web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sherr mes disa personave në Durrës/ Qëllohet me armë zjarri

9 Shkurt 2025, 11:30, Kronika CNA
Sherr mes disa personave në Durrës/ Qëllohet me armë zjarri
Foto ilustruese

Disa persona janë konfliktuar në lagjen nr. 18 të Durrësit, ku është qëlluar edhe me armë zjarri. Përshkallëzimi i këtij sherri është parandaluar nga policia.

Shtetasit e përfshirë në konflikt, kur kanë konstatuar shërbimet e Policisë janë larguar me shpejtësi me një automjet. Ata janë identifikuar, të cilat kanë shpallur në kërkim shtetasit H. Ll., dhe K. S.

Gjithashtu, janë vënë në pranga shtetasit:

G. Z., 48 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit".

S. Sh., 38 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale "Veprime qe pengojnë zbulimin e së vërtetës" dhe “Moskallëzimi i krimit”.

J. Z., 26 vjeçe, banuese në Durrës, për veprën penale  "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës".

Po nga veprimet ka rezultuar se shtetasit H. Ll., dhe K. S, të cilët janë shpallur në kërkim, janë konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin G.Z, të cilin e kanë dëmtuar me sende të forta dhe gjatë konfliktit kanë qëlluar me armë zjarri në ajër për ta kanosur atë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./ CNA





Lajmet e fundit nga