Takimi mbi sigurinë në Singapor/ SHBA dhe aleatët, mosmarrëveshje me Kinën
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre shkëmbyen akuza...

Kancelari gjerman, Olaf Sholc dhe delegacioni i tij u pritën në Shkup nga kryeministri, Dimitar Kovaçevski me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake. Në takimin kokë më kokë mes Kovaçevskit dhe Sholcit u diskutua për çështjet më të rëndësishme për raportet ndërmjet dy vendeve, si dhe çështjet me interes të përbashkët, lidhur me zgjerimin e Bashkimit Europian, bashkëpunimin rajonal dhe gjendjen aktuale me luftën në Ukrainë.
Kovaçevski: Gjermania mbetet mbështetëse kryesore e eurointegrimit.
Kryeministri i RMV-së, Dimitar Kovaçevski, ka thënë se Gjermania vazhdon të mbetet një nga mbështetëset kryesore në procesin eurointegrues të vendit, duke përfshirë Procesin e Berlinit, si një mekanizëm për realizimin e rekomandimeve të BE-së. "Në samitin e BE-së në qershor, nën kryesimin e Francës, në Bruksel pritet një mesazh i qartë dhe hap drejt zhbllokimit të procesit të zgjerimit me nisjen e bisedimeve për Republikën e Maqedonisë së Veriut, si një vend që i ka plotësuar kriteret dhe kushtet, dhe si një vendim strategjik për sigurinë në Europë”, është shprehur Kovaçevski.

Sholc: BE ka dhënë premtim
Kurse kancelari gjerman ka theksuar në Shkup, se Ballkani Perëndimor shihet nga Gjermania me një rëndësi strategjike. "Unë do të angazhohem për pranimin e rajonit në Bashkimin Europian. Gjermania është tejet serioze me procesin eurointegrues të shteteve të rajonit e në veçanti kjo vlen për Maqedoninë e Veriut. BE ka dhënë premtim RMV-së ndërsa Maqedonia e Veriut i ka plotësuar të gjitha parakushtet për fillimin e negociatave, ka thënë Olaf Sholc në Shkup.
Ai ka shprehur admirimin për forcën politike që u tregua nga politika dhe që mundësoi arritjen e marrëveshjes me Greqinë. Pjesa tjetër e detyrës gjithashtu duhet të përfundojë me sukses, sepse për të kanë punuar Qeveria dhe qytetarët, tha Sholc.
Maqedonia e Veriut, sipas kancelarit gjerman, i ka plotësuar të gjitha parakushtet për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE dhe premtoi se personalisht do të angazhohet që këto bisedime të fillojnë. "Bisedimet për anëtarësim duhet të fillojnë, dhe unë personalisht do të angazhohem në këtë drejtim. E inkurajoj Maqedoninë e Veriut të vazhdojë rrugën e reformave cilësore”, ka deklaruar Olaf Sholc në konferencën për shtyp.

Gjermania partnere tregtare
Gjermania do të mbetet e përkushtuar që të jetë partneri më i rëndësishëm tregtar i Maqedonisë së Veriut, u tha pas takimit mes kryeministrit të Maqedonisë së Veriut dhe kancelarit gjerman. Këtë e tregon edhe numri në rritje i kompanive gjermane të pranishme në Maqedoninë e Veriut, në të cilat punojnë më shumë se 20 mijë qytetarë të Maqedonisë së Veriut.
Nga Shkupi, kancelari gjerman vazhdon të shtunën udhëtimin për në Sofje për takime me politikanët kryesorë bullgarë. Temë qendrore e takimeve në Sofje pritet të jetë bllokada bullgare e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut.DW/ CNA.al
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre shkëmbyen akuza...
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leye...
Vizita e kancelarit gjerman, Olaf Scholz në Ballkan va...
Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Nd...
Pas deklaratave në Prishtinë se procesi i anëtarësimit...
Shtetet e Bashkuara bënë thirrje të premten për shmangien ...
Ndërsa po afron takimi i NATO-s këtë muaj, mbeten në p...
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy i kërkoi me ...
Kancelari gjerman Olaf Scholz po zhvillon një vizitë ...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha në Prishtinë se di...
Ndërsa po afron takimi i NATO-s këtë muaj, mbeten në p...
Kancelari gjerman, Olaf Sholc, tha se dialogu mes Koso...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dalë në një ko...
Olaf Sholc nuk do të vizitojë Sarajevën gjatë qëndrimi...
Më 4 qershor 2022 një burrë i maskuar shkoi me biçikle...
Pritshmëritë e deputetit gjerman të CDU-së, Knut Abrah...
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka zhvill...
Të premten Kancelari Federal Olaf Sholc do të nisë një...
Departamenti amerikan i Shtetit thotë se Shtetet e Bas...
Kushtet jo të mira të punës dhe pagat e pakënqëshme, k...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...