web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Do të kalonte kufirin me rreth 35 mijë euro të padeklaruara/ Procedohet një person në Kakavijë

17 Shkurt 2026, 11:17, Kronika CNA

Do të kalonte kufirin me rreth 35 mijë euro të padeklaruara/

Një shtetase është proceduar penalisht, pasi tentoi të kalonte kufirin në Kakavijë pa deklaruar rreth 35 mijë euro. Paratë, të cilat u sekuestruan nga policia, u gjetën pas kontrollit në çantën e shtetases D. B.

Ndaj saj nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Njoftimi i policisë:

PKK Kakavije

Procedohet penalisht një shtetase që tentoi të nxirrte pa deklaruar, nga Shqipëria, 34 700 euro.

Sekuestrohet shuma e eurove.

Në vijim të punës së shërbimeve të Policisë Kufitare të PKK Kakavije, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, në dalje, u krye kontroll në çantën e shtetases D. B., ku u gjetën 34 700 euro, të cilat ajo nuk i kishte deklaruar konform ligjit.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasen D. B., banuese në Burrel. Gjithashtu, u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, shuma e eurove. 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. /CNA





Lajmet e fundit nga