Blinken: SHBA ka pasur kontakte direkte me grupin HTS që përmbysi Assadin
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha të sht...

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha të shtunën se ka zgjedhur ish-shefin e tij të zbulimit, Richard Grenell, si të dërguar presidencial për misione të posaçme, një post ku ai pritet të ndihmojë administratën e ardhshme që të përballet me disa nga sfidat më të vështira të politikës së jashtme.
“Ric do të punojë për disa nga pikat më të nxehta në botë, përfshirë Venezuelën dhe Korenë e Veriut”, tha zoti Trump në platformën e tij të mediave sociale "Truth Social", pa dhënë më tej detaje për përgjegjësitë e këtij pozicioni.
Një burim nga ekipi i tranzicionit i zotit Trump tha për agjencinë "Reuters" se zoti Grenell do të fokusohet gjithashtu te tensionet në Ballkan.
Zoti Grenell reagoi në platformën "X":
"Të punosh në emër të popullit amerikan për Donald Trump-in është nderi më i madh i jetës. Presidenti Trump është dikush që u gjen zgjidhje problemeve, duke i mbajtur amerikanët të sigurt dhe të begatë. Kemi shumë punë për të bërë. Le të fillojmë punën", u shpreh ai.
Gjatë mandatit të parë të zotit Trump, zoti Grenell shërbeu si ambasador në Gjermani, i dërguar i posaçëm presidencial për negociatat mes Serbisë dhe Kosovës, si edhe si Drejtor në detyrë i Zbulimit Kombëtar.
Ai ka qenë prej kohësh një nga këshilltarët e politikës së jashtme të zotit Trump.
Pasi bëri fushatë intensive për zotin Trump për zgjedhjet e 5 nëntorit, zoti Grenell ishte pretendent kryesor për postin e Sekretarit të Shtetit, por zoti Trump emëroi senatorin Marco Rubio për atë post.
Ai u përmend gjithashtu si kandidat i mundshëm për pozicionin e të dërguarit të posaçëm për luftën në Ukrainë, por përfundimisht zoti Trump zgjodhi gjeneral lejtnanin në pension Keith Kellogg për atë detyrë.
Ai ishte i pranishëm kur zoti Trump u takua me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy në shtator. Zoti Grenell është shprehur në favor të një marrëveshjeje paqeje që do të ruante territorin e Ukrainës megjithatë do të lejonte "rajone autonome" ku Rusia mund të mbetet në kontroll.
Ai ka këshilluar gjithashtu kundër zgjerimit të NATO-s përfshirë anëtarësimin e Ukrainës, duke thënë, ashtu si edhe zoti Trump, se aleanca nuk duhet të zgjerohet derisa anëtarët aktualë të përmbushin objektivat e shpenzimeve të mbrojtjes të aleancës. Anëtarët e aleancës transatlantike janë zotuar prej vitesh të shpenzojnë 2% të Prodhimit të tyre të Brendshëm Bruto për mbrojtjen, por disa vende ende nuk e kanë arritur këtë objektiv.
Zoti Grenell bëri fushatë intensive për zotin Trump me votuesit arabo-amerikanë në Miçigan, ku presidenti i zgjedhur arriti të fitojë në një elektorat tradicionalisht demokratik, pavarësisht se në të kaluarën ai kishte ndaluar imigracionin nga disa vende me shumicë myslimane. Zoti Grenell organizoi aktivitete pro zotit Trump me votuesit arabo-amerikanë.
Presidentët emërojnë të dërguar të posaçëm apo presidencialë për t'u fokusuar në çështjet globale, krizat ose përpjekje specifike diplomatike. Koreja e Veriut dhe Venezuela janë kundërshtarë të SHBA-së, megjithëse sipas njoftimeve zoti Trump po konsideron mundësinë e bisedimeve të drejtpërdrejta me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, duke shpresuar të minimizojë rreziqet e konfliktit të armatosur.
Gjatë fushatës së tij presidenciale, Trump e quajti udhëheqësin venezuelian Nicolas Maduro një diktator. Zoti Maduro tha se rizgjedhja e zotit Trump ishte "një fillim i ri" për marrëdhëniet dypalëshe.
Në mandatin e tij të parë, Trump vendosi sanksione më të ashpra ndaj vendit të Amerikës së Jugut, veçanërisht në industrinë e tij kryesore të naftës. Maduro i ndërpreu marrëdhëniet në vitin 2019.
Agjencia Reuters njofton se në vitin 2020 zoti Grenell u takua fshehtazi me një përfaqësues të Maduros në përpjekje për të siguruar ikjen paqësore të udhëheqësit venezuelian nga pushteti pasi rizgjedhja e tij në vitin 2018 u konsiderua e manipuluar nga shumica e vendeve perëndimore, por nuk u arrit ndonjë marrëveshje.
Senatori republikan amerikan Bill Hagerty shprehu mbështetje për zotin Grenellin, duke thënë në platformën X se ai do të "bëjë një punë të shkëlqyer duke u marrë me disa nga sfidat më të vështira të botës"./ Voa
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha të sht...
Ndërron jetë themeluesi dhe pronari i firmës i kompani...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar sulmin ...
Diplomatët e lartë nga Shtetet e Bashkuara, Lidhja Arabe d...
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se Kosova...
Pesë migrantë kanë vdekur të shtunën si pasojë e fundo...
Një aeroplan rus i mallrave është larguar prej bazës ajror...
Një anije me emigrantë është mbytur në jug të Kretës. Ajo ...
Pak ditë pas marrjes së drejtimit të politikës së jashtme ...
Që nga zgjerimi i Rregullores së Ballkanit Perëndimor nga ...
Nëntë ditë pas rrëzimit të qeverisë Barnier, Franca ka tan...
Ushtria amerikane njoftoi të premten se kishte transportua...
Zona rreth ndërtesës së Parlamentit të Gjeogjisë është bar...
Senatori demokrat Richard Blumenthal ka bërë thirrje që dr...
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara Donald Trump...
Parlamenti i Koresë së Jugut ka votuar të shtunën për të f...
Më 14 dhjetor në Gjeorgji zhvillohen zgjedhjet presidencia...
Parlamenti i Moldavisë votoi të premten në favor të shpall...
Zvicra planifikon të rinovojë rrjetin e saj të bunkerëve t...
Ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi ësht...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin që u shënua k...
Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë është shënua...
Një aksident i rëndë është shënuar këtë të mërkurë në aksi...
Shtetasi M.H., 61 vjeç, peshkatar, është gjetur i pajetë n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...