Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Olaf Sholc nuk do të vizitojë Sarajevën gjatë qëndrimit në Balllkan. Vendimi i kancelarit për të mos e vizituar Bosnjë-Hercegovinën nuk përputhet me politikën gjermane ndaj Ballkanit Perëndimor, mendon Zorica Iliç.
Ngadalë ai depërton përmes masave të qytetarëve të mbledhur në Bashçarshi të Sarajevës. Bën me dorë, bën foto me fëmijët, ua përkëdhel kokën. Mediat lokale thonë se atë e kanë pritur qindra qytetarë në zemër të Sarajevës. Është gushti i vitit 2021.
Presidenti turk Erdogan është pa dyshim i lumtur me vizitën e tij në Bosnjë-Hercegovinë. Nga viti 2010 e deri më sot, ai e ka vizituar këtë vend shtatë herë - si kryeministër apo si president. Dhe me kënaqësi e mirëpresin atje, siç tregojnë edhe regjistrimet televizive. "Bosnjë-Hercegovina ka një vend të veçantë në zemrat e popullit tonë", thotë presidenti turk gjatë vizitës.
E me gjithë këto simpati, në Bosnjë-Hercegovinë askush nuk ëndërron për lëvizje masive drejt Turqisë, vendit të Erdoganit. Ata e preferojnë shumë më shpesh të ardhmen e tyre në një vend tjetër - në Gjermani.
Kancelarja shumëvjeçare e vendit, Angela Merkel, bëri një vizitë lamtumire në Ballkanin Perëndimor vetëm dy javë pas shëtitjes së Erdoganit nëpër Bashçarshi. Por ajo e anashkaloi Sarajevën dhe shkoi në Beograd.
Është e vërtetë që Merkel ishte iniciatore dhe një ndër mbështetëset më të forta të Procesit të Berlinit. Është gjithashtu e vërtetë se ajo dërgoi ish-ministrin e saj Christian Schmidt në postin e Përfaqësuesit të Lartë në Bosnjë-Hercegovinë, por është gjithashtu e vërtetë se gjatë 16 viteve sa ishte në postin e kancelares, ajo ka bërë vetëm një vizitë zyrtare në Sarajevë.
Momenti vendimtar për Ballkanin

Emërimi i Schmidtit si Përfaqësues i Lartë ishte një shenjë e angazhimit të shtuar të Gjermanisë në Bosnjë-Hercegovinë. Rrjedhimisht edhe pritjet janë të mëdha, sikur edhe shpresat. E këto shpresa u shtuan pas ardhjes së qeverisë së re në Berlin, në fund të vitit të kaluar. Por me sa duket, angazhimi i qeverisë gjermane do të kishte qenë shumë më i ngadalshëm dhe shumë deklarativ, po të mos kishte ndodhur 24 shkurti dhe agresioni rus në Ukrainë. Trupat ruse në Ukrainë ia kujtuan Berlinit dhe kryeqyteteve të tjera të BE-së rrezikun e një lufte tjetër të përgjakshme që - për ironi - filloi 30 vjet më parë dhe që nuk mbaroi kurrë. Por që u shndërrua në një konflikt të ngrirë të rrezikshëm.
Papritur në Berlin dhe në BE u kujtuan se megjithëse Bosnj-Hercegovina dhe Ballkani Perëndimor nuk janë vërtet të rëndësishëm për ta, këto vende janë ende aq të rëndësishme sa që nuk mund të lihen nën ndikimin e plotë rus. Dhe filloi angazhimi: Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, dy javë pas fillimit të pushtimit rus vizitoi vendet e Ballkanit Perëndimor. Stacioni i parë ishte më kompleksi - Sarajeva. Pasoi vizita e ministres së Mbrojtjes, Christine Lambrecht, fillimisht në Sarajevë e pastaj në vendet e tjera.
Disi, paralelisht me këtë, koalicioni qeverisës dërgoi një rezolutë për Bosnjë-Hercegovinën në procedurën parlamentare në Bundestag, e cila shkaktoi reagime të shumta në Bosnjë-Hercegovinë dhe vendet e tjera. Ajo shkaktoi mosmarrëveshje edhe në Kroaci, ku dy deputetë të Bundestagut me origjinë dhe emra ballkanikë, u prezantuan në media si simbol i koncepteve reciprokisht të kundërta me strukturën e Bosnjë-Hercegovinës. Ndërsa deputeti i SPD-së, Adis Ahmetoviq, ndër të tjera, mbrojti idenë se Milorad Dodik dhe Dragan Çoviç janë fajtorët kryesorë për pengimin e vendit në rrugën e përparimit. Kolegu i tij, Josip Juratoviç, tha se në rezolutë bashkë me Dodikun dhe Çoviçin duhet të përmendet si fajtor edhe Bakir Izetbegoviqi.

Por rezoluta u dërgua në procedurë pa ndryshimet që kërkoi Juratoviçi. E burime diplomatike në Berlin thonë se rezoluta do të miratohet dhe do të jetë një dokument jashtëzakonisht i rëndësishëm për të ardhmen e Bosnjë-Hercegovinës.
Pse Sholci nuk viziton Sarajevën?
Vendimi i kancelarit Olaf Sholc për të mos vizituar BiH gjatë qëndrimit në Ballkanin Perëndimor nuk përshtatet me angazhimin e shtuar të Berlinit - të paktën në një nivel simbolik. Nëse Sholc mendon se duhet shmangur vizita përpara zgjedhjeve të përgjithshme në këtë vend, atëherë ky është gabim. Sepse Bosnjë-Hercegovina do të jetë një fushë e minuar për kancelarin edhe pas zgjedhjeve të tetorit.
Ndaj, shtatë vjet pas qëndrimit të kancelares në Sarajevë, do të kishte qenë mirë që këtë vend sërish ta vizitojë një kancelar gjerman dhe të dërgojë një mesazh shumë të qartë në favor të një angazhimi për zgjidhjen e problemeve të vërteta në këtë vend. Nëse jo për shkak të Bosnjë-Hercegovinës, atëherë për shkak të situatës në shtëpinë e vet. Plani i vizitës do të duhej të ishte ky: fillimisht Zagrebi dhe Beogradi, e më pas edhe Sarajeva.
Përndryshe, askush në Berlin nuk do të ketë të drejtë të komentojë kur përshëndetjet e Erdoganit në Bashçarshi apo flamujtë rusë në Banjalukë, që për momentin është shumë më e rrezikshme. Kancelari Sholc do të detyrohet të dëgjojë më pas fjalët: Führung, Herr Scholz (Duhet të drejtoni, z. Sholc)! Vetëm të mos bëhet tepër vonë./DW
Më 4 qershor 2022 një burrë i maskuar shkoi me biçikle...
Pritshmëritë e deputetit gjerman të CDU-së, Knut Abrah...
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka zhvill...
Të premten Kancelari Federal Olaf Sholc do të nisë një...
Departamenti amerikan i Shtetit thotë se Shtetet e Bas...
Kushtet jo të mira të punës dhe pagat e pakënqëshme, k...
Zëdhënësja e shtypit e Guvernatorit të Floridës, Ron D...
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken bisedoi me...
Trupat ukrainase thanë të enjten se kishin shënuar për...
Sulmi me automjet ditën e mërkurë, me pasojë vdekjen e një...
Senatori republikan, John Kennedy, kritikoi trajtimin ...
Në luftë për një mbrojtje më të madhe të klimës Parlamenti...
Autoritetet shëndetësore në Greqi kanë konfirmuar rast...
Një person i armatosur, i cili kërcënoi se do të vrist...
Jeton Zulfaj, këshilltari i Kryeministrit të Kosovës A...
Ish-kryeministrja e Ukrainës, Yulia Timoshenko, e ka p...
Kryeministri britanik, Boris Johnson, i mbijetoi një m...
Ekonomia ruse pritet të tkurret me 15% këtë vit dhe 3%...
Gjykata Penale e Shkupit vendosi që të konfiskojë seli...
Kriza ushqimore globale është pjesë e arsenalit të ter...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...