Shefi i NATO-s: Fitorja e Rusisë në Ukrainë do të minonte fuqinë e aleancës
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte paralajmëroi...

Pas njoftimit të Presidentit Donald Trump për daljen e Shteteve të Bashkuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, Uashingtoni pritet të ndalë fondet edhe për agjencitë e tjera të Kombeve të Bashkuara. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Patsy Widakuswara, vendet e tjera të pasura nuk kanë gjasa t’i plotësojnë mungesat që pritet të krijohen nga tërheqja e fondeve amerikane.
Kombet e Bashkuara janë para kohërave të vështira pasi Shtetet e Bashkuara dolën nga disa prej agjencive të saj, përfshirë Organizatën Botërore të Shëndetësisë.
“Fondet amerikane përbënin 18% të buxhetit në vitin 2023. Shtetet e Bashkuara janë dhuruesi më i madh”, tha Tarik Jasareviç, zëdhënës i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Të hënën, ditën e tij të parë në detyrë, Presidenti Donald Trump nënshkroi urdhra të ndryshëm ekzekutivë, përfshirë një për daljen e Amerikës nga Marrëveshja ndërkombëtare e Parisit për klimën.
“Shtetet e Bashkuara nuk do të sabotojnë industritë tona ndërsa Kina ndot pa u ndëshkuar”, tha Presidenti Trump.
Shtetet e Bashkuara janë prodhuesi më i madh në botë i lëndëve djegëse fosile që shkaktojnë ngrohjen globale.
Amerika është gjithashtu kontribuesi më i madh financiar i Kombeve të Bashkuara.
Në seancën e saj të konfirmimit në Senat, e emëruara e Presidentit Trump për ambasadore në OKB, Elise Stefanik, tha se agjencia për fëmijët UNICEF dhe Programi Botëror i Ushqimit janë agjenci efektive të OKB-së.
Megjithatë, Uashingtoni do të ndalë fondet për agjencitë e tjera të OKB-së, përfshirë UNRWA-n, agjencia që ndihmon refugjatët palestinezë.
“Taksat tona nuk duhet të jenë bashkëfajtorë në mbështetjen e subjekteve që janë në kundërshtim me interesat amerikane, janë antisemitike ose që përfshihen në mashtrime, korrupsion ose terrorizëm”, tha zonja Stefanik.
Kur Presidenti Trump uli mbështetjen financiare për shumë agjenci të OKB-së në vitin 2017, gjatë mandatit të tij të parë, vendet anëtare të Bashkimit Evropian rritën kontributet e tyre.
Megjithatë, vendet e bllokut tani janë të përqendruara në rritjen e shpenzimeve për të ndihmuar Ukrainën, pjesërisht për shkak të skepticizmit të Presidentit Trump në lidhje me ndihmat për Kievin.
“Tani që administrata e re filloi punën në Shtetet e Bashkuara është shumë e rëndësishme që evropianët, dy vendet tona Franca dhe Gjermania, të luajnë rolin e tyre për të forcuar një Evropë të bashkuar, të fuqishme dhe sovrane”, tha Presidenti i Francës Emmanuel Macron.
Kina nuk pritet të rrisë fondet për OKB-në.
“Zyrtarët kinezë gjithashtu janë realistë për faktin se vendi i tyre po përballet me vështirësi ekonomike dhe nuk kanë shumë fonde për të ndarë për të tjerët. Prandaj, nuk besoj se OKB ka alternativa në lidhje me fondet”, thotë për Zërin e Amerikës Richard Gowan nga organizata Grupi Ndërkombëtar i Krizave.
Kjo është hera e dytë që zoti Trump e nxjerr Amerikën nga Marrëveshja e Parisit e vitit 2015 mbi mjedisin e cila ka qëllim të parandalojë ngritjen e temperaturave globale.
Paraardhësi i zotit Trump, Joe Biden në vitin 2021 vendosi që në ditën e parë si President rianëtarësimin në marrëveshjen mbi mjedisin.
Analistët thonë se ky ndryshim në qëndrim mund të ndikojë tek vendet e tjera që të trajtojnë ngrohjen globale me më pak seriozitet.
“Nëse Kina apo vendet e tjera nuk e ulin sasinë e gazeve të dëmshme për mjedisin, duke marrë Amerikën si shembull, atëherë ato do të shkaktojnë dëme që do të ndikojnë në ekonominë amerikane. Dëmet janë globale”, thotë për Zërin e Amerikës Sheila Olmstead nga Universiteti Cornell.
Aktivistët për mbrojtjen e mjedisit e kanë kundërshtuar vendimin e Presidentit Trump. Sapo largimi i Uashingtonit nga Marrëveshja e Parisit të zyrtarizohet, që sipas rregullave pritet të ndodhë vitin e ardhshëm, Shtetet e Bashkura i bashkohen Iranit, Libisë dhe Jemenit si të vetmet vendet anëtare të OKB-së që nuk janë pjesë e marrëveshjes mbi mjedisin. /VOA
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte paralajmëroi...
Kosova nënshkroi më 22 janar një marrëveshje me Shoqatën E...
Presidenti Donald Trump do të mbështesë projektin “Stargat...
Dhoma e Përfaqësuesve miratoi përfundimisht të mërkurën nj...
Zjarrfikësit po merren me një zjarr të ri të quajtur Zjarr...
Presidenti Donald Trump ka emëruar Andrew Puzder, ish-drej...
Pas fatkeqësisë së zjarrit në Bolu janë ngritur shumë pyet...
Deri në 10,000 trupa mund të dërgohen në kufirin SHBA-Meks...
Në një intervistë në "Fox News" me Sean Hannity, tema ësht...
Presidenti Donald Trump bëri kthimin e tij historik në Sht...
Ushtria amerikane po përgatitet të dërgojë edhe rreth 1,50...
Kina po përgatitet për tarifa të mundshme pasi Presidenti ...
Mediat amerikane kanë bërë publike letrën që ish-Presi...
Departamenti i Drejtësisë po udhëzon prokurorët federalë q...
Pentagoni në ditët në vijim do të nisë dislokimin e de...
Kosova ka nënshkruar Marrëveshje për Tregti të Lirë me...
Miliona përdorues të rrjetit TikTok në SHBA i kanë sytë ng...
Presidenca e Kosovës tha se i dërguari amerikan për Ba...
Kosova ka nënshkruar Marrëveshje për Tregti të Lirë me sht...
Gazetarja ukrainase, Olha Priadko, ka vdekur në moshën 51-...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy turistë gjermanë u shpëtuan përmes një operacioni kërki...
Një motor i gjetur sot në Sarandë ka ngritur dyshime për a...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoreshën e filialit...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani gjatë sulmeve me r...
Tymi nga zjarret masive të Kanadasë ka mbuluar pjesën më t...
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se ës...
Një armëpushim i brishtë midis Iranit dhe Shteteve të Bash...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...