Foto-23 vjet më parë/ Pritja e paqeruajtësve nga qytetarët e Kosovës
Me lule e me fytyra të buzëqeshura dhe me pano ku s...

Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, tha se askush nuk e di se sa do të zgjasë lufta në vendin e tij, por shtoi se forcat ukrainase vashdojnë të sfidojnë pritshmëritë, duke mos lejuar trupat ruse që të pushtojnë Ukrainën lindore. Në këtë rajon luftimet kanë qenë nga më të ashprat, për javë të tëra.
Në fjalimin e tij të mbrëmjes zoti Zelenski tha se ishte krenar për mbrojtësit e Ukrainës, që ia dolën të frenonin siç tha, përparimin e trupave ruse në rajonin e Donbasit. Separatistët e mbështetur nga Moska kanë kontrolluar pjesën më të madhe të territorit për tetë vjet.
"E mbani mend se si në Rusi, në fillim të majit, ata shpresonin të kapnin të gjithë Donbasin?!", tha presidenti ukrainas në fjalimin e tij të shtunën në mbrëmje. “Tashmë jemi në qershor, është dita e 108-të e luftës dhe Donbasi vazhdon të rezistojë”, shtoi ai.
Pasi dështoi me planet e saj për të pushtuar Kievin, në fillim të luftës, Moska u përqendrua në kapjen e rajoneve kryesisht rusishtfolëse të Donbasit, që vazhdojnë të jenë nën kontrollin e Ukrainës, si dhe të bregdetit jugor të vendit. Por ndryshe nga parashikimet, forcat ruse po përballen me një betejë të gjatë dhe të mundimshme, pjesërisht falë përdorimit të armëve që Ukraina ka marrë nga Perëndimi.
Autoritetet ukrainase dhe ruse thanë se beteja për Sievierodonetskun vazhdon. Qyteti lindor kishte një popullatë prej 100,000 banorësh para luftës. Sievierodonetsku dhe Lysychansku fqinj, janë qytetet e fundit kryesore të provincës Luhansk të Donbasit, që nuk kanë rënë në duart e rebelëve prorusë.
Leonid Pasechnik, kreu i Republikës Popullore të Luhanskut, të shpallur nga separatistët, tha se luftëtarët ukrainas ndodhen në një zonë industriale të qytetit, ku ndodhet dhe një fabrikë kimikatesh, një vend që shërbeu për strehimin e civilëve gjatë sulmeve me artileri ruse.
"Sievierodonetsku nuk është i çliruar 100%", tha zoti Pasechnik të shtunën, duke pretenduar se ukrainasit po bombardonin qytetin nga uzina Azot". "Ndaj, është e pamundur ta quash situatën të qetë në Sievierodonetsk apo të thuash që është plotësisht yni", shtoi ai./ VOA
Me lule e me fytyra të buzëqeshura dhe me pano ku s...
Në javët e fundit presidenti francez dhe kryeministri ...
Në Gjermani nevojiten çdo ditë rreth 14.000 preparate ...
Një zyrtar ukrainas tha se ushtrisë së tyre po i mbaro...
Në kryeqytetin e Ukrainës jeta duket sikur po i rikthe...
Kancelari gjerman, Olaf Sholc dhe delegacioni i tij u ...
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre shkëmbyen akuza...
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leye...
Vizita e kancelarit gjerman, Olaf Scholz në Ballkan va...
Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Nd...
Pas deklaratave në Prishtinë se procesi i anëtarësimit...
Shtetet e Bashkuara bënë thirrje të premten për shmangien ...
Ndërsa po afron takimi i NATO-s këtë muaj, mbeten në p...
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy i kërkoi me ...
Kancelari gjerman Olaf Scholz po zhvillon një vizitë ...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha në Prishtinë se di...
Ndërsa po afron takimi i NATO-s këtë muaj, mbeten në p...
Kancelari gjerman, Olaf Sholc, tha se dialogu mes Koso...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dalë në një ko...
Olaf Sholc nuk do të vizitojë Sarajevën gjatë qëndrimi...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...