web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dhunoi bashkëjetuesen shtatzënë/ Ekstradohet nga Beogradi 25-vjeçari shqiptar

26 Shkurt 2026, 13:24, Kronika CNA

Dhunoi bashkëjetuesen shtatzënë/ Ekstradohet nga Beogradi

Një 25-vjeçar u ekstradua nga Beogradi drejt Shqipërisë dhe ndaj tij u ekzekutua masa e sigurisë "Arrest në burg" e caktuar nga Gjykata e Dibrës.

Shtetasi K.M. akuzohet se në muajin janar të vitit të kaluar dhunoi rëndë, me sende të forta dhe me grushte, bashkëjetuesen e tij shtatzënë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Dibër ekzekutuan vendimin e Gjykatës Dibër për shtetasin në kërkim ndërkombëtar K.M., 25 vjeç, banues në Tiranë, ndaj të cilit i është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Dhuna në familje”.Si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe specialistëve të Interpol Beogradit, gjatë kësaj faze të operacionit ndërkombëtar, të koduar “The Wanted”, u finalizua procedura për ekstradimin e 25-vjeçarit nga Serbia, në Shqipëri.”,-thuhet në njoftim./CNA

 





Lajmet e fundit nga