“Me FB fals, por origjinal”/ Rama thumbon Qorin, Lapajn dhe Shehajn
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar njerëzit e infiltruar t...
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar njerëzit e infiltruar t...

Investimet e individëve në ankandet e bonove dhe obligacioneve kanë vijuar rënien në gjysmën e parë të këtij viti.
Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se në 6-mujorin 2024, individët investuan 18.3 miliardë lekë në tregun primar të bonove dhe obligacioneve, me rënie prej 17.9% krahasuar me gjysmën e parë të vitit të kaluar.
Rënie u shënua edhe në numrin e transaksioneve, që zbriti në 6347, me rënie vjetore prej 22.8%. Sipas llojit të instrumenteve financiare, rënia është shtrirë njëkohësisht si në bono, ashtu edhe në obligacione.
Shifrat e AMF-së tregojnë se vlera e blerjeve të bonove në tregun primar zbriti në 14.68 miliardë lekë, me rënie vjetore prej 12.3%. Ndërkohë, investimi në obligacione arriti në 3.62 miliardë lekë, 34.8% më pak krahasuar me 6-mujorin e parë 2023.
Të dhënat e mësipërme u referohen transaksioneve të kryera nëpërmjet ndërmjetësve financiarë të licencuar nga AMF, kryesisht bankave tregtare.
Megjithatë, investimi në bono thesari mund të kryhet edhe nëpërmjet sporteleve të posaçme të Bankës së Shqipërisë.
Rënia e investimit të individëve në bono dhe obligacione vlerësohet të ketë ardhur kryesisht si rezultat i rënies së mëtejshme të yield-eve.
Gjatë gjysmës së parë të këtij viti, yield-et e bonove të thesarit kanë qenë në nivele shumë pranë normës bazë të interesit, madje instrumentet 3-mujore dhe 6-mujore kanë zbritur edhe poshtë normës bazë.
Një situatë e tillë e ka ulur interesin e individëve për të investuar në tregun primar.
Megjithatë, ajo që vërehet këtë vit është rritja e investimeve nga individët në tregun dytësor. Sipas statistikave të AMF-së, individët blenë afërsisht 3.1 miliardë lekë tituj nga portofolat e bankave.
Zhvendosja e interesit të individëve nga tregu primar në atë sekondar duket se shpjegohet me kthimet më të mira që ofrojnë instrumentet e emetuara nga qeveria në vitet e mëparshme, veçanërisht gjatë vitit 2022.
Rënia e yield-eve i ka bërë këto instrumente më tërheqëse dhe ka shtuar investimet e individëve në to.
Kjo tregon një njohje më të mirë të mekanizmave dhe alternativave që ofron tregu financiar, megjithëse numri i investitorëve që ka kryer investime në tregun dytësor është relativisht i vogël, me 909 transaksione gjithsej.
Në përgjithësi, yield-et e instrumenteve të borxhit të qeverisë kanë qëndruar të ulëta gjatë vitit 2023 dhe gjysmës së parë të këtij viti.
Një rritje e lehtë dhe e përkohshme u vërejt në yield-et e obligacioneve vetëm në muajt e fundit të vitit 2023, por duke qëndruar larg niveleve të arritura në vitin 2022.
Në gjysmën e parë të këtij viti, yield-et kanë lëvizur përsëri në rënie./Monitor
Ukraina do ta padisë Rusinë në Gjykatën Penale Ndërkombëta...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u pyet të premten nga...
Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka reaguar ndaj operacionit t...
Ukraina i ka kërkuar Mongolisë të arrestojë presidenti...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, k...
Në intervistën e saj të parë të rëndësishme të fushatës pr...
Autoritetet në Kosovë mbyllën të premten komunat paralele ...
Një sulm rus me bomba me drejtim në qytetit Kharkiv, në pj...
Forcat izraelite e kanë vrarë të premten një komandant ven...
Zyrtarët humanitarë njoftuan se Izraeli do të lejojë ndërp...
Kanë filluar festimet për martesën e princeshës norveg...
Turqia arrestoi këtë javë mbi 100 anëtarë të dyshuar të gr...
Kur bëhet fjalë për termin „overtourisam" (mbiturizmi), sh...
Nënpresidentja e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris,...
Ushtria izraelite tha të enjten se kishte vrarë pesë milit...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti të enjten në nj...
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha të enjten gjatë...
Koalicioni qeverisës në Gjermani ra dakord të enjten që të...
Serbia ka nënshkruar marrëveshje të enjten me kompaninë e ...
Nën Presidentja Kamala Harris dhe kandidati demokrat për N...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Moti i keq që përfshiu vendin mbrëmjen e së martës ka lënë...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...