Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Më 4 qershor 2022 një burrë i maskuar shkoi me biçikletë te klubi kulturor bullgar, Vanço Mihailov, në qytetin e Manastirit në Maqedoninë e Veriut dhe i vuri zjarrin derës. Edhe pse përveç derës në ndërtesë nuk pati shumë dëmtime, zjarri rindezi konfliktin e ashpër politik të marrëdhënieve maqedono-bullgare në vitet e fundit.
Edhe pse zjarrvënësi u arrestua shpejt, politikanët në të dyja anët e kufirit e shfrytëzuan shpejt incidentin. Presidenti bullgar, Rumen Radev, tha se sulmi me zjarrvënie "ishte një tjetër provokim, pjesë e një fushate të gjatë antibullgare në Maqedoninë e Veriut". Qeveria e Maqedonisë së Veriut e dënoi incidentin. Megjithatë, pati thirrje nga të paktën një parti opozitare dhe shumë individë në rrjetet sociale për protesta në mbështetje të zjarrvënësit.

Klubi bullgar mban emrin e Vanço Mihailovit, një revolucionar bullgar, i cili bashkëpunoi me nazistët në Luftën e Dytë Botërore. Hapja e këtij klubi rreth dy muaj më parë u promovua nga politikanët bullgarë si një veprim pajtues, por ndezi një stuhi zemërimi në Maqedoninë e Veriut. Presidenti Stevo Pendarovski e dënoi emrin e zgjedhur nga Sofja si një provokim që "nuk kontribuon në afrimin midis dy popujve".
Këto janë aspekte që kancelari gjerman Olaf Sholc duhet t'i ketë parasysh gjatë vizitës në Shkup dhe Sofje më 11 qershor 2022, në një përpjekje për të gjetur një kompromis që synon fillimin e negociatave të pranimit në Bashkimin Europian për Maqedoninë e Veriut. Në sfondin e luftës agresore të Rusisë ndaj Ukrainës zgjerimi i BE-së është më i rëndësishëm se kurrë.
Ish-ministri i Jashtëm maqedonas, Nikola Dimitrov, e sheh vizitën e Sholcit si një "kulmim të përpjekjeve diplomatike gjermane për të bërë një hap të rëndësishëm përpara jo vetëm për Ballkanin, por edhe për Ukrainën". "Ky problem”, tha Dimitrov për "DW", "e bën BE-në të paaftë gjeopolitikisht në rajonin e saj”.
BE-ja është e prirur të demonstrojë aftësinë e saj për të ndërmjetësuar për problemet brenda fqinjësive europiane dhe në të njëjtën kohë të parandalojë Rusinë, Kinën dhe lojtarët e tjerë rajonalë që të hyjnë në Ballkanin Perëndimor. Dy nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor - Serbia dhe Mali i Zi - janë tashmë në negociata për anëtarësimin e plotë në BE dhe Kosova e Bosnja-Hercegovina shpresojnë të bëhen kandidate. Ndërkohë, një veto bullgare ka bllokuar proceset e pranimit të Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë për dy vitet e fundit.
Ukraina ndërlikon anëtarësimin e Ballkanit në BE
Berlini e sheh zgjerimin e BE-së si një nga shtyllat kryesore të politikës së tij europiane, gjë që është edhe pjesë e marrëveshjes së koalicionit të qeverisë. Por Sholc nuk është i vetëm në përpjekjet e tij diplomatike.
Më 6 qershor 2022, presidenti francez, Emmanuel Macron, telefonoi me homologët e tij në Maqedoninë e Veriut dhe Bullgari për të ofruar Parisin si vend për nënshkrimin e marrëveshjes dypalëshe "kur të vijë koha". Por koha është një luks që askush nuk e ka aktualisht. Parisi po bën presion për një zgjidhje deri në fund të qershorit 2022, kur përfundon presidenca franceze e BE-së.

Kërkesa e Ukrainës për anëtarësim në BE i ndërlikon më tej gjërat. Hapja e negociatave me Kievin në qershor 2022 përbën një problem për Brukselin, pasi disa vende të Ballkanit Perëndimor po presin me vite që anëtarësimi i tyre të konkretizohet.
Më 9 maj, i pyetur për kërkesën e Ukrainës për anëtarësim në BE, Sholc iu referua drejtpërdrejt kësaj situate gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Macronin në Berlin. Shumë prej këtyre vendeve të Ballkanit kanë bërë tashmë përgatitje të gjera dhe kanë marrë vendime të guximshme. Prandaj një guxim i tillë duhet të shpërblehet, si p.sh. në rastin e Maqedonisë së Veriut, tha Sholci.
Jo kompromise jetëshkurtra dhe sipërfaqësore
Komisioni Europian dhe shumica e vendeve anëtare të BE-së, përfshirë Gjermaninë, nuk duan të lejojnë që mosmarrëveshjet dypalëshe mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut të bëhen pjesë e kornizës negociuese, por janë të gatshëm të bëjnë kompromis, nëse Shkupi dhe Sofja gjejnë një lloj dakordimi për to.
Ish-ministri i Jashtëm maqedonas, Dimitrov, paralajmëron se zgjidhje të tilla diplomatike vetëm do ta shtynin problemin duke e "lëvizur veton bullgare në kornizën e negociatave", duke i mundësuar Sofjes të bllokojë më tej Maqedoninë e Veriut gjatë negociatave të anëtarësimit. "Të gjithë duhet të jenë të kujdesshëm, sepse një hap i tillë mund të rezultojë lehtësisht si jetëshkurtër dhe sipërfaqësor"./DW
Pritshmëritë e deputetit gjerman të CDU-së, Knut Abrah...
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka zhvill...
Të premten Kancelari Federal Olaf Sholc do të nisë një...
Departamenti amerikan i Shtetit thotë se Shtetet e Bas...
Kushtet jo të mira të punës dhe pagat e pakënqëshme, k...
Zëdhënësja e shtypit e Guvernatorit të Floridës, Ron D...
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken bisedoi me...
Trupat ukrainase thanë të enjten se kishin shënuar për...
Sulmi me automjet ditën e mërkurë, me pasojë vdekjen e një...
Senatori republikan, John Kennedy, kritikoi trajtimin ...
Në luftë për një mbrojtje më të madhe të klimës Parlamenti...
Autoritetet shëndetësore në Greqi kanë konfirmuar rast...
Një person i armatosur, i cili kërcënoi se do të vrist...
Jeton Zulfaj, këshilltari i Kryeministrit të Kosovës A...
Ish-kryeministrja e Ukrainës, Yulia Timoshenko, e ka p...
Kryeministri britanik, Boris Johnson, i mbijetoi një m...
Ekonomia ruse pritet të tkurret me 15% këtë vit dhe 3%...
Gjykata Penale e Shkupit vendosi që të konfiskojë seli...
Kriza ushqimore globale është pjesë e arsenalit të ter...
Qeveria gjermane dëshiron që të mbajë përkohësisht në ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...