E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...

Grupi mediatik i kontrolluar nga lideri i grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin, është mbyllur në atë që raportohet si hakmarrje ndaj tij për rebelimin e 24 qershorit.
Yevgeny Zubarev, kreu i faqes së lajmeve RIA FAN të Prigozhinit, njoftoi në mbrëmjen e 1 korrikut se kompania po mbyllej, pa dhënë ndonjë arsye për këtë vendim.
RIA FAN është media më e spikatur e grupit Patriot Media të Prigozhinit, që në përgjithësi mban qëndrime pro-Kremlinit, duke ofruar edhe raportim pozitiv për aktivitetet e Prigozhinit dhe duke sulmuar rivalët si guvernatorin e Shën Petersburgut, Aleksandr Beglov.
Gazeta e kontrolluar nga Prigozhini, Nevskiye Novosti, në Shën Petersburg njoftoi gjithashtu se po e ndërpret publikimin.
Gazeta "Kommersant" raportoi më 30 qershor se mbikëqyrësi shtetëror i mediave ruse, Roskomnadzor, kishte bllokuar faqet e internetit të mediave të Prigozhinit pa dhënë ndonjë arsyetim për këto veprime.
“Për shkak se ne nuk mund të vazhdojmë të punojmë në internetin rus ose t’i përmbushim detyrimet tona ndaj partnerëve dhe reklamuesve tanë, unë kam marrë vendimin, në bashkëpunim me bordin e grupit Patriot, për të ndaluar publikimin që nga 30 qershori”, tha kryeredaktori i Nevskiye Novosti, Andrei Krasnobayev për "Radion Evropa e Lirë".
Prigozhini dhe qindra luftëtarë të tij të armatosur mercenarë udhëhoqën një kryengritje të shkurtër më 24 qershor, kur pushtuan qytetin jugor rus të Rostov-on-Don dhe kërcënuan se do të marshonin drejt Moskës.
Kriza u qetësua pasi Prigozhini pranoi një marrëveshje që do t'i lejonte atij të shkonte në mërgim në Bjellorusi dhe t'u jepte mercenarëve të tij zgjedhjen për t'u bashkuar me të atje ose për t'u integruar në ushtrinë ruse.
Prigozhini nuk është shfaqur publikisht që nga shtypja e kryengritjes së tij, por udhëheqësi bjellorus, Alyaksandr Lukashenka, ka thënë se ai është në Bjellorusi.
Në platformën Telegram, Ostorozhno Novosti raportoi më 1 korrik se Ministria e Mbrojtjes e Rusisë kishte anuluar një kontratë me kompaninë e hotelerisë, Concord, të Prigozhinit, e cila po pushonte nga puna qindra punëtorë.
Sipas kontratës, Concord siguronte ushqim për trupat ruse që luftonin në Ukrainë, si dhe për spitalet dhe organizatat publike në pjesët e Ukrainës nën pushtimin rus./ Rel
Miroslav Lajçak, prej tre vitesh i dërguari i BE-së për pr...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka cilësuar sa...
Deputeti i 362 votave Petrit Vasili i sheh trazirat në ver...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se nuk ka...
Francezët vijojnë me protestat e dhunshme në Paris pas vra...
Dështimi i forcave ukrainase për të bërë përparime të shpe...
NATO do të zgjedhë një udhëheqës të ri, pasi mandati i Sek...
Ish-komandanti i UÇK-së në Zonën Operative të Llapit, ...
Përfaqësuesi i Lartë i Komunitetit Ndërkombëtar në Bosnje ...
Kundërofensiva e Ukrainës kundër Rusisë do të jetë e vësht...
Drejtori i Agjencisë Qendrore të Zbulimit, CIA, Willia...
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka shtyrë një vizit...
Një ndër 3 më të kërkuarit nga forcat e policisë në SHBA s...
Ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin urdhëroi t...
Kryediplomati ukrainas, Dmytro Kuleba tha se Kievi po luft...
Qytetarët që kanë plane për të fluturuar përmes qendrave kry...
Shtetet e Bashkuara ngritën në ajër bombarduesit me aftësi...
Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandr Lukashenko u ka bërë ...
Komisioni Evropian lançoi dje një paketë të re financiare ...
Të paktën 13 persona kanë vdekur nga vala ekstreme e të nx...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...