Irfan Hysenbelliu, mashtruesi që kërkon të dalë kundër shtetit
Irfan mashtruesi kundër shtetit 20 Korrik...
Irfan mashtruesi kundër shtetit 20 Korrik...

Policia e Vlorë ka arrestuar një 18-vjeçar me inicxiale A.S, pasi në banesën e tij është gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.
Drogën, 18-vjeçari e ndante në doza dhe më pas i shiste në qytet, kryesisht në afërsi të shkollave.
Në banesën e 18-vjeçarit janë gjetur 1 armë zjarri automatik, municion luftarak, 1 thikë, si dhe dhjetëra pajisje elektronike, të cilat dyshohet se i ka vjedhur më parë, në dyqane të ndryshme, në qytet.
Policia ka marrë nën hetim edhe 3 persona si bashkëpunëtorë të 18-vjeçarit.
Njoftimi i Policisë:
Kapet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që shiste dozat e kanabisit, vidhte pajisje elektronike dhe posedonte armë zjarri, armë të ftohta dhe municion luftarak.
Sekuestrohen doza kanabisi të gatshme për shitje, 1 armë zjarri automatik, municion luftarak, 1 mjet prerës (thikë), 1 përforcues grushti dhe dhjetëra pajisje elektronike të dyshuara të vjedhura (laptopë dhe aparate celulare).
Procedohen penalisht për moskallëzim krimi, 3 shtetas të tjerë, njëri prej të cilëve fshihte në banesë, sende të vjedhura nga 18-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli”, pasi kanë siguruar informacion se një shtetas shiste lëndë narkotike në afërsi të shkollave në qytet dhe kryente vjedhje në dyqane me pajisje elektronike, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.
Si rezultat, në afërsi të një shkolle në qendër të qytetit, u kap dhe u arrestua shtetasi A. S., 18 vjeç, banues në fshatin Beshishtë, Vlorë.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të cilën ky shtetas e ndante në doza dhe më pas i shiste në qytet, kryesisht në afërsi të shkollave.
Gjithashtu, në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri automatik, municion luftarak, 1 mjet prerës (thikë), si dhe dhjetëra pajisje elektronike (laptopë dhe celularë), të cilat dyshohet se i ka vjedhur më parë, në dyqane të ndryshme, në qytet.
Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas 17 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia gjeti sende të tjera të dyshuara të vjedhura nga 18-vjeçari i arrestuar, një sasi fishekësh luftarak si dhe një përforcues grushti. Procedimi në gjendje të lirë nisi edhe për shtetasit K. D., 25 vjeç dhe R. B., 21 vjeç, pasi bashkë me 17-vjeçarin, kanë qenë në dijeni të veprimtarive kriminale të shtetasit A.S., por nuk kanë kallëzuar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme./CNA
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në ...
I dënuari me burg të përjeshtshëm për masakrën e Kuçovës k...
Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, krahas punës së përdi...
Prokuroria e Asturias në Spanjë ka kërkuar dënimin me 54 v...
Një çift bashkëshortësh kanë ushtruar dhunë ndaj dy pe...
Prokuroria e Lezhës ka sekuestruar 9 pasuri të shtetasit G...
Vëllai i Etleva Bodit, Erjon Kanolja ka treguar detaje nga...
Erjon Kanolja, vëllai i Etleva Bodit, që humbi jetën n...
Vijon megaoperacioni Tempulli, për goditjen e personave që...
Gjykata ka lënë në burg ish-shefin e komisariatit të Kurbi...
Gjatë konfliktit për pronën në Kepin e Rodonit ku u përfsh...
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Savona të Italisë...
Ish-deputeti Mark Frroku është arrestuar gjatë një sherri ...
Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka marrë një denoncim nga nj...
Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, në aksin...
Një aksident është regjistruar mesditën e kësaj të die...
4 raste dhune janë regjistruar së fundmi në Korçë dhe ...
Një 31-vjeçar i dënuar për kultivim bimësh narkotike k...
Policia ka arrestuar në Laç 22-vjeçarin me iniciale D....
Megaoperacioni antidrogë “Tempulli” vijon dhe së fundi...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...