Paketa e Maleve/ Rama u përgjigjet sharësve në rrjetet sociale
Kryeministri Edi Rama ka folur për Paketën e Maleve dhe ak...
Kryeministri Edi Rama ka folur për Paketën e Maleve dhe ak...

BRUKSEL (AP) - Forcat e armatosura të Rusisë janë të dëmtuara, por aspak të shkatërruara në luftën në Ukrainë, tha të hënën një oficer i lartë ushtarak i NATO-s, teksa paraqiti rishikimin më të madh të planeve ushtarake të organizatës që nga Lufta e Ftohtë, nëse Moska guxon të zgjerojë konfliktin.
"Ata mund të mos jenë të paprekur, por sigurisht nuk janë në gjendje të rëndë," u tha gazetarëve Kryetari i Komisionit Ushtarak të NATO-s, Admirali Rob Bauer. "Pra, ne kurrë nuk duhet të nënvlerësojmë rusët dhe aftësinë e tyre për t'u riorganizuar".
Presidenti Joe Biden dhe homologët e tij të NATO-s kanë vendosur të miratojnë një ndryshim të madh të sistemit të planifikimit të aleancës në takimin e nivelit të lartë në kryeqytetin lituanez, Vilnius javën e ardhshme.
NATO-ja, si organizatë, nuk i ofron armë apo municione Ukrainës duke kërkuar të shmangë hyrjen në një luftë direkte me Rusinë, një vend i pajisur me armë bërthamore. Në të njëjtën kohë, ajo po forcon masivisht sigurinë e vendeve anëtare pranë Rusisë, Ukrainës dhe Bjellorusisë.
Rreth 40,000 trupa janë në gatishmëri nga Estonia në veri, deri në Rumani, në Detin e Zi. Rreth 100 avionë ngrihen në qiell në atë territor çdo ditë dhe 27 anije luftarake janë duke operuar në Detin Baltik dhe Mesdhe. Këto shifra pritet të rriten.
Sipas planeve të saj të reja, aleanca e NATO-s synon të ketë deri në 300,000 trupa gati për të lëvizur në krahun e saj lindor brenda 30 ditëve.
Admirali Bauer tha se planifikimi i ri i NATO-s bazohet në fuqinë e ushtrisë ruse përpara se Presidenti Vladimir Putin të niste luftën kundër Ukrainës pothuajse 17 muaj më parë. Ai tha se lufta ka varfëruar ushtrinë ruse, por jo forcat e saj detare, apo ajrore.
Nga forcat tokësore të Rusisë, rreth "94% janë të angazhuar në luftën në Ukrainë," tha admiral Bauer.
“Ajo që ne shohim në përgjithësi është se rusët janë të kujdesshëm rreth NATO-s. Ata nuk po kërkojnë një konflikt me NATO-n. Mendoj se kjo është një shenjë se janë shumë, shumë të ngarkuar,” tha ai. "Nga pikëpamja e forcave tokësore, nuk mendoj se kanë shumë forca në dispozicion për t'i bërë diçka dikujt tjetër. Por ne jemi të bindur se rusët do të riorganizohen", tha ai. "Ne do të vazhdojmë t'i shikojmë si një kërcënim serioz, në det dhe në ajër, veçanërisht, në hapësirë ata janë ende shumë, shumë, të aftë. Dhe sigurisht në fushën bërthamore".
31 vendet anëtare të NATO-s morën pjesë në një "konferencë shqyrtimit të forcave" javën e kaluar në një përpjekje për të kuptuar se sa trupa dhe sa pajisje ka aleanca në dispozicion, për t'iu përgjigjur çdo sulmi rus, si në planin afatshkurtër ashtu edhe në atë afatgjatë.
Ekspertët dhe disa diplomatë të NATO-s, kanë shprehur dyshime për gatishmërinë e vendeve anëtare për të vënë në gatishmëri një total prej 300,000 trupash.
Për sa i përket aftësisë së NATO-s për të ekzekutuar planet, nëse ato nevojiten në të ardhmen, admirali Bauer përshëndeti angazhimin e pritshëm në Vilnius nga presidenti Biden dhe udhëheqësit e tjerë, për të rritur shpenzimet e mbrojtjes, të cilat duhet të ndihmojnë në sigurimin e komandantëve me pajisjet që u nevojiten.
Në vitin 2014 vendet e NATO-s ranë dakort, që deri në vitin 2024, çdo vend të shpenzonte 2 për qind të Prodhumit të Përgjithshëm të Brendshëm për ushtrinë. Në takimin e javës së ardhshme, pritet që udhëheqësit ta caktojnë 2 përqindëshin si kufirin minimal dhe jo si buxhetin maksimal që duhet synuar./ VOA
Pas agresionit në Ukrainë, shumë evropianë tani e shohin R...
Shtëpia e Bardhë njoftoi se Presidenti Joe Biden do të nis...
Papa Françesku ka thënë se djegia e një kopjeje të librit ...
Ukraina njoftoi sot se forcat e saj, gjatë javës së shkuar...
Lista Serbe ka kërkuar në emër të popullit serb në Kosovë ...
Policia e Kosovës tha se në orët e para të 3 korrikut ka n...
Takimet midis Aleksandër Llukashenkos dhe Vladimirit Putin...
Rikthimi i vapës së stinës së verës, na rikthen në vëmendj...
Rusia është një burim i pafund mësimesh për Kinën. Në ...
“E majta po shkon drejt pushtetit në të gjithë Evropën...
Familjarët e 17 vjeçarit që u vra nga një polic në Francë ...
Ish-pjesëtari i Ushtrisë Amerikane dhe ushtari i Forcave S...
Kompania e energjisë Shell po vazhdon ta tregtojë gazin ru...
Teherani zyrtar ka shtyrë marrjen e vendimit për emërimin ...
Të shtëna me armë ka pasur në qytetin amerikan të Baltimor...
Grupi mediatik i kontrolluar nga lideri i grupit mercenar ...
Miroslav Lajçak, prej tre vitesh i dërguari i BE-së për pr...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka cilësuar sa...
Deputeti i 362 votave Petrit Vasili i sheh trazirat në ver...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se nuk ka...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...