Lufta në Iran/ Zëdhënësi i Gardës Revolucionare vritet në sulm
Televizioni shtetëror iranian ka raportuar se zëdhënësi i ...

Disa media amerikane janë duke raportuar – duke cituar burime – se presidenti amerikan, Donald Trump është duke e shqyrtuar mundësinë e angazhimit të mijëra ushtarëve amerikanë shtesë për të forcuar operacionin në Lindje të Mesme, vendim që mund t’i japë Trumpit opsione shtesë në luftën kundër Iranit.
Raportimet vijnë teksa vetë Trump e ka mohuar më 19 mars se synon dislokimin e trupave tokësore në rajon, ndonëse nuk e përjashtuar tërësisht si opsion.
“Nuk do të dislokohen trupat askund”, u ka thënë ai gazetarëve.
“Edhe nëse do ta veproja ashtu, nuk do t’ju tregoja juve. Por, jo. Do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme”.
Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, duke folur në kushte anonime, ka thënë për agjencinë e lajmeve Reuters se “nuk është marrë asnjë vendim për të dislokuar ushtarë në terren, mirëpo presidenti Trump i ka të gjitha opsionet e hapura”.
“Presidenti është i fokusuar në arritjen e të gjithë objektivave në Operacionin Tërbimi Epik, shkatërrimin e kapaciteteve të raketave balistike të Iranit, shkatërrimin e marinës, garantimin që degëzime terroriste nuk mund ta destabilizojnë rajonin si dhe të garantojë që Irani nuk mund të ketë kurrë një armë bërthamore”.
Pentagoni ka refuzuar të komentojë në këtë drejtim.
Mbrojtja e tankeve, kapja e Hargut
Megjithatë, raportime vazhdon të ketë. Agjencia Reuters, duke cituar katër burime, përfshirë dy zyrtarë amerikanë, ka thënë se trupat shtesë do t’i jepnin Trumpit mundësi për të siguruar rrugën detare që kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit.
Sipas burimeve, një operacion i tillë do të mund të kryhej nga forcat ajrore dhe detare, por që do të nevojiteshin edhe trupa shtesë amerikane nëpër brigjet e Iranit.
Sipas zyrtarëve amerikanë që kanë informacione për këto zhvillime, administrata amerikane është duke e shqyrtuar edhe mundësinë e angazhimit të trupave tokësore në Hargun e Iranit, ishull përmes së cilit kalojnë 90 për qind e eksporteve të naftës iraniane.
Një zyrtar ka thënë se një operacion i tillë do të ishte mjaft i rrezikshëm, marrë parasysh që Irani ka kapacitete për të goditur ishullin me raketa dhe dronë.
Forcat amerikane kanë kryer sulme kundër shënjestrave ushtarake në ishull më 13 mars. Atë ditë, Trump ka thënë se Shtetet e Bashkuara i kanë shkatërruar të gjitha asetet ushtarake të ishullit, si dhe e kanë shkatërruar infrastrukturën e energjisë.Ai pati kërcënuar edhe me goditje të infrastrukturës së naftës, çka do ta dëmonte rëndë ekonominë e Iranit, por edhe do t’i rriste çmimet e naftës edhe më shumë në nivel global./ Rel
Televizioni shtetëror iranian ka raportuar se zëdhënësi i ...
Një raketë e lëshuar nga Irani goditi rafinerinë kryesore ...
Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara njoftoi ...
Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban druan humbjen e push...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se v...
Vijon alarmi në Britani, pasi është vërejtur një rritje e ...
Komanda Qendrore e SHBA-së tha se ka shkatërruar uzinën e ...
Umberto Bossi, themeluesi historik i partisë italiane Lega...
I pyetur për planet ndaj Hezbollahut në Liban, kryeministr...
Shtetet e Bashkuara kanë hequr sanksionet ndaj disa entite...
Një avion luftarak amerikan F-35 është goditur gjatë një m...
Agjencitë amerikane të inteligjencës paralajmëruan, në rap...
Shtetet e Bashkuara po peshojnë vendimin për dërgimin e fo...
Ministri amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth deklaroi sot s...
Ushtria izraelite tha se kishte goditur një numër anijesh ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron se situata...
Përmbytjet e janarit në shumë pjesë të Kosovës kanë shkakt...
Ish-drejtori i Qendrës Kombëtare Kundër Terrorizmit të Sht...
Udhëheqësit në Iran po shqyrtojnë mundësinë e vendosjes së...
Kryeministri Albin Kurti ka dënuar stërvitjet e ushtrisë s...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Shtetasi M.H., 61 vjeç, peshkatar, është gjetur i pajetë n...
Finalizohet në bashkëpunim me Policinë britanike, një tjet...
Policia ka arrestuar një 34-vjeçare në aeroportin e Rinasi...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shëngjin. S...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...