Situata në Lindjen e Mesme/ Kroacia merr masa për frenimin e rritjes së çmimit të naftës dhe benzinës
Kryeministri kroat Andrej Plenkoviç ka njoftuar ditën e so...

Partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje (LVV) është ankuar zyrtarisht në Gjykatën Kushtetuese kundër dekretit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, teksa Presidenca njoftoi se po e pret vendimin e gjykatës më të lartë të vendit para se të vendosë të shpallë apo jo datën për zgjedhjet e reja.
Shefja e grupit parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci, njoftoi në Facebook të hënën se krahas kërkesës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dekretit, i kanë kërkuar Gjykatës ta pezullojë përkohësisht dekretin e presidentes deri në nxjerrjen e aktgjykimit përfundimtar.
“Është e qartë se Presidentja e Republikës nuk ka të drejtë diskrecionale për të ndërhyrë në funksionimin e pushtetit legjislativ, e aq më pak për të ndërmarrë veprime që çojnë në shpërndarjen e Kuvendit", shkroi ajo.
Osmani e nxori më 6 mars dekretin për ta shpërndarë Kuvendin, gjë që do ta çonte vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Presidentja ende nuk e ka nënshkruar dekretin për datën e zgjedhjeve sepse është në pritje të vendimit të Kushtetueses, tha të hënën këshilltari i saj për media, Bekim Kupina.
"Nëse Gjykata Kushtetuese e vlerëson si të nevojshme caktimin e një mase të përkohshme, Presidenca e mirëpret atë, duke ritheksuar se masa në asnjë moment nuk paragjykon vendimin përfundimtar të Gjykatës lidhur me kushtetutshmërinë e dekretit", tha ai.
Osmani e ka arsyetuar dekretin e saj, duke thënë se 5 marsi ka qenë afati i fundit për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës – meqë mandati i saj përfundon më 4 prill – por që deputetët kanë dështuar t’i përmbushin afatet ligjore.
Nagavci argumentoi se roli i presidentit në këtë proces "është strikt i kushtëzuar dhe aktivizohet vetëm në rrethanat e përcaktuara qartë nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës”.
Më tej, Nagavci shtoi se “përpjekjet për të ushtruar kompetenca që nuk janë të përcaktuara qartë me Kushtetutë jo vetëm që dëmtojnë rendin kushtetues, por rrezikojnë edhe vetë funksionimin demokratik të institucioneve”.
Më herët gjatë ditës së hënë, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, tha se organi ligjvënës nuk mund ta vazhdojë punon derisa Kushtetuesja të nxjerrë një vendim.
Partia në pushtet beson që dekreti i Osmanit nuk ka bazë, meqë procedurat për zgjedhjen e presidentit i ka nisur më 5 mars dhe ka afat prej 60 ditësh për ta finalizuar procesin. Osmani, në anën tjetër, ngul këmbë se afati 60-ditor do të duhej të shfrytëzohej para 5 marsit dhe ajo e mbajti menjëherë një takim partitë politike për të folur për datën e zgjedhje të parakohshme.
Në takim morën pjesë kryetarë të partive opozitare, Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, por jo edhe partia e kryeministrit Albin Kurti. Në seancën e 5 marsit, Lëvizja Vetëvendosje i paraqiti dy kandidatë për president: Glauk Konjufcën dhe Fatmire Kollçaku-Mullhaxhën.Seanca u ndërprerë në mungesë kuorumi, pasi ishte braktisur nga partitë opozitare.
Disa juristë kanë interpretuar se Kuvendi do të duhet ta zgjedhë presidentin brenda 60 ditësh nga fillimi i seancës për zgjedhjen e presidentit.
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, tha për Radion Evropa e Lirë më 6 mars se dekreti i Osmanit ishte “jokushtetues”. Sipas tij, Osmani nuk kishte të drejtë ta shpërndante Kuvendin dhe se deputetët, nga 5 marsi, kanë 60 ditë kohë për ta zgjedhur presidentit.
Presidenti i Kosovës zgjidhet me dy të tretat e votave në dy rundet e para apo me 61 vota në rundin e tretë, por nevojiten 80 deputetë në sallë që seanca të mundë të mbahet. Për partitë opozitare, dy figurat e prezantuara nga LVV-ja kanë qenë të papranueshme dhe ato kanë ngulur këmbë në marrëveshje politike ose të prezantohet një figurë konsensuale.
Palët kanë zhvilluar disa runde bisedimesh në javët e fundit, mirëpo nuk kanë arritur pajtueshmëri. Vetë Osmani e ka synuar edhe një mandat të dytë, mirëpo emrin e saj nuk e ka propozuar askush. Për LVV-në ajo nuk i ka pasur votat e nevojshme, ndërsa për partitë tjera ajo nuk e ka personifikuar unitetin e nevojshëm që i duhet figurës së presidentit. /REL
Kryeministri kroat Andrej Plenkoviç ka njoftuar ditën e so...
Një bombardues Boeing B-52 Stratofortress i Forcave Ajror...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar se...
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka njoftuar se dy a...
Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka bërë thirrje për një...
Një tjetër raketë balistike e lëshuar nga Irani drejt Turq...
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të mbyllin përkohësisht ...
Televizioni shtetëror iranian, teksa ka raportuar për marr...
Bahrejni njoftoi sot se një sulm me dronë iranianë në ishu...
Ministria e Jashtme e Kinës ka reaguar ndaj emërimit të Mo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha do ta merrte vendi...
I dërguari special i qeverisë kineze për çështjet e Lindje...
Një grua qëlloi me armë drejt shtëpisë së këngëtares Rihan...
Mojtaba Khamenei, djali i Udhëheqësit Suprem të Iranit, Al...
Asambleja e Ekspertëve të Iranit njoftoi në një deklaratë ...
Ndërsa një sërë sulmesh të reja kanë nisur prej disa ditës...
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, u ka bërë thirrje u...
Një anëtar iranian i Këshillit të Klerikëve që është përgj...
Media prestigjoze Bloomberg raporton se presidenti amerika...
Vdekja e liderit suprem iranian Ajatollah Ali Hussein Kham...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...