Banorët pranë centralit bërthamor të Zaporizhias përgatiten për më të keqen
Ukrainasit pranë centralit bërthamor të Zaporizhias, më i ...

Talibanët kanë marrë vendim të mbyllin sallonet e bukurisë së grave në Afganistan, tha të martën një zëdhënës i qeverisë.
Kjo është masa më e re e që pushteti taliban e merr, duke shkelur më tej të drejtat dhe liritë e grave dhe vajzave afgane, pas dekreteve që i ndalojnë ato nga shkollimi, hapësirat publike dhe shumica e formave të punësimit.
Zëdhënësi i të ashtuquajturës Ministri të Virtytit të Afganistanit, Mohammad Sidik Akif Mahajar, nuk dha detaje, por vetëm ka konfirmuar përmbajtjen e një letre që ka qarkulluar në rrjetet sociale.
Letra e lëshuar nga Ministria, e datës 24 qershor, thotë se përcjell një urdhër verbal të dhënë nga udhëheqësi suprem, Hibatullah Akhundzada.
Sallonet do të ndalohen në Kabul dhe të gjitha provincat tjera. Vendimi u jep salloneve në të gjithë vendin një afat prej 1 muaji për të mbyllur bizneset e tyre. Pas kësaj periudhe, ata duhet të mbyllen dhe të paraqesin një raport për mbylljen e tyre. Letra nuk jep arsyet e ndalimit.
Publikimi i vendimit vjen disa ditë pasi Akhundzada pretendoi se qeveria e tij ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për përmirësimin e jetës së grave në Afganistan.
Një pronare e sallonit të bukurisë tha se ajo ishte e vetmja mbajtëse e familjes së saj pasi burri i saj vdiq në një shpërthim me bombë në vitin 2017. Ajo kërkoi që t’i ruhet anonimiteti nga frika e hakmarrjeve.
Midis tetë deri në 12 gra vizitojnë sallonin e saj në Kabul çdo ditë, tha ajo.
“Dita ditës ata (talibanët) po vendosin kufizime për gratë”, tha ajo për agjencinë e lajmeve Associated Press. “Pse po synojnë vetëm gratë? A nuk jemi njerëz? A nuk kemi të drejtë të punojmë apo të jetojmë?”
Pavarësisht premtimeve fillestare për një sundim më të moderuar sesa gjatë qëndrimit të tyre të mëparshëm në pushtet në vitet 1990, talibanët kanë vendosur masa të ashpra që kur morën pushtetin e Afganistanit në gusht të vitit 2021, kur forcat e SHBA-së dhe NATO-s po tërhiqeshin .
Ata kanë ndaluar gratë nga hapësirat publike dhe kanë goditur mediat.
Masat kanë shkaktuar reagime të ashpra ndërkombëtare, duke rritur izolimin e vendit në një kohë kur ekonomia e tij është shembur - dhe kanë përkeqësuar një krizë humanitare./ REL
Ukrainasit pranë centralit bërthamor të Zaporizhias, më i ...
Prokuroria Speciale e Shtetit të Malit të Zi ka ngritur ak...
Këshilli për të Drejtat e Njeriut i Kombeve të Bashkuara n...
Presidentja e Komisionin Evropian Ursula von der Leyen, ës...
Numri i protestuesve në Francë është ulur pas një jave pro...
Kreu i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të jetë në krye të ale...
Kryeministri Albin Kurti në një deklaratë për mediat m...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ho...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ho...
Të paktën katër persona janë vrarë dhe dy fëmijë janë plag...
Presidenti rus, Vladimir Putin, pritet të flasë në një...
Kryeministrat e Holandës dhe Luksemburgut bëjnë udhëtim të...
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Mi...
Qyteti bjellorus, Tsel, duket të jetë një destinacion idea...
Festa e 4 korrikut ka në bazë të saj ushqimet dhe kulturën...
Franca u gdhi e qetë të hënën pas një jave trazirash që tr...
Shtetet e Bashkuara u rekomandojnë shtetasve amerikanë të ...
BRUKSEL (AP) - Forcat e armatosura të Rusisë janë të dëmtu...
Pas agresionit në Ukrainë, shumë evropianë tani e shohin R...
Shtëpia e Bardhë njoftoi se Presidenti Joe Biden do të nis...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...