web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zgjedhjet në Kosovë/ Numërohen 38 mijë kuti votimi të zgjedhësve nga jashtë

19 Shkurt 2025, 21:27, Kosova & Bota CNA

Zgjedhjet në Kosovë/ Numërohen 38 mijë kuti votimi të

Vazhdon procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë. Tanimë, po bëhet vlerësimi i kutive me fletëvotime të votuesve nga jashtë Kosovës, respektivisht nga votimi përmes postës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka njoftuar se po nga data 9 shkurt, kur ka filluar vlerësimi po verifikohen kutitë me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës dhe deri më 18 shkurt, këtij procesi i janë nënshtruar 38,229 pako, prej të cilave janë aprovuar 35,832, ndërkaq janë refuzuar 2,397.

“Sipas procedurave, pakot me fletëvotime i nënshtrohen procesit të vlerësimit, i cili përfshinë verifikimin nëse ato u takojnë votuesve të regjistruar dhe nëse janë ndjekur procedurat tjera të parapara, ndërkaq numërimi i këtyre fletëvotimeve do të bëhet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Arsyeja se përse janë refuzuar këto dërgesa, është se ato janë dërguar nga persona që janë anuluar gjatë regjistrimit si votues jashtë Kosovës; u mungon dëftesa e regjistrimit; janë dërguar më shumë se një herë, etj”,-ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

 Në përgjithësi, numri i shtetasve të Kosovës të regjistruar për të votuar jashtë Kosovës ishte 104,924, prej të cilëve 20,324 ishin regjistruar për votim në përfaqësi diplomatike dhe votuan 15,352, ndërkaq për votimin përmes postës ishin regjistruar 84,600 shtetas./CNA 





Lajmet e fundit nga