web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bastisje në burgjet e Malandrinos/ Policia greke gjen thikë në qelinë e të burgosurit shqiptar

13 Mars 2026, 12:04, Kronika CNA

Bastisje në burgjet e Malandrinos/ Policia greke gjen thikë në

Një bastisje u krye në burgjet e Malandrinos në Greqi nga oficerë të Drejtorisë për Luftimin e Krimit të Organizuar.

Sipas informacioneve nga mediat greke, policia u përpoq të hynte në qelinë e një të dënuari shqiptar pasi kishte informacion se ai zotëronte objekte të paligjshme, por pati vështirësi pasi i burgosuri e kishte fshehur nën një copë druri.

Më në fund, policia kontrolloi zonën, duke gjetur një thikë me këllëf të zi dhe disa çelësa. U kryen gjithsej 16 kontrolle në qelitë e Malandrinos./CNA





Lajmet e fundit nga