Zelenskyy: BE-ja të tregojë se fjalët e saj nuk janë boshe
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy i kërkoi me ...

Ndërsa po afron takimi i NATO-s këtë muaj, mbeten në pikëpyetje kërkesat e Finlandës dhe Suedisë për t'u anëtarësuar në aleancë. Siç njofton nga Stambolli korrespondenti i Zërit të Amerikës, Dorian Jones, Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan po ashpërson pozicionin e tij kundër anëtarësimit të këtyre dy vendeve, duke i akuzuar ato për mbështetje të terrorizmit.
Me shumë bujë, Suedia dhe Finlanda aplikuan zyrtarisht në maj për t'u anëtarësuar në NATO. Në atë kohë, aplikimi shikohej si një formalitet, por tashmë fati i kërkesës së tyre është i pasigurt.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan thotë se do të vendosë veton kundër aplikimeve të Suedisë dhe Finlandës, nëse nuk i japin fund asaj, që e quan mbështetje për grupin rebel kurd PKK, që lufton kundër forcave turke dhe që Ankaraja e konsideron grup terrorist.
Helsinki dhe Stokholmi mohojnë se mbështesin PKK-në. Zyrtarët finlandezë dhe suedezë thonë se po përpiqen t'u japin zgjidhje shqetësimeve të Turqisë.
"Fakti është se Turqia mban një kartë shumë të rëndësishme, veton. Dhe mendoj se kjo nuk do të zgjidhet aq lehtë", i tha Zërit të Amerikës Asli Aydintasbas, studiuese me Këshillin Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë.
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian e kanë përcaktuar PKK-në një organizatë terroriste.

Presidenti Erdogan po u bën gjithashtu thirrje vendeve të ndryshme, që të ndalin mbështetjen për grupin sirian kurd YPG, për të cilin thotë se mban lidhje me PKK-në.
Finlanda, Suedia dhe disa vende të NATO-s, përfshirë Shtetet e Bashkuara, e mbështesin YPG-në, e cila ka qenë një aleate kryesore në luftën kundër grupit Shteti Islamik në Sirinë veriore.
Presidenti Biden mund të jetë objektivi i vërtetë i ngurtësimit të pozicionit të zotit Erdogan për sa i përket zgjerimit të NATO-s.
"Shumë njerëz mendojnë se kundërshtitë ndaj Finlandës dhe Suedisë janë realisht mesazhe për Shtetet e Bashkuara, që ta marrin Turqinë seriozisht, të angazhohen me Turqinë dhe për Presidentin Biden, që ta ringjallë marrëdhënien personale, që Presidenti Erdogan kishte krijuar me Presidentin Trump", thotë profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin "Kadir Has", Soli Ozel.
Ndryshe nga paraardhësit e tij, Presidenti Biden, i cili kritikon gjendjen e të drejtave të njeriut në Turqi, i është shmangur përgjithësisht ndërveprimit të drejtpërdrejtë me Presidentin Erdogan. Analistët thonë se Uashingtoni do ta anashkalojë kërcënimin e Turqisë për vendosjen e vetos, duke dislokuar forca sigurie së bashku me vende të tjera të NATO-s në territorin e Suedisë dhe Finlandës dhe duke e izoluar kështu më tej Turqinë.
Ekspertët thonë se ky ngërç po lë pasoja tek ekonomia e Turqisë, ndërsa monedha turke lira gjendet tashmë nën trysni të shtuar.
Megjithatë, analistët thonë se ky është një çmim që Presidenti Erdogan është i përgatitur ta paguajë, i vetëdijshëm se imazhi i një personi që sfidon NATO-n pritet mirë nga votuesit e tij./CNA.al
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy i kërkoi me ...
Kancelari gjerman Olaf Scholz po zhvillon një vizitë ...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha në Prishtinë se di...
Ndërsa po afron takimi i NATO-s këtë muaj, mbeten në p...
Kancelari gjerman, Olaf Sholc, tha se dialogu mes Koso...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dalë në një ko...
Olaf Sholc nuk do të vizitojë Sarajevën gjatë qëndrimi...
Më 4 qershor 2022 një burrë i maskuar shkoi me biçikle...
Pritshmëritë e deputetit gjerman të CDU-së, Knut Abrah...
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka zhvill...
Të premten Kancelari Federal Olaf Sholc do të nisë një...
Departamenti amerikan i Shtetit thotë se Shtetet e Bas...
Kushtet jo të mira të punës dhe pagat e pakënqëshme, k...
Zëdhënësja e shtypit e Guvernatorit të Floridës, Ron D...
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken bisedoi me...
Trupat ukrainase thanë të enjten se kishin shënuar për...
Sulmi me automjet ditën e mërkurë, me pasojë vdekjen e një...
Senatori republikan, John Kennedy, kritikoi trajtimin ...
Në luftë për një mbrojtje më të madhe të klimës Parlamenti...
Autoritetet shëndetësore në Greqi kanë konfirmuar rast...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...