E motra humbi jetën nga dhuna e burrit, apeli i vëllait: Më ndihmoni të sjell trupin e Etlevës në Shqipëri
Erjon Kanolja, vëllai i Etleva Bodit, që humbi jetën n...

Vëllai i Etleva Bodit, Erjon Kanolja ka treguar detaje nga ngjarja e rëndë, ku mbeti e pajetë e motra. Në një intervistë televizive, ai është shprehur se nipi i madh ka qenë dëshmitar teksa babai i tij po mbyste nënën. Ai tha se lajmin e kobshëm e ka marrë nga nipi, ndërkohë që 3 fëmijët e tjerë nuk e dinë ende që nëna e tyre ka ndërruar jetë.
“Në 27 tetor më mori në telefon nipi në 12:30 të natës dhe më tha “dajë hajde shpejt se mami ka pësuar atak kardiak dhe është ambulanca te shpia’. Mora makinën dhe shkova, por fatkeqësisht e kishin sjellë në jetë por kishte shkaktuar dëme cerebrale nga mungesa e oksigjenit. Qëndroi gati 18 orë në spital, dhe pastaj ndërroi jetë. Kur shkova te shtëpia, ishte nipi dëshmitar i ngjarjes, ka përjetuar gjithë situatën. Ai ka treguar gjithçka, motra ka qenë e mbyllur në dhomë me nipin. Policia ka telefonin e motrës, nuk ka pasur telefonatë, por ka qenë halucinacioni i tij që ka menduar se ka folur në telefon me dikë. Kur nipi ka hapur derën e dhomës, ka vendosur duart në fyt… Për momentin nipi i madh, është futur dhe në internet, ka parë që mami ka ndërruar jetë. Jam përpjekur që ta ndikoj, të bëhem krah për ta. Nipërit e tjerë akoma nuk e dinë që e ëma ka ndërruar jetë. Ata janë në shtëpinë tonë. Motra ka qenë rreth 17 vite e martuar, dhe prej 15 vitesh jetonin në Itali. Probleme kanë pasur si çdo çift, por jo probleme që të arrijnë deri këtu. Ndoshta probleme ka pasur, por i ka mbajtur për vete, ka menduar për fëmijët dhe të mos shkaktojë probleme. Shkaqet kanë qenë xhelozie besoj”, tha ai.
Ai shtoi më tej se shkak i ngjarjes së rëndë ka qenë xhelozia që burri i motrës, shfaqte ndaj kësaj të fundit. Kanolja rrëfen më tej edhe bisedën e fundit që ka zhvilluar me të motrën.
“Shkak i konfliktit ishte xhelozia. Motra nuk ka pasur telefon. Ai e kuptoi pas shumë kohe. Se po të ishte informuar ambulanca në kohë, do të ishte gjallë motra. Ai është munduar, por dëmi ishte i madh. Kishte shkaktuar dëme cerebrale te motra. Shpresë kishim, shpresonim mrekulli. Ishte dhe në dorë të fatit. Një ditë më parë kisha folur unë. Nuk kam biseduar me të tjerët. Kemi folur; si je, a je mirë? Kalo të rrimë pak më tha. Kalova dhe pimë kafe te shtëpia. Çdo gjë dukej normale. Ditën e nesërme ndodhi ngjarja. Nuk pashë asnjë lloj shqetësimi. Isha sepse ka qenë e operuar 3 ditë më parë nga apendiciti. Nuk arrinte që të çohej. Ishte në regjim shtrati. Kërkoj ndihmë për mbështetjen për fëmijët. Për motrën, çdokush që ka mundësi, që të na ndihmojë.”, tha ai.
Ngjarja e rëndë në Itali:
Burri shqiptar, Selami Bodi tentoi të mbyste gruan e tij në banesën ku jetonin në Savona të Italisë. Etleva Bodi u përpoq të mbijetonte pas qëndrimit 48 orë në spital, por nuk ia doli dot.
41-vjeçari Selami Bodi, pasi kreu e aktin e rëndë, njoftoi vetë urgjencën e spitalit, ndërkohë që gruaja e tij ishte në gjendje shumë të rëndë shëndetësore. Dhuna e 41-vjeçarit ndaj gruas së tij ndodhi ndërkohë që në banesë ishin katër fëmijët e tyre që flinin në dhomën ngjitur.
Aktualisht Selami Bodi, i arrestuar nga karabinierët e komandës provinciale të Savonës të drejtuar nga komandanti i kompanisë Fabio Truddaiu, ndodhet në burgun në Marassi, i akuzuar për vrasje. Dyshohet se shkak i ngjarjes së rëndë ka qenë xhelozia./CNA
Erjon Kanolja, vëllai i Etleva Bodit, që humbi jetën n...
Vijon megaoperacioni Tempulli, për goditjen e personave që...
Gjykata ka lënë në burg ish-shefin e komisariatit të Kurbi...
Gjatë konfliktit për pronën në Kepin e Rodonit ku u përfsh...
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Savona të Italisë...
Ish-deputeti Mark Frroku është arrestuar gjatë një sherri ...
Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka marrë një denoncim nga nj...
Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, në aksin...
Një aksident është regjistruar mesditën e kësaj të die...
4 raste dhune janë regjistruar së fundmi në Korçë dhe ...
Një 31-vjeçar i dënuar për kultivim bimësh narkotike k...
Policia ka arrestuar në Laç 22-vjeçarin me iniciale D....
Megaoperacioni antidrogë “Tempulli” vijon dhe së fundi...
Vëllai i 26-vjeçares, e cila u përdhunua në grup nga i...
Policia ka finalizuar aksionin policor Midnight 22 ku ...
Gjatë punës për prerjen e degëve të pemëve në lagjen nr. 1...
Fabrika e sfungjerit në fshatin Fermë Çlirim të Fierit...
Në rrjete sociale është publikuar një video, në të cilën s...
Policia ka arrestuar në pikën kufitare të Morinës, shtetas...
Telashet për fisin e ish-deputetit socialist, Rrahman Rraj...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...