Këshilli i BE-së miraton sot heqjen e tarifave roaming me vendet e Ballkanit Perëndimor
Këshilli i Bashkimit Europian pritet të miratojë ditën e e...
Këshilli i Bashkimit Europian pritet të miratojë ditën e e...

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të takohet menjëherë me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, për ta arritur një marrëveshje, e cila i jep fund pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia.
“Nga ajo çfarë kam dëgjuar, Putin-i dëshiron të më takojë, dhe do ta bëjmë sa më shpejt që është e mundur. Unë do ta takoja menjëherë”, tha Trump për gazetarë në Shtëpinë e Bardhë të enjten.
Trump theksoi se presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka thënë atij se është i gatshëm për ta bërë një marrëveshje për përfundimin e luftës.
Ndërkohë, duke folur përmes video-lidhjes në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, Trump tha të enjten se dëshiron ta takojë Putin-in së shpejti, duke shtuar se përpjekjet e SHBA-së për ta siguruar një marrëveshje për paqe kanë filluar, por nuk dha hollësi. Gjatë fushatës presidenciale të vitit të kaluar, Trump-i thoshte vazhdimisht se do t’i jepte fund shpejt luftës dhe këtë e përsëriti edhe pak ditë para se ta merrte detyrën. Tani, ai thotë se mund të nevojiten muaj për këtë.
Ndërkohë, edhe Zelensky foli në Forumin Ekonomik Botëror, ku tha se nevojiten një forcë paqeruajtëse me 200.000 trupa për ta siguruar për ta garantuar çfarëdo marrëveshje armëpushimi me Rusinë në të ardhmen
Ai shtoi se një forcë e tillë paqeruajtëse do të ishte vetëm njëra nga pjesët e garancive të përgjithshme të sigurisë që do t’i nevojiteshin Kievit, në rast se fillojnë bisedimet për armëpushim me Putin-in.
Më herët, Zelensky tha për "Bloomberg News" se për të qenë efektive një forcë paqeruajtëse, pjesë e saj duhet të jenë patjetër edhe trupat amerikane.
“Nuk mund të jetë pa Shtetet e Bashkuara”, tha ai për "Bloomberg".
"Së pari, askush nuk do të rrezikojë pa Shtetet e Bashkuara. Së dyti, kjo mund ta ndajë NATO-n, t’i ndajë Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian. Është ëndërr e Putin-it ta ndajë këtë aleancë", shtoi ai.
Një forcë paqeruajtëse prej 200.000 trupash do të ishte përpjekje e paparë për Evropën, shumë më e madhe se forcat individuale të shumicës së kombeve. Misioni ndërkombëtar i udhëhequr nga NATO-ja në Bosnje e Hercegovinë arriti kulmin në vitin 1996 me 60.000 trupa, rreth një e treta e tyre nga Shtetet e Bashkuara.
Zelensky tha se një forcë kaq e madhe ndërkombëtare do të ishte e nevojshme duke pasur parasysh se personeli i Ushtrisë së Rusisë tejkalon shifrën prej 1.5 milion, ndërsa Ukraina ka vetëm gjysmën e këtij numri.
Vendosja e një force të huaj ushtarake në Ukrainë po diskutohet me vende që mund të jenë të gatshme të marrin pjesë, tha Zelensky gjatë një konference për shtyp me kryeministrin britanik, Keir Starmer, më 16 janar.
Shtypi britanik raportoi gjithashtu se Starmer dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, kanë biseduar për mundësinë e dërgimit të ushtarëve në Ukrainë si një forcë paqeruajtëse pas arritjes së ndonjë marrëveshjeje për t'i dhënë fund luftës.
Sekretari i ri amerikan i Shtetit, Marco Rubio, bisedoi me telefon më 23 janar me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, dhe diskutoi rëndësinë e përfundimit të luftës në Ukrainë.
Departamenti i Shtetit tha se Rubio gjithashtu riafirmoi angazhimin e SHBA-së ndaj NATO-s pasi Trump tha se “nuk është i sigurt" nëse Shtetet e Bashkuara duhet të shpenzojnë ndonjë gjë për aleancën, ndërsa i shtyu vendet e tjera anëtare t’i rrisnin shpenzimet për mbrojtjen deri në 5 për qind të PBB-së.
Zelensky tha se ekipi i tij është "aktualisht në proces" të organizimit të një takimi ballë për ballë me Trump-in, i cili e nisi mandatin e dytë më 20 janar.
Në ditët e fundit, Trump-i ka bërë komentet më të ashpra deri më sot ndaj Putin-it, për të cilin shpesh ka folur me admirim.
Më 22 janar, Trump-i, duke iu drejtuar homologut të tij rus me emër, paralajmëroi Moskën se do të përballet me tarifa, taksa dhe sanksione të reja "të larta" nëse nuk e ndalë shpejt pushtimin e plotë të Ukrainës.
Një ditë më herët, ai sugjeroi se do të vendoste sanksione shtesë ndaj Rusisë, nëse Putin-i nuk do të pranonte bisedimet për paqe për t'i dhënë fund luftës.
Dhe më 20 janar, në ditën e parë pas marrjes së mandatit të ri, Trump tha se Putin-i po e “shkatërron” Rusinë duke mos pranuar të bëjë një marrëveshje për t'i dhënë fund luftës.
“Ai duhet ta bëjë një marrëveshje. Mendoj se po shkatërron Rusinë duke mos e bërë një marrëveshje”, tha Trump.
Rusia i ka derdhur qindra miliarda dollarë për luftën, ka pësuar rreth 700.000 viktima dhe ka zemëruar fqinjët e saj, derisa gjithashtu ka sakrifikuar tregun fitimprurës evropian të gazit dhe qasjen në tregjet financiare perëndimore, gjë që ka çuar në rënien e vlerës së rublës.
Kremlini po e shpenzon rreth 40 për qind të buxhetit të tij për ushtrinë dhe po has në vështirësi të mëdha për ta frenuar inflacionin pavarësisht normave të interesit mbi 20 për qind.
Lufta në Ukrainë filloi në vitin 2014 me pushtimin dhe aneksimin e paligjshëm të Gadishullit të Krimesë nga Kremlini dhe u përshkallëzua me pushtimin e plotë të saj nga Rusia në shkurt 2022./ Rel
Presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi të enjten një u...
Presidenti amerikan, Donald Trump, nuk ka arritur që t...
Princi i Kurorës i Arabisë Saudite tha të enjten se Mbretë...
Presidenti i Amerikës, Donald Trump foli “online” në Davos...
Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio ka njoftuar p...
Një gjyqtar amerikan, John Coughenour ka ndaluar urdhrin e...
Përhapja e shpejtë e gripit sezonal dhe rritja e madhe e r...
Serbia ka dëbuar 13 shtetas të huaj, të cilët po merrn...
Irlanda po kërcënohet nga stuhia më e rrezikshme që pr...
Presidenti Donald Trump mbajti fjalimin e tij “online” në ...
Pas inaugurimit të presidentit Donald Trump, Parlamenti Ev...
Pas njoftimit të Presidentit Donald Trump për daljen e Sht...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte paralajmëroi...
Kosova nënshkroi më 22 janar një marrëveshje me Shoqatën E...
Presidenti Donald Trump do të mbështesë projektin “Stargat...
Dhoma e Përfaqësuesve miratoi përfundimisht të mërkurën nj...
Zjarrfikësit po merren me një zjarr të ri të quajtur Zjarr...
Presidenti Donald Trump ka emëruar Andrew Puzder, ish-drej...
Pas fatkeqësisë së zjarrit në Bolu janë ngritur shumë pyet...
Deri në 10,000 trupa mund të dërgohen në kufirin SHBA-Meks...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...