
Policia ka reaguar në lidhje me denoncimin e PD-së se dy djemtë e kandidatit të PS-së për Hasin, Halit Mulaj, shpërndanin ndihma me furgonin personal për të siguruar vota.
Blutë njoftojnë se furgoni i djemve të Mulajt është bllokuar nga qytetarët në qendër të qytetit, të cilët më pas kanë telefonuar policinë.
Pas kësaj është bërë shoqërimi i furgonit, ku janë gjetur 21 pako me mbishkrimin “Rezerva Materiale Shtetërore”, të cilat ishin ngarkuar në magazinën e bashkisë.
Për këtë blutë kanë marrë në pyetje dy vëllezërit dhe magazinierin e bashkisë, ndërkohë po vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Njoftimi i plotë:
Më datë 17.04.2023, rreth orës 21:00, një grup personash kanë bllokuar në qendër të qytetit të Hasit, një automjet furgon me targa AB 333 EC, me drejtues shtetasin B. M., me pretendimin se ishte i ngarkuar me pako me ndihma të cilat dyshonin se do të shpërndaheshin për llogari të një kandidati të një subjekti politik, dhe për këtë rast kanë njoftuar Komisariatin e Policisë Has dhe është vënë në dijeni Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Has, pasi kanë marrë kallëzim nga shtetasi M. D. (njëri nga shtetasit që kishin bllokuar furgonin në qendër të qytetit), mbi pretendimin e tij, kanë njoftuar menjëherë Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, me qëllim marrjen e autorizimit për ushtrimin e kontrollit në këtë furgon.
Pas marrjes së autorizimit nga Prokuroria, shërbimet e Komisariatit të Policisë Has kanë shoqëruar menjëherë në ambientet e Komisariatit të Policisë, furgonin me targë AB 333 EC dhe në prezencë të oficerëve të Policisë Gjyqësore, drejtuesit të furgonit dhe palës kallëzuese, është ushtruar kontroll në brendësi të furgonit, ku janë konstatuar 21 pako me mbishkrimin “Rezerva Materiale Shtetërore”, të cilat ishin ngarkuar në magazinën e bashkisë.
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, janë pyetur në cilësinë e personave që kanë dijeni mbi pakot e gjetura në furgon, shtetasit B. M., E. M (vëllezër) dhe Sh. M. (me detyrë magazinier i bashkisë).
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Has, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, vijojnë veprimet procedurale për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti.
Materialet e para procedurale, me kërkesë të Prokurorisë, i kanë kaluar për vlerësim këtij institucioni./ CNA.al
Mëngjesin e sotëm, në lagjen numër 1, në Librazhd, dys...
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, banesës së Mehme...
Leonard Thodhori i njohur si Koçole dhe Fatmir Sulovar...
Babai i Leonard Dukës, Mehmet Duka, ka dhënë dëshminë ...
Referuar ngjarjes së ndodhur në Tiranë, ku dy të rinj kanë...
Detaje të reja janë zbardhur nga sulmi me tritol në nj...
Më datë 18.04.2023, reth orës 03:00, te Fresku, në afë...
Policia e Tiranës ka dhënë njoftimin zyrtar mbi ngjarjen e...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, në rrugën e ...
Gazetarja Klodiana Lala ka treguar takimin me 28-vjeça...
Zbardhet dëshmia e vajzës 28-vjeçare, që u mbajt pe...
Një sherr mes dy personave ka ndodhur në zonën e ish-B...
Disa persona kanë organizuar gara shpejtësie në rrugën Tir...
Gjykata ka vendosur të heqë masën e arrestit me burg ndaj ef...
Nga strukturat hetimore të DVP Vlorë, u bë ndalimi i shtet...
Një aksident ka ndodhur rreth orës 09:50, në aksin rrugor ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë ku një 28-vjeçare...
Policia e Durrësit ka arrestuar shtetasin J. V., 44 vjeç, ...
Një aksident ka ndodhur në aksin Lezhë-Laç mëngjesin e sot...
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 5, operacioni p...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...