“Reuters”: SHBA po shqyrton dërgimin e përforcimeve në Lindjen e Mesme
Shtetet e Bashkuara po peshojnë vendimin për dërgimin e fo...

Agjencitë amerikane të inteligjencës paralajmëruan, në raportin e tyre më të fundit vjetor, se Ballkani Perëndimor mbetet një zonë me tensione të shtuar politike dhe ndikime të jashtme, duke veçuar rolin e Rusisë në destabilizimin e rajonit.
Në raportin “Vlerësimi Vjetor i Kërcënimeve 2026”, i publikuar nga Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtar të Shteteve të Bashkuara, thuhet se lufta në Ukraine ka thelluar ndarjet midis Perëndimit dhe Moskës, gjë që reflektohet edhe në Ballkan.
Sipas raportit, Rusia “nxit paqëndrueshmëri midis Serbisë, të cilën e favorizon, dhe Kosovës”, por gjithashtu “mbështet ndarjen e entitetit serb, Republika Sërspka nga Bosnja dhe Hercegovina”.
Shërbimet amerikane të inteligjencës vlerësojnë se ndarjet etnike dhe politike në rajon mbeten të theksuara dhe përbëjnë një rrezik të mundshëm për sigurinë, veçanërisht kur kombinohen me ndikimin e aktorëve të huaj.
Ballkani Perëndimor në raport përshkruhet si një hapësirë ku përplasen interesat e fuqive të mëdha, ndërsa krizat ekzistuese dhe mosmarrëveshjet e pazgjidhura, përfshirë raportet midis Kosovës dhe Serbisë, si dhe marrëdhëniet e brendshme politike në Bosnje e Hercegovinë, mbeten burime kryesore të paqëndrueshmërisë, thuhet në raportin e publikuar më 18 mars.
Raporti i komunitetit të inteligjencës amerikane paralajmëron gjithashtu për një gamë më të gjerë kërcënimesh në Evropë, përfshirë ndikimin politik, dezinformimin dhe përpjekjet për të cenuar arkitekturën e sigurisë, duke e konsideruar Ballkanin si një zonë veçanërisht të ndjeshme.
Dokumenti paralajmëron edhe për kërcënime më globale, ndër të cilat dallohen konkurrenca në rritje midis fuqive të mëdha, veçanërisht midis SHBA-së, Kinës dhe Rusisë, si dhe zhvillimi i shpejtë i sulmeve kibernetike dhe teknologjive që mund të përdoren për destabilizimin e shteteve.
Po ashtu, theksohen rreziqet nga terrorizmi, krimi i organizuar dhe përhapja e armëve të shkatërrimit në masë, të cilat vazhdojnë të përbëjnë sfida afatgjata për sigurinë.
Raporti paralajmëron gjithashtu për një kërcënim nga terrorizmi, veçanërisht nga individë ose grupe të vogla të frymëzuara nga ideologji ekstremiste, që veprojnë pa lidhje të drejtpërdrejtë me rrjete të organizuara.
Edhe pse kapacitetet e organizatave të mëdha terroriste janë dobësuar, rreziku nga sulmet me intensitet të ulët mbetet i pranishëm, përfshirë edhe në Evropë, thuhet në raport./REL
Shtetet e Bashkuara po peshojnë vendimin për dërgimin e fo...
Ministri amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth deklaroi sot s...
Ushtria izraelite tha se kishte goditur një numër anijesh ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron se situata...
Përmbytjet e janarit në shumë pjesë të Kosovës kanë shkakt...
Ish-drejtori i Qendrës Kombëtare Kundër Terrorizmit të Sht...
Udhëheqësit në Iran po shqyrtojnë mundësinë e vendosjes së...
Kryeministri Albin Kurti ka dënuar stërvitjet e ushtrisë s...
Një zëdhënës i Shtabit Qendror Khatam al-Anbiya të Gardës ...
Çmimet e gazit natyror janë rritur ndjeshëm në Europë dhe ...
Në më pak se 12 orë, raketat iraniane goditën dy herë qyte...
Samiti i BE-së ishte menduar fillimisht të përqendrohej në...
Hungaria, e cila po bllokon dhënien e një kredie prej 90 m...
Një ndërprerje e energjisë elektrike në Aeroportin Ndërkom...
Irani ka ekzekutuar tre protestues të dënuar për vrasjen ...
Vizita e Donald Trump në Pekin ishte menduar të stabilizon...
Irani ka sulmuar mbrëmjen e djeshme me raketa qytetin indu...
Në një klasë në qytetin e Kriva Palanka në Maqedoninë e Ve...
Azia pritet të arrijë nivele rekord të importeve të karbur...
Sulmet me raketa nga Irani kanë goditur qendrën kryesore t...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Shtetasi M.H., 61 vjeç, peshkatar, është gjetur i pajetë n...
Finalizohet në bashkëpunim me Policinë britanike, një tjet...
Policia ka arrestuar një 34-vjeçare në aeroportin e Rinasi...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shëngjin. S...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...