“Me FB fals, por origjinal”/ Rama thumbon Qorin, Lapajn dhe Shehajn
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar njerëzit e infiltruar t...
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar njerëzit e infiltruar t...

Rusia e ka akuzuar Bashkimin Evropian për “vjedhje” pasi blloku njoftoi këstin e parë të ndihmave për Ukrainën, nga pasuritë e ngrira ruse. Bashkimi Evropian synon t’i përdorë këto fonde për të rritur aftësitë ushtarake të Kievit. Grupi i Shtatë vendeve kryesore të industrializuara (G7) po planifikon një skemë të ngjashme. Ekspertët kanë frikë se disa shtete perëndimore mund të shkurtojnë ndihmat e tyre për Ukrainën.
Bashkimi Evropian njoftoi të premten se ka ofruar 48 miliardë dollarë ndihma ushtarake për Ukrainën, që nga nisja e agresionit rus në vitin 2022.
Blloku gjithashtu do të ofrojë ndihma ushtarake dhe civile për Ukrainën duke përdorur pasuritë e konfiskuara ruse me një velrë prej rreth 300 miliardë dollarë.
“Ne do të japim këstin e parë për Ukrainën nga pasuritë e ngrira ruse. Janë rreth 1.55 miliardë dollarë. Një pjesë e kësaj shume shkon drejtpërdrejt në Ukrainë për të nxitur industrinë e mbrojtjes ukrainase. Deri në mars, ne do të japim edhe këstin e dytë”, tha Josep Borrell, Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së.
Moska tha se transferimi i parave drejt Ukrainës, nga pasuritë e ngrira ruse është “vjedhje” dhe paralajmëroi për pasojat ligjore.
Grupi i Shtatë vendeve kryesore të industrializuara, ose G7, gjithashtu ka rënë dakord që të përdorë pasuritë e ngrira ruse për të ofruar ndihmë për Ukrainën edhe pse kjo skemë ende nuk është finalizuar.
Gjermania njoftoi këtë muaj se mund të përdorë mekanizmin e G7-ës për të zëvendësuar ndihmën e saj ushtarake për Ukrainën, pasi Berlini po përpiqet të shkurtojë shpenzimet. Gjermania është donatori i dytë më i madh i Ukrainës, pas Shteteve të Bashkuara.
“Sinjali politik që dërgon është shkatërrues. Donatori më i madh në Evropë, Gjermania, papritmas ndalon mbështetjen për Ukrainën. Ideja e përdorimit të mekanizmave të G7 ishte që t’i komunikonte Vladimir Putinit se Perëndimi nuk do të dorëzohet, se ai nuk mund të shpresojë se në një moment Perëndimi do të ndalojë mbështetjen. Kjo është një shenjë kontradiktore tani, papritmas fondet e Ukrainës janë ndërprerë nga buxheti”, thotë Liana Fix me Këshillin për Marrëdhëniet me Jashtë.
Kancelari Olaf Scholz këmbëngul se Gjermania do të mbështesë Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme.
Ndërkohë, Bashkimi Evropian u bëri thirrje vendeve anëtare dhe aleatëve perëndimorë që të heqin kufizimet ndaj Ukrainës për të përdorur raketa me rreze të gjatë veprimi për të vënë në shënjestër objektiva brenda Rusisë./VOA
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka rritur pr...
Pesë vetë u plagosën gjatë një sulmi me thikë në një a...
Një gjykatë federale në Los Anxhelos i hoqi licencën n...
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Evrop...
Rrjeti social X, dikur Twitter, është ndaluar në Brazi...
Investimet e individëve në ankandet e bonove dhe oblig...
Ukraina do ta padisë Rusinë në Gjykatën Penale Ndërkombëta...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u pyet të premten nga...
Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka reaguar ndaj operacionit t...
Ukraina i ka kërkuar Mongolisë të arrestojë presidenti...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, k...
Në intervistën e saj të parë të rëndësishme të fushatës pr...
Autoritetet në Kosovë mbyllën të premten komunat paralele ...
Një sulm rus me bomba me drejtim në qytetit Kharkiv, në pj...
Forcat izraelite e kanë vrarë të premten një komandant ven...
Zyrtarët humanitarë njoftuan se Izraeli do të lejojë ndërp...
Kanë filluar festimet për martesën e princeshës norveg...
Turqia arrestoi këtë javë mbi 100 anëtarë të dyshuar të gr...
Kur bëhet fjalë për termin „overtourisam" (mbiturizmi), sh...
Nënpresidentja e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris,...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Moti i keq që përfshiu vendin mbrëmjen e së martës ka lënë...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...