
Misioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) në Afganistan tha më 22 gusht se më shumë se 200 ish-anëtarë të ushtrisë, forcave të zbatimit të ligjit dhe qeverisë së Afganistanit janë vrarë që kur talebanët morën pushtetin në vend, përkundër vendimit për amnisti.
Misioni i OKB-së në Afganistan (UNAMA) tha në një raport se kishte regjistruar të paktën 218 vrasje jashtëgjyqësore që nga marrja e pushtetit në Afganistanit nga talibanët në mes të vitit 2021 e deri në qershor të këtij viti.
“Në shumicën e rasteve, individët u arrestuan nga forcat e sigurisë de fakto, shpesh për një kohë të shkurtër, përpara se të vriteshin”, thuhet në raportin e UNAMA-s.
Udhëheqësit e lartë të talebanëve kanë thënë se ish-zyrtarët e qeverisë dhe ish-anëtarët e ushtrisë do të amnistohen me urdhër të liderit të tyre suprem.
Ministria e Punëve të Jashtme e udhëhequr nga talebanët tha në përgjigje të UNAMA-s se nuk kishte marrë raporte për ndonjë rast të mosrespektimit të urdhrit për amnisti dhe se çdo rast që kishte ndodhur do të hetohej.
Rreth gjysma e vrasjeve të regjistruara nga UNAMA ndodhën në katër muajt e parë pasi talebanët morën pushtetin, ndërsa forcat e huaja të përkrahura nga SHBA-ja po tërhiqeshin në gusht të vitit 2021, ndërsa 70 raste u regjistruan gjatë vitit 2022.
“Për shumicën e shkeljeve të përmendura në këtë raport, ka informacion të kufizuar në lidhje me masat e marra nga autoritetet de fakto për t’i hetuar incidentet dhe për t'i mbajtur autorët përgjegjës”, tha UNAMA, duke iu referuar administratës talebane.
“Mosndëshkimi i dukshëm përmes të cilit anëtarët e autoriteteve de fakto vazhdojnë të kryejnë shkelje të të drejtave të njeriut ndaj ish-zyrtarëve të qeverisë ish-ushtrisë është një shqetësim serioz”, thuhet tutje në raport.
Në total, UNAMA ka regjistruar 800 incidente të shkeljeve të të drejtave të njeriut të lidhura me talebanët ndaj ish-punonjësve të qeverisë dhe ushtrisë, duke përfshirë arrestime arbitrare, zhdukje më forcë dhe torturim.
Shumica ishin kundër ish-anëtarëve të forcave të sigurisë dhe policisë, tha misioni.
Ministria e Punëve të Jashtme e udhëhequr nga talebanët tha se udhëheqësi i tyre suprem kishte lëshuar urdhrin për amnisti dhe një urdhër tjetër kundër torturimit dhe keqtrajtimit të njerëzve në paraburgim.
“Asnjë personel ushtarak i administratës së mëparshme nuk është arrestuar, ndaluar apo torturuar për shkak të aktiviteteve të tij në institucionet e sigurisë”, thuhet në deklaratën e tyre, e cila është pjesë e raportit të OKB-së./ REL
Franca të hënën pasdite lëshoi një "alarm të kuq" pë...
Shefi i mercenarëve të Wagner, Yevgeny Prigozhin, thot...
Sipas organizatorëve, qëllimi i samitit të ardhshëm të BRI...
Zyrtarët rusë thanë herët të martën se ushtria kishte rrëz...
Udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të B...
Këtë të hënë në Greqi kanë zbarkuar liderët e vendeve ball...
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, ës...
Ministria e Jashtme e Turqisë i ka thirrur në një takim të...
Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen i ë...
Organizata për të drejtat e njeriut Human Rights Watch tha...
Nxënësit e shkollave të mesme në Rusi do të mësojnë si t’i...
Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, e konsidero...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, mbajti një fja...
Arrestimi i dy zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Tregtis...
Një burrë u gjet i vdekur shkaku i një zjarri që shpër...
Dritan Abazoviç, kryeministri i Qeverisë Teknike të Ma...
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald...
Vrasja e Fernando Villavicencio përmbysi javën e fundi...
Aeroporti Domodedovo i Moskës ka kufizuar mbërritjet d...
Frika nga një bombë atomike gjermane e shtyu përpara n...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...