Zelensky: Takimi i hapur dhe konstruktiv me Vuçiçin në Athinë
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha sot se ki...

Ndonëse BE-ja në masat ndëshkuese për shkak të situatës në veri nuk e fton Kosovën në takime të nivelit të lartë, presidentja e KE-së, Von der Leyen takoi në Athinë në një darkë joformale kryeministrin, Albin Kurti.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, bisedoi të hënën në darkë me kryeministrin e Kosovës,Albin Kurti për nevojën e uljes së tensioneve në veri të Kosovës dhe për zbatimin e marrëveshjeve me Serbinë fqinje. Takimi u zhvillua në Athinë në një darkë joformale, të organizuar nga kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, me rastin e 20-vjetorit të Samitit BE-Ballkani Perëndimor.
Presidentja e Komisionit Evropian, shkroi në "X", i njohur më parë si "Twitter", se me kryeministrin Kurti, "foli edhe për nevojën për t'u riangazhuar në dialogun e ndërmjetësuar nga BE. Është jetësore kapërcimi i pengesave në rajon dhe sjellja e Ballkanit Perëndimor më afër BE-së”. Nga ana e tij, kryeministri Kurti, shkroi në "X" se "në takim me shefen e KE-së theksoi rëndësinë për zbatimin e plotë, pa kushte, të Marrëveshjes Bazike.” "Ishte kënaqësi ta takoja presidenten e Komisionit Evropian, në Athinë. Ne biseduam për marrëdhëniet bilaterale, bashkëpunimin rajonal dhe planin e BE-së për rritje për WB6 (Forumi i Investimeve i Dhomave të Ballkanit Perëndimor), si dhe dialogun”.
"Kosova ka zbatuar zotimet e saj"

Më vonë në një komunikatë për medie nga zyra e kryeministrit, thuhet se Kurti "kujtoi takimin e Bratislavës më 10 korrik për de-eskalim dhe theksoi se për rreth dy muaj nuk ka asnjë incident e as protesta të dhunshme në katër komunat në veri të Kosovës, ndërkohë që kemi edhe numër të shtuar të punëtorëve në ndërtesat komunale. Kosova ka zbatuar zotimet e saj dhe është e rëndësishme që BE të largojë masat”, thuhet në komunikatë.
Bashkimi Evropian, por edhe SHBA-ja vazhdimisht po kërkojnë nga Kosova dhe Serbia që t'i ulin tensionet në veri dhe që Prishtina t'i organizojë zgjedhjet e reja lokale në katër komunat e banuara me shumicë serbe, Zveçan, Leposaviq, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut.
Mundësohet peticioni për largimin e kryetarëve të komunave

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal i Kosovës, Elbert Krasniqi, tha se procesi për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në katër komunat në veri të Kosovës do të determinohet gjatë ditëve në vijim. Sipas tij, një udhëzim administrativ që mundëson nisjen e peticionit për largimin e kryetarëve të komunave do të jetë gati në fund të muajit.
"Si ministri dhe si ministër kam mbuluar përgjegjësinë time duke filluar me udhëzimin administrativ, i cili parasheh të drejtën e qytetarëve për mbledhjen e nënshkrimeve për largimin e kryetarëve nga detyra”, tha ministri Krasniqi. Sipas tij, zgjedhjet e parakohshme mund të zhvillohen nëse 20 për qind e votuesve në një komunë nënshkruajnë një peticion për largimin e kryetarit të asaj komune. Tensionet në veri të Kosovës kulmuan kur me 26 maj, kur kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri, nën përcjelljen e policisë u futën në ndërtesat komunale. Serbët lokal që më herët bojkotuan zgjedhjet, e kundërshtuan këtë duke mbajtur vazhdimisht protesta para ndërtesave komunale./ DW
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha sot se ki...
Ish-Presidenti Donald Trump njoftoi se do të paraqitet...
Misioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) në...
Franca të hënën pasdite lëshoi një "alarm të kuq" pë...
Shefi i mercenarëve të Wagner, Yevgeny Prigozhin, thot...
Sipas organizatorëve, qëllimi i samitit të ardhshëm të BRI...
Zyrtarët rusë thanë herët të martën se ushtria kishte rrëz...
Udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të B...
Këtë të hënë në Greqi kanë zbarkuar liderët e vendeve ball...
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, ës...
Ministria e Jashtme e Turqisë i ka thirrur në një takim të...
Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen i ë...
Organizata për të drejtat e njeriut Human Rights Watch tha...
Nxënësit e shkollave të mesme në Rusi do të mësojnë si t’i...
Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, e konsidero...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, mbajti një fja...
Arrestimi i dy zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Tregtis...
Një burrë u gjet i vdekur shkaku i një zjarri që shpër...
Dritan Abazoviç, kryeministri i Qeverisë Teknike të Ma...
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...