web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës/ Humb jetën 28-vjeçari

17 Shkurt 2025, 08:40, Kronika CNA

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës/ Humb jetën

Rreth orës 05:05, në autostradën Tiranë-Durrës, shtetasi G. M., rreth 28 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti është përplasur me trafikndarësen. 

Pasi ka dalë dalë nga automjeti, bashkë me 3 pasagjerët, gjatë kohës që qëndronin në rrugë, ata janë përplasur nga automjeti me drejtues shtetasin I. L.

Për pasojë, shtetasi G. M. ka humbur jetën, ndërsa 3 pasagjerët e automjetit të tij janë dërguar në spital për mjekim.  

Shtetasi I. L., është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme procedurale. 

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit./ CNA





Lajmet e fundit nga