Ukraina: Trupat po bëjnë qëndresë në Sievierodonetsk, ndërsa përparojnë në jug
Trupat ukrainase thanë të enjten se kishin shënuar për...

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken bisedoi me disa studentë gazetarë mbi gjendjen e lirisë së shtypit në botë ndërsa mori pjesë në Samitin e Amerikave në Los Anxhelos. Studentët ngritën pyetje të tilla si përse Shtetet e Bashkuara angazhohen me vende, që supozohet se kanë vrarë gazetarë, si Arabia Saudite, ndërsa dënojnë vende të tjera - si Kuba, Nikaragua dhe Venezuela - për kërcënimin e lirisë së shtypit. Korrespondentja e lartë diplomatike e Zërit të Amerikës, Cindy Saine, raporton.
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken po takohet me një numër homologësh të tij në Los Anxhelos në Samitin e Amerikave. Shtetet e Bashkuara kanë përjashtuar nga samiti Kubën, Nikaraguan dhe Venezuelën. Sekretari Blinken vuri në dukje se 17 punonjës të medias janë vrarë këtë vit në hemisferën perëndimore. Njëmbëdhjetë prej tyre u vranë në Meksikë.
“Asnjë rajon në botë nuk është më i rrezikshëm për gazetarët. Krime të tilla vazhdojnë të ndodhin sepse njerëzit që i urdhërojnë dhe i kryejnë ato, rrallë mbahen përgjegjës duke dërguar mesazhin se këto sulme mund të vazhdojnë pa u ndëshkuar”.
Në një forum me studentë të gazetarisë, sekretari Blinken u pyet përse aleati i ngushtë i Amerikës, Izraeli, nuk është përballur me pasoja për vrasjen e gazetares palestinezo-amerikane Shireen Abu Akleh.
"Më vjen shumë keq për humbjen e Shireen-it. Ajo ishte një gazetare e jashtëzakonshme, një qytetare amerikane siç e dini. Edhe në këtë rast ne jemi të vendosur të ndjekim faktet dhe të arrijmë tek e vërteta e asaj që ndodhi. Jo, më vjen keq, me respekt ju them, se faktet e vrasjes ende nuk janë vërtetuar”, tha sekretari Blinken.
Një raport i CNN-it mbi vrasjen, citon dëshmitarë të cilët thanë se gazetarja Abu Akleh u qëllua për vdekje, në atë që dukej të ishte një sulm i ndërmarrë qëllimisht nga forcat izraelite. Izraeli i mohon me forcë akuzat dhe thotë se po heton vrasjen, e cila ka ndezur zemërim dhe protesta.
Presidenti Joe Biden po shqyrton planet për të vizituar Arabinë Saudite, pavarësisht kritikave të ashpra në të kaluarën ndaj Princit të Kurorës Mohammed bin Salman, duke thënë se do ta izolonte atë për shkak të vrasjes së gazetarit të Washington Post-it, Jamal Khashoggi. Ekspertët thonë se ky është një tjetër rast për të gjykuar presidentin se sa i përkushtuar është ndaj lirisë së shtypit.
“Dëshira për të ulur çmimet e naftës po sjell me të vërtetë një tension interesant, midis asaj që administrata kishte thënë se do të ishte një politikë e jashtme, e bazuar në të drejtat e njeriut dhe një politikë, që i shërben klasës së mesme, ndërsa klasa e mesme në Amerikë me të vërtetë i urren çmimet e larta të karburantit”, thotë Rachel Oswald me Institutin e Gazetarisë “National Press Club”.
Ekspertët thonë se rritja e çmimeve të benzinës ka të ngjarë të jetë një nga faktorët pas ndryshimit të qëndrimit të presidentit Biden për t’u takuar me princin saudit të kurorës./ VOA
Trupat ukrainase thanë të enjten se kishin shënuar për...
Sulmi me automjet ditën e mërkurë, me pasojë vdekjen e një...
Senatori republikan, John Kennedy, kritikoi trajtimin ...
Në luftë për një mbrojtje më të madhe të klimës Parlamenti...
Autoritetet shëndetësore në Greqi kanë konfirmuar rast...
Një person i armatosur, i cili kërcënoi se do të vrist...
Jeton Zulfaj, këshilltari i Kryeministrit të Kosovës A...
Ish-kryeministrja e Ukrainës, Yulia Timoshenko, e ka p...
Kryeministri britanik, Boris Johnson, i mbijetoi një m...
Ekonomia ruse pritet të tkurret me 15% këtë vit dhe 3%...
Gjykata Penale e Shkupit vendosi që të konfiskojë seli...
Kriza ushqimore globale është pjesë e arsenalit të ter...
Qeveria gjermane dëshiron që të mbajë përkohësisht në ...
Forcat ukrainase që po luftojnë në Sievierodonetsk, parala...
Lufta midis Rusisë dhe Ukrainës vijon që prej 24 shkur...
Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se ajo ish...
Është zbuluar identiteti i personit që ka vrarë shqiptaren...
Zbardhen dy kërkesat e Babis Anagnostopoulos në 24 orë...
Lia e majmunëve ka nisur të përhapet me shpejtësi në disa ...
Britania njoftoi të hënën se do të furnizojë Ukrainën ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...