Paketa e Maleve/ Rama u përgjigjet sharësve në rrjetet sociale
Kryeministri Edi Rama ka folur për Paketën e Maleve dhe ak...
Kryeministri Edi Rama ka folur për Paketën e Maleve dhe ak...

BE-ja do ta përshpejtojë procesin e anëtarësimit për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Por ka pengesa të mëdha: reformat e ngadalta, armiqësitë e vjetra dhe BE-ja ngurruese.
Ministrat e Jashtëm të BE-së në takimin në Bruksel ftuan edhe gjashtë homologët e tyre nga vendet e Ballkanit Perëndimor për një drekë jozyrtare. Tema është e njëjta si gjithmonë: Si mund të përshpejtohen bisedimet e anëtarësimit, që zgjasin prej vitesh e me disa vende madje prej dekadash?
Dreka e së hënës (22.05) po ashtu u zhvillua nën këtë moto dhe ishte e rëndësishme për një vlerësim serioz të situatës veçanërisht në sfondin e samitit të BE-së me vendet kandidate për anëtarësim dhe fqinjët e tyre, që javën e ardhshme në Moldavi. "Ndoshta ne duhet ta bëjmë edhe më shpesh këtë", tha i ngarkuari i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell, por njëkohësisht edhe duke tërhequr vëmendjen veçanërisht ndaj Serbisë dhe Kosovës.
Qendrimi prorus e përjashton anëtarësimin
Ministrit të Jashtëm serb, Ivica Dacic, Borrell i theksoi, se marrëdhëniet e ngushta me Rusinë nuk përshtaten më me anëtarësimin në BE. Rusia, që zhvillon luftë kundër Ukrainës, do të përballet me sanksione më të ashpra nga BE-ja, që nuk do të pranohen nga Serbia. "Ju dëmtoni interesat tuaja kombëtare, por qëndrimi nuk është në përputhje me procesin e zgjerimit", tërhoqi vëmendjen Josep Borrell. "Marrëdhëniet e ngushta me Rusinë nuk shkojnë më, e kjo nuk vlen vetëm për Serbinë."
Me Serbinë, Malin e Zi, Shqipërinë dhe Maqeoninë e Veriut, BE-ja po zhvillon bisedimet e anëtarësimit. Bosnjë-Hercegovina është kandidate për bisedime, por ende konsiderohet si jo e qëndrueshme. Kosova ende nuk është njohur as prej Serbisë dhe as prej pesë vendeve anëtare të BE-së, ndaj është vetëm një kandidate e mundshme për anëtarësim. Për disa prej jush do të ketë "vendime strategjike" të BE-së, deklaroi Josep Borrell, por jo për ata që pranojnë politikën ruse të agresionit.
Më në fund të bëhemi "miq dhe partnerë"
Konflikti mes Serbisë dhe Kosovës gjatë muajve të fundit është përshkallëzuar herë pas here dhe, sipas mendimit të Borrell, bllokon çdo përparim në bisedimet e anëtarësimit. Shtetet e BE-së nuk kanë dëshirë të pranojnë shtete, që nuk janë në gjendje të zgjidhin konfliktet mes tyre, thuhet nga diplomatët e BE-së në Bruksel.
Borrell tha se u ka thënë të dyja palëve, se shtetet që në të shkuarën kanë luftuar me njëri-tjetrin, mund të bëhen miq dhe partnerë. Bëhet fjalë për bashkëjetesën. Prandaj Prishtina dhe Beogradi duhet ta zbatojnë më në fund marrëveshjen e ndërmjetësuar nga BE-ja.
Mësim nga Ukraina?
Në samitin javën e ardhëshme do të jenë të përfaqësuar edhe kandidatët e rinj për anëtarësim Ukraina dhe Republika e Moldavisë, që për shkak të luftës sulmuese ruse vitin e kaluar e morën në kohë rekord statusin e preferuar të vendit kandidat. Qeveritë në Kiev dhe në Kishinau shpresojnë, që gjatë vitit do të mund të fillojnë edhe bisedimet zyrtare për anëtarësim. Nëse arrihet kjo, atëherë Ukraina dhe Moldavia brenda 20 muajsh do të realizojnë atë që vendet e Ballkanit nuk e kanë arritur në 20 vjet, thonë diplomatët e BE-së në Bruksel.
Kjo mund të krijonte një lloj zilie apo qendrim konkurrues te vendet në procesin e anëtarësimit. Komisioni i BE-së në raportin e progresit vlerëson përparimet e jashtëzakonshme që kanë arritur Ukraina dhe Moldavia në luftën kundër korrupsionit dhe reformat e shtetit ligjor. Në Ballkan duket se të gjitha kanë zgjatur shumë më tepër. "Ukraina po avancon, të tjerët duhet të ndjekin këtë shteg dhe të shfrytëzojnë shansin", theksoi i ngarkuari i BE-së për Politikën e Jashtme.
Kancelari gjerman Olaf Scholz në fjalën e tij përpara Parlamentit Europian në Strasburg në fillim të majit bëri thirrje për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit. Nuk mund të pranohet që një proces i tillë të zgjasë 20 vjet. Kjo ka të bëjë edhe me besueshmërinë ndaj premtimeve të BE-së, sipas tij. Po ashtu kancelari theksoi, se BE-ja vetë duhet të reformohet për të qenë e aftë të përballojë zgjerimin./ DW
Brazili ka shpallur emergjencën gjashtëmujore pasi janë sh...
Senatori amerikan, Chris Murphy tha të hënën se është e rë...
Kreu i agjencisë së inteligjencës gjermane paralajmëroi të...
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, David Geer, tha ...
Presidenti Joe Biden dhe kryetari i Dhomës së Përfaqësuesv...
Rusia pretendon të ketë marrë kontrollin e qytetit të Bakh...
Fluturimet nga aeroporti Catania në Siçili u ndaluan të di...
Aleanca globale e vaksinave Gavi njoftoi të hënën se do të...
Aktivistët radikalë të ndryshimeve klimatike me grupin e m...
Sektori i turizmit mund të mos jetë duke u përballur më...
Presidenti Joe Biden duket se nuk u ndahet incidenteve. Gj...
Dhjetëra mijëra mësues rumunë hynë në grevë më 22 maj ...
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis bëri thirrje të ...
"Meta", është gjobitur me 1.2 miliardë euro për keqpërdori...
Autoritetet suedeze kanë thënë se punëtorët me kualifi...
Brenda hapësirave të Gjykatës Speciale në Hagë, sot do të ...
Në takimin e sotëm të Këshillit të Punëve të Jashtme të Ba...
Disa vite më parë, në fund të një interviste në lidhje...
Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Greqi janë b...
Rusia sulmoi rajonin e Dnipropetrovskit të Ukrainës me rak...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...