.
Një anëtar i grupit të Laert Haxhisë, Artan Tafani, u bë i penduari i drejtësisë dhe rrëfeu një nga një krimet që kishin kryer.
Nga dëshmitë e Artan Tafanit u zbardhën disa vrasje të kryera si dhe atentate që grupi i Laert Haxhisë kishte planifikuar të bënte.
Grupi kishte planifikuar të ekzekutonte prokuroren Doloreza Musabelliu dhe Merita Selimi për të cilat u vunë në lëvizje institucionet duke u siguruar mbrojtjen e tyre dhe të familjes.
Kujtojmë se më herët Gjykata ka dhënë masat arrest me burg për të arrestuarit, anëtarë të grupit të Laert Haxhisë, një masë e kërkuar nga prokurori Kreshnik Ajazi.
Gjykata ka dhënë masën arrest me burg për:
Artan Tafani
Laert Haxhia
Lulzim Spahia
Ligor Romacka
Erisjano Abedini
Marglen Topuzi
Idriz Manej
Bujar Abedini
Enriko Xhahysa
Bledar Berberi./ CNA
Policia e Shkodrës është përfshirë në një skandal. Një dit...
Policia e Elbasanit ka pezulluar nga detyra dy punonjësit ...
Një megaoperacion antidrogë është zhvilluar në Peru, ku ës...
Dy ngjarje të rënda janë shënuar këtë të enjte në Shkodër....
Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e djeshme në Shko...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Kombinatit në kr...
Pak minuta pasi CNA raportoi ngjarjen e ndodhur te Paz...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Pazari...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Golem. Një 69-vjeçar i k...
Një sherr banal në rrugën "OSBE", në Kamëz, degjeneroi...
Sebastiano Gjoni, 23 vjeç dhe Skelidano Koliqi, 26 vjeç, j...
Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar rreth o...
Alketa Hazizi ka zbuluar detaje nga tragjedia e Gërdec...
Gjykata e Shkallës së Dytë, Apeli i Janinës, ka marrë vend...
Një sherr mes dy adoleshentëve ka ndodhur ditën e sotm...
Mëngjesin e së mërkurës një person ka tentuar të vetëdigje...
Identifikohet trupi i pajetë i gjetur në fshatin Ponçarë t...
Mëngjesin e së mërkurës është gjendur i pajetë një person ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës...
Polica e Shkodrës ka kryer një operacion antidrogë ku ka z...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Media saudite 'Al Hadath' raportoi këtë të dielë, duke cit...
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër në Chupaca ...
Më shumë fonde dhe përgjegjësi për rajonet: Kryeministri i...
Prodhuesit e naftës dhe gazit në rajonin e Gjirit po synoj...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...