Dhjetëra të lënduar nga tërmeti në Turqi
Të paktën 50 persona janë lënduar nga tërmeti prej 5.9 shk...

Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, të mërkurën e quajti Rusinë “shtet terrorist” që bën “terror dhe vrasje”, pasi një foshnje u vra në një repart të maternitetit pas një sulmi me raketa, në një spital në pjesën jugore të Zaporizhias.
“Edhe një herë, armiku vendosi të tentojë ta arrijë përmes terrorit dhe vrasjeve atë që nuk ka qenë në gjendje ta arrijë që nëntë muaj dhe që nuk do të mund ta arrijë”, tha Zelenski në "Facebook", pas sulmit që ndodhi në spitalin e Vilnyansk.
“Në vend të kësaj, kjo do të shërbejë vetëm si dëshmi për të gjithë të keqen që i është sjellë vendit tonë”, shtoi ai.
Sulmi erdhi përderisa betejat në rajonet lindore të Donjetsk dhe Luhansk janë intensifikuar, pas ofensivave nga Rusia.
"Gjatë natës, përbindësha rusë qëlluan me raketa të mëdha në repartin e vogël të maternitetit të spitalit në Vilnyansk. Zemrat i kemi plot dhimbje - një foshnjë që sapo kishte ardhur në këtë botë u vra", shkroi guvernatori rajonal Oleksandr Starukh në "Telegram".
Shërbimet e urgjencës thanë se ekipet e shpëtimit arritën t’i shpëtonin dy persona nga rrënojat e repartit të maternitetit.
Në fushën e betejës, forcat ukrainase zmbrapsën sulme të shumta ruse në Donjetsk dhe Luhansk, sipas informatave të dhëna nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës të mërkurën.
Rusia ka nisur një ofensivë përgjatë frontit në perëndim të Donjeckut, duke përdorur disa nga forcat që u tërhoqën nga Hersoni.
“Armiku nuk po ndalet së bombarduari pozicionet e trupave tanë dhe vendbanimet pranë vijës së frontit (në rajonin e Donjetskut)”, tha ushtria ukrainase.
Ushtria ukrainase tha se i zmbrapsi sulmet ruse në 11 lokacione në Donjetsk dhe Luhansk, duke përfshirë këtu në Bilohoryivka, Bakhmut, Kurdyumivka dhe Severniy.
"Gjatë ditës së kaluar, armiku nisi pesë sulme me raketa në zonat e populluara të rajoneve të Harkiv dhe Donjetsk dhe kreu rreth 45 sulme me raketa të shumëfishta në pozicionet e trupave tanë", tha ai.
Ushtria ukrainase tha gjithashtu se ka identifikuar një qendër për trajnimin e operatorëve të dronëve të prodhimit rus dhe iranian në Sevastopol, në Krimenë e pushtuar nga Rusia.
"Kohëzgjatja e trajnimit për operatorët e specializuar të dronëve është deri në tri javë. Aktualisht po trajnohen rreth 30 ushtarakë," shtoi ushtria.
Deklarata erdhi pasi guvernatori i Sevastopolit, i vendosur nga Moska, tha se mbrojtja ajrore ruse zmbrapsi një sulm me dronë në një central elektrik dhe për ngrohje në lagjen Balaklava të qytetit.
Mykhaylo Razvozhayev tha se mbrëmjen e së martës, dy dronë u rrëzuan përderisa i afroheshin fabrikës që ndodhet afër Sevastopolit.
Flota ruse e Detit të Zi zmbrapsi edhe një sulm tjetër nga tre dronë të martën, tha ai në "Telegram", duke shtuar se nuk ishte shkaktuar asnjë dëm.
Razvozhayev fajësoi ushtrinë ukrainase për këto sulme. Ukraina nuk i ka komentuar akuzat e Razvozhayev.
Të mërkurën, Ministria britanike e Mbrojtjes tha në raportin e saj të përditshëm të inteligjencës se, që nga shtatori, Rusia besohet të ketë përdorur kundër Ukrainës qindra dronë të prodhuar nga Irani.
"Komandantët rusë mund gjithashtu të kenë dashur që UAV-të (pajisjet ajrore pa pilotë brenda, si dronët) me origjinë iraniane t'i kenë për cak ndërtesat mjekësore dhe t'i godasin ato me municione të drejtuara nëse identifikohen", thuhet në raportin e inteligjencës britanike.
Përdorimi i dronëve nga Rusia besohet se kishte synim kompensimin e mungesës së raketave lundruese, thuhet në raport, duke shtuar se ky qëllim ka pasur sukses të pjesshëm dhe se shumica e dronëve janë neutralizuar.
Forcat ukrainase kanë vazhduar me një kundërofensivë në jug të Ukrainës dhe në fillim të këtij muaji rimorën Hersonin, kryeqytetin e rajonit në kufi me gadishullin.
Zelensky tha të martën, në një fjalim para politikanëve komunalë francezë, se ushtria ukrainase ka çliruar më shumë se 1.800 vendbanime nga pushtimi rus deri më tani dhe synon të çlirojë edhe rreth 2.000 të tjera.
“Pasojat e okupimit janë shumë të ngjashme në çdo vend”, tha ai. “Çdo gjë që ushtarët rusë patën mundësi ta minojnë, e minuan. Çdo gjë që pushtuesit patën mundësi ta plaçkitin, e plaçkitën”./REL
Të paktën 50 persona janë lënduar nga tërmeti prej 5.9 shk...
Propozimi për liberalizimin e vizave për Kosovën, i cili p...
Kryetari i partisë liberale gjermane, FDP, Christian L...
Përballë ofensivës së re ushtarake të Turqisë në Siri dhe ...
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe...
Thuhet se që deri javën e kaluar, Kremlini kishte humbur m...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të martën se Shte...
Gjykata e Lartë të martën hapi rrugën për dorëzimin e menj...
Ukrainasit mund të përballen me ndërprerje të vazhdueshme ...
Më shumë se tri javë pasi humbi garën për t'u rizgjedhur, ...
Mediq prestigjoze "Associated Press" ka shkarkuar nga puna n...
Shërbimi ukrainas i Sigurisë ka bastisur një manastir ...
Burimet diplomatike i kanë konfirmuar Radios Evropa e ...
Veprimtari dhe afaristi shqiptaro-amerikan, Harry Bajr...
Analisti amerikan Charles Kupchan thotë se gjendja e k...
Ambasadorja e posaçme amerikane që merret me dokumenti...
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha të martën se Sh...
Analisti amerikan Charles Kupchan thotë se gjendja e kriju...
Kriza globale e energjisë do ta godasë ekonominë e Mbr...
Pas përpjekjes së fundit të dështuar të Brukselit për të a...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...