web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aksidenti masiv në Unazë/ Gjykata kthen në shtëpi shoferin e autobuzit  

4 Mars 2023, 14:04, Kronika CNA

Aksidenti masiv në Unazë/ Gjykata kthen në shtëpi shoferin e

62-vjeçari Agron Xhafa ka lënë qelitë e burgut edhe pse me pamje filmike e prova është shkaktar i aksidentit të rëndë të ndodhur mesditën e të hënës.

Fatmirësisht nuk pati asnjë viktimë, ndërsa dëmet materiale ishin të shumta. Gazetari Arsen Rusta me emisionin FactCheck ka zbardhur deklarimet e shoferit të autobuzit ku rezulton se në dy minuta ai ka qenë i pavetëdijshëm në timon.

“Në momentin e ndodhjes së aksidentit kam humbur vetëdijen për 2 minuta dhe nuk mbaj mend çfarë ka ndodhur. Unë vuaj nga probleme shëndetësore të diabetit dhe tensionit, po ju vë në dispozicion kartelat”, ka deklaruar shoferi.

Për mjetet e aksidentuara është kërkuar të kryhet edhe ekspertiza autoteknike për të parë nëse kanë patur apo jo defekte në momentin e ngjarjes si dhe kontrollet në sistemet drejtim, frenim./CNA.al





Lajmet e fundit nga