Paketa e Maleve/ Rama u përgjigjet sharësve në rrjetet sociale
Kryeministri Edi Rama ka folur për Paketën e Maleve dhe ak...
Kryeministri Edi Rama ka folur për Paketën e Maleve dhe ak...

Autoritetet suedeze kanë thënë se punëtorët me kualifikim të lartë do të mund të shkojnë në Suedi më shpejt pasi vendi po planifikon të thjeshtojë proceset e lejeve të punës.
Duke bërë të ditur lajmin, Agjencia Suedeze e Emigracionit tha se ka vendosur të prezantojë një model të ri për trajtimin e rasteve të lejeve të punës si dhe të krijojë njësi ndërkombëtare të rekrutimit, sipas "SchengenVisaInfo.com".
Sipas Agjencisë, modeli i ri synon të promovojë rekrutimin e punëtorëve me kualifikim të lartë nga jashtë Bashkimit Evropian dhe të shkurtojë kohën e përpunimit për marrjen e lejes së nevojshme.
Duke komentuar masën, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Suedeze të Migracionit, Mikael Ribbenvik, tha se një ndryshim i tillë është i nevojshëm për të rritur investimet si dhe për të tërhequr punëtorë më të kualifikuar në Suedi.
“Një proces që funksionon mirë për emigracionin e fuqisë punëtore është i rëndësishëm që kompanitë të jenë në gjendje të rekrutojnë, rriten dhe investojnë në Suedi”, thuhet në deklaratën e Ribbenvik.
Ribbenvik më tej shpjegoi se Agjencia do të bënte investime sipas nevojës. I njëjti theksoi se Agjencia do të ketë edhe ekipe shërbimi që mbështesin kompanitë si dhe punëdhënësit për të bërë sa më të lehtë rekrutimin e punëtorëve me kualifikim të lartë.
"Ne do të bëjmë investime në komunikim sipas nevojës dhe ekipet e shërbimit do të mbështesin kompanitë dhe punëdhënësit në rekrutimin e punëtorëve të kualifikuar dhe ndërmarrjeve të reja të mëdha”, tha Ribbenvik.
Sapo të zbatohet modeli i ri, brenda 30 ditëve do të jepet vendimi për kërkesën për leje pune për punëtorë të kualifikuar. Kjo do të thotë se koha e përpunimit do të reduktohet ndjeshëm dhe punëtorët me kualifikim të lartë jo të vendeve të BE-së do të mund të hyjnë më shpejt në Suedi për qëllime pune.
Gjithashtu, sipas modelit të ri, aplikimi për leje pune do të ndahet në katër kategori, në bazë të industrisë dhe profesionit.
Katër kategoritë do të jenë si më poshtë:
Kategoria A, e cila mbulon aplikimet për leje pune për punëtorë të kualifikuar
Kategoria B, e cila mbulon aplikimet për leje pune për profesione me rregulla specifike, siç janë profesionet sezonale
Kategoria C, e cila mbulon aplikimet për leje pune për profesionet që nuk kërkojnë një nivel më të lartë të kualifikimit akademik
Kategoria D, e cila mbulon aplikimet për leje pune për punësim në industri të përcaktuara si kërkuese nga Agjencia Suedeze e Migracionit
Kjo do të thotë se modeli i ri do të fokusohet kryesisht në lejimin e punëdhënësve që të sjellin punëtorë në Suedi pa pasur nevojë t'i nënshtrohen rregullave strikte.
“Modeli i ri nënkupton një fokus më të madh në aftësinë e punëdhënësit për të sjellë punëtorë të kualifikuar në Suedi. Njësitë e reja ndërkombëtare të rekrutimit do të trajtojnë dhe ofrojnë shërbim ekskluzivisht për punëdhënësit që rekrutojnë këtë grup,” theksoi Ribbenvik.
Tashmë është duke u krijuar një grup pune dhe modeli i ri është planifikuar të prezantohet në fund të këtij viti.
Suedia po përpiqet vazhdimisht të bëjë ndryshime për të tërhequr më shumë punëtorë në vend. Kohët e fundit, autoritetet thanë se Suedia do të thjeshtojë rregullat për marrjen e një karte blu të BE-së nga nëntori i këtij viti./ CNA.al
Brenda hapësirave të Gjykatës Speciale në Hagë, sot do të ...
Në takimin e sotëm të Këshillit të Punëve të Jashtme të Ba...
Disa vite më parë, në fund të një interviste në lidhje...
Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Greqi janë b...
Rusia sulmoi rajonin e Dnipropetrovskit të Ukrainës me rak...
Shtetet e Bashkuara dhe Papua Guinea e Re janë gati të nën...
Presidenti Joe Biden dhe Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesv...
Kryesimi i qartë i në 58 nga 59 zonat elektorale tregojnë ...
Kreu i SYRIZA, Aleksis Tsipra dhe kundërshtari më i fortë ...
Rezultatet paraprake e zgjedhjeve në Greqi deri më tani k...
Është mbyllur votimi në Greqi dhe tashmë po dalin rezultat...
Janë publikuar rezultatet paraprake të Exit-Polleve për zg...
Të dielën në Prishtinë u zhvillua ceremonia hapëse e stërv...
Dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën në kryeqytetin e Moldavi...
I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (...
Pozita strategjike e Turqisë dhe rëndësia e saj si lid...
Policia gjermane, më 21 maj, nisi një hetim për helmim...
Moti tejet i ashpër dhe reshjet e dendura të shiut në Ital...
Zgjedhjet rajonale të këtij muaji në Spanjë vendosin s...
Përvjetori i 24-t i gjenocidit serb në Stagovë të Kaça...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...