Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Thuhet se që deri javën e kaluar, Kremlini kishte humbur më shumë se 18.000 pajisje ushtarake - tanke, transportues të blinduar të personelit, anije dhe avionë luftarakë dhe artileri të kalibrit të rëndë - që kur nisi pushtimin e tij të paprovokuar dhe katastrofik në shkurt.
Këto humbjet janë më të mëdhatë që një fuqi ushtarake ka pësuar që nga Lufta e Dytë Botërore. Forcat ruse besohet se kanë humbur 420 ushtarë vetëm gjatë javës së kaluar, ndërsa u shkatërruan 6 tanke dhe 6 autoblinda. Në total, rreth 2.900 tanke ruse janë shkatërruar ose kapur nga ukrainasit, së bashku me më shumë se 5.800 mjete të blinduara.
Në fillim të këtij muaji, Kremlini humbi 24 tanke dhe 800 burra brenda një ditë të vetme, kur u shkatërrua linja e tij mbrojtëse në Kherson. Gjatë luftimeve 1-javore për kontrollin e qytetit, forcat ruse patën më shumë se 2600 ushtarë të vrarë.
Numri i ushtarëve rusë të vrarë që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë, besohet të ketë kaluar 83.000. Sa për krahasim, Moska humbi rreth 15.000 ushtarë gjatë luftës së saj gati 10-vjeçare në Afganistan, madje më shumë se sa 58.220 ushtarët amerikanë të vrarë në Vietnam.
Kostoja financiare e Luftës së Ukrainës

Tronditës nuk është vetëm bilanci i humbjeve njerëzore. Në gusht, u raportua se lufta po i kushtonte Moskës rreth 1 miliardë dollarë në ditë, dhe kjo shifër ka të ngjarë vetëm të rritet.
Të hënën, u raportua se Rusia kishte marrë hua 13.4 miliardë dollarë në emetimin e saj më të madh të bonove në një ditë të vetme.
Qeveria i mblodhi paratë duke emetuar obligacione të reja borxhi gjatë fundjavës, për të ndihmuar në financimin e konfliktit në vazhdim dhe për të mbledhur sa më shumë para të jetë e mundur përpara se kushtet të përkeqësohen dhe të rriten kostot.
Buxheti ushtarak i Rusisë pritet të jetë rreth 40 për qind më i lartë sesa parashikimi për vitin e ardhshëm. Zëvendësimi i humbjeve nuk do të jetë aspak i lehtë. Po ashtu, ekonomia ruse hyri zyrtarisht në recesion javën e kaluar, duke u tkurrur me 4.1 për qind në 3-mujorin e dytë të këtij viti, e pasuar nga një rënie prej 4 për qind në 3-mujorin e tretë.
Edhe pse shitja e naftës dhe benzinës - pasi çmimet u rritën pas fillimit të luftës - e kanë mbajtur vendin në këmbë, tani Rusia po përballet me një embargo nga SHBA-ja dhe BE-ja, dhe të ardhurat pritet të tkurren në vitin 2023. Ekonomia e Rusisë pritet të bjerë me 4.6 për qind gjatë vitit.
Ky do të jetë recesioni i dytë i Moskës në 3 vitet e fundit. Edhe pse jo aq i rëndë sa recesioni me të cilin u përball Moska gjatë pandemisë Covid-19, nuk është aq e qartë se si do të dalë Rusia prej saj, sidomos në kushtet kur gjasat që Rusia të rivendosë shpejt marrëdhëniet tregtare globale edhe pas përfundimit të luftës janë të largëta në rastin më të mirë.
Kostoja e luftës për SHBA-në
Edhe pse disa ligjvënës amerikanë kanë kërkuar reduktimin e ndihmës financiare për Ukrainën, Qendra për Analizën e Politikave Evropiane (CEPA) i ka përshkruar si të papërfillshme kostot për mposhtjen e Rusisë nga ana e Shtetet e Bashkuara dhe aleatëve të saj.
Siç vinte në dukje raporti, deri më sot administrata Bajden ka marrë miratimin e Kongresit për 40 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën për vitin 2022, ndërsa ka kërkuar 37.7 miliardë dollarë shtesë për vitin 2023. Më shumë se gjysma e kësaj ndihme është caktuar për mbrojtjen.?
“Këto shuma bëhen të parëndësishme kur krahasohen me buxhetin total të mbrojtjes të SHBA-së prej 715 miliardë dollarësh për vitin 2022. Ndihma aktuale përfaqëson vetëm 5.6 për qind të shpenzimeve totale të mbrojtjes së SHBA-së.
Por Rusia është një kundërshtar kryesor i SHBA-së, një rival i nivelit të lartë jo shumë larg Kinës, dhe sfiduesja e saj strategjike nr.1. Në terma gjeopolitikë, kjo luftë ofron një mundësi të madhe për SHBA-në për të dobësuar dhe degraduar aftësinë konvencionale mbrojtëse të Rusisë, pa angazhimin në terren dhe me shumë pak rreziqe për jetën e amerikanëve”- theksohen në analizën e think-tankut.
Thënë thjesht: lufta po e shkatërron Rusinë, në mënyrë që ajo të mos përshkruhet dot si një kundërshtar “afërsisht i ngjashëm” me SHBA-në, përveç aftësive të saj bërthamore.
Rusia është e izoluar, e thyer dhe e mbështetur në pajisjet e vjetra. Kjo luftë e ka shkatërruar Kremlinin në një mënyrë të tillë, që edhe shpenzimet e presidentit Ronald Regan në vitet 1980 nuk arritën ta mposhtnin Bashkimin Sovjetik.
Në rastin më të mirë, Moska do të jetë kryeqyteti i një Mbretërie tjetër Hermite, që u krijua për shkak të një përpjekjeje të dështuar për të rikthyer lavdinë e dikurshme. Në këto kushte Amerika mund të mos ketë frikë nga “ariu rus” të paktën për një brez tjetër. Sa keq që për këtë, kostot duhet të paguhen nga populli i Ukrainës.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të martën se Shte...
Gjykata e Lartë të martën hapi rrugën për dorëzimin e menj...
Ukrainasit mund të përballen me ndërprerje të vazhdueshme ...
Më shumë se tri javë pasi humbi garën për t'u rizgjedhur, ...
Mediq prestigjoze "Associated Press" ka shkarkuar nga puna n...
Shërbimi ukrainas i Sigurisë ka bastisur një manastir ...
Burimet diplomatike i kanë konfirmuar Radios Evropa e ...
Veprimtari dhe afaristi shqiptaro-amerikan, Harry Bajr...
Analisti amerikan Charles Kupchan thotë se gjendja e k...
Ambasadorja e posaçme amerikane që merret me dokumenti...
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha të martën se Sh...
Analisti amerikan Charles Kupchan thotë se gjendja e kriju...
Kriza globale e energjisë do ta godasë ekonominë e Mbr...
Pas përpjekjes së fundit të dështuar të Brukselit për të a...
Ukraina mund të përballet me ndërprerje të vazhdueshme...
Ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot, u ka bër...
Gjermania duhet të jetë gati, pasi kriza në Ukrainë do...
Në mesin e qindra protestuesve të arrestuar nga regjim...
Shërbimi i sigurisë i Ukrainës njoftoi të martën se ka kry...
Presioni ndërkombëtar u shtua të martën ndaj presidentit t...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...