web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aksident me një viktimë në Durrës/ Arrestohet shoferi

11 Gusht 2025, 11:15, Kronika CNA

Aksident me një viktimë në Durrës/ Arrestohet shoferi

Rreth orës 09:50, në fshatin Hamallaj, shtetasi M. I., 57 vjeç, ka përplasur me automjetin që drejtonte një këmbësor, shtetasin Gj. B., 70 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.

Shtetasi M. I. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./ CNA





Lajmet e fundit nga