“Me FB fals, por origjinal”/ Rama thumbon Qorin, Lapajn dhe Shehajn
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar njerëzit e infiltruar t...
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar njerëzit e infiltruar t...

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka mohuar se ka raporte të ngushta me presidentin rus, Vladimir Putin. Ai po ashtu hodhi poshtë idenë se kandidatura e shtetit të tij për anëtarësim në Bashkimin Evropian ishte një “Kali i Trojës” për Moskën, pavarësisht se shteti i tij ka refuzuar t’iu bashkohet sanksioneve evropiane për shkak të pushtimit rus të Ukrainës, por edhe për shkak të dallimeve të tjera me bllokun.
Duke folur në konferencën Globsec në Pragë më 31 gusht, Vuçiq tha se ai nuk është takuar apo nuk ka biseduar me Putinin në të paktën dy vjet e gjysmë, që kur trupat ruse nisën pushtimin e Ukrainës në shkurtin e vitit 2022.
“Ne jemi në rrugën e BE-së. Po, ne tradicionalisht kemi raporte të mira – nuk po i fshehim ato dhe unë nuk turpërohem nga kjo – me Rusinë, gjithmonë ka qenë kështu mes serbëve dhe rusëve”.
Ai tha se përderisa së fundi ka pasur një bisedë “të mirë” me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila po ashtu këtë javë po qëndron në Pragë, “askush në Evropë nuk pajtohet me mua për këtë çështje, por të gjithë në Evropë e kuptojnë pozicionin tim”.
Ai shtoi se mendon se Serbia është duke zbatuar agjendën e saj të rritjes dhe reformave “më mirë se kushdo tjetër”.
Serbia dhe Turqia janë shtetet e vetme kandidate të BE-së që nuk kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë.
Zyrtarët serbë, veçmas zëvendëskryeministri Aleksandar Vulin, kanë mbajtur raporte të ngushta me Moskën që nga nisja e pushtimit të Ukrainës.
Vuçiq u bëri thirrje partnerëve evropianë që të tregojnë më shumë besim ndaj qëllimit të Serbisë për t’iu bashkuar bllokut evropian.
Ai tha se procesi varet jo në raportet e Serbisë me Rusinë, por në normalizimin e raporteve me Kosovën.
“Po, ne jemi në rrugën evropiane dhe problemi më i madh për Serbinë.... është raporti ynë me Prishtinën”, tha Vuçiq, duke shtuar se kjo çështje është e vështirë për shtetin e tij.
Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog për normalizim të raporteve që nga viti 2011, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
“Qëllimi është të krijohet besim i ndërsjellë mes Serbisë dhe BE-së, e jo Serbia të shihet si “Kali i Trojës” për Rusinë”, tha Vuçiq./REL
Zëvendëskomandanti i misionit paqeruajtës i NATO-s në Koso...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka thënë të sht...
Zëvendëspresidentja e SHBA-së dhe kandidatja demokrate...
Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së në dialogun Kosovë-Serb...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar këtë ...
Bashkia e Volos ka shpallur gjendjen e jashtwzakonshme dit...
Media e njohur franceze, “Le Monde” i ka kushtuar një ...
Rusia e ka akuzuar Bashkimin Evropian për “vjedhje” pasi b...
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka rritur pr...
Pesë vetë u plagosën gjatë një sulmi me thikë në një a...
Një gjykatë federale në Los Anxhelos i hoqi licencën n...
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Evrop...
Rrjeti social X, dikur Twitter, është ndaluar në Brazi...
Investimet e individëve në ankandet e bonove dhe oblig...
Ukraina do ta padisë Rusinë në Gjykatën Penale Ndërkombëta...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u pyet të premten nga...
Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka reaguar ndaj operacionit t...
Ukraina i ka kërkuar Mongolisë të arrestojë presidenti...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, k...
Në intervistën e saj të parë të rëndësishme të fushatës pr...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Moti i keq që përfshiu vendin mbrëmjen e së martës ka lënë...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...