Ç’punë kanë çunat e Albinit në protestat e Shqipërisë?
Në protestat e zhvilluara gjatë këtyre ditëve në Tiranë ja...
Në protestat e zhvilluara gjatë këtyre ditëve në Tiranë ja...

Shoqata e Transportuesve të Malit të Zi njoftoi të enjten se ka vendosur t’i japë fund bllokimit të pikave kufitare për mallra me Bashkimin Europian, e cila ka prekur edhe bizneset në Kosovë.
Shoqata tha se pas një takimi me përfaqësuesit e qeverisë malazeze janë gjetur zgjidhje për një numër të konsiderueshëm problemesh dhe se për rrjedhojë ka filluar t’i tërheqë kamionët nga pikat kufitare, raporton Radio Televizioni i Malit të Zi.
"TVSH-ja po rimbursohet brenda afatit të përcaktuar me ligj. Kemi marrë garanci se periudha e transitit për mallrat e importuara nga Mali i Zi do të jetë 72 orë. Kemi marrë garanci se propozimi për përvojë pune preferenciale do t'i paraqitet qeverisë për votim", u tha pas takimit.
Por, shoqata shtoi se problemi me akcizën e karburantit nuk është zgjidhur.
"Por, ne kemi marrë garanci se të gjitha temat kryesore me partnerët europianë, përfshirë ETIAS dhe akcizën mbi naftën, do të diskutohen në mënyrë që të na stimulojnë. Rritja e orarit të punës së inspektorëve fitosanitarë do të zgjatet", theksuan përfaqësuesit e transportit.
Shoqata e Transportuesve Ndërkombëtarë të Mallrave të Malit të Zi i bllokoi kufijtë për mallra pranë nëntë pikave kufitare: Debeli Brijeg, Ilino Brdo, Vraçenoviq, Rançë, Metelkë, Dobrakovë, Draçenovc, Kullë dhe Bozhaj, si dhe hyrjen dhe daljen nga Porti i Tivarit.
Gjatë protestës, pasagjerët dhe kamionët që bartnin ilaçe, kafshë, eksplozivë dhe armë, u lejuan të kalonin.
Transportues nga Mali i Zi, Serbia, Maqedonia e Veriut, dhe Bosnja i bllokuan që nga mesdita e 26 janarit disa pika kufitare, duke ndalur qarkullimin e mallrave drejt zonës Schengen të Bashkimit Europian.
Ata kërkojnë ndryshim të rregullores që përcakton se banorët e shteteve të treta mund të qëndrojnë në Zonën Schengen vetëm për 90 ditë në periudhën 180-ditore. Për ta, kjo periudhë është shumë e shkurtër dhe ua vështirëson punën.
Komisioni Europian tha më parë se po punon për të gjetur një zgjidhje që do t'u lejonte transportuesve profesionistë të qëndronin më gjatë në zonën Shengen.
Transportuesit malazezë protestuan gjithashtu sepse Ministria e Financave nuk i ka pranuar kërkesat e tyre për të rritur shumën e rimbursimeve të akcizës për karburantet që kanë kolegët e tyre në rajon, dhe ata gjithashtu po kërkojnë një rimbursim më të shpejtë të TVSH-së në 30 deri në 60 ditë, sepse tani kanë vite që presin, si dhe të zgjasin punën e inspektimeve doganore dhe fitosanitare.
Derisa transportuesit në Mal të Zi njoftuan përfundimin e bllokadës, kolegët e tyre nga tri vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor janë edhe duke protestuar.
Kosova, e cila nuk merr pjesë në protestë, po i ndien pasojat e saj, pasi pjesën më të madhe të importit dhe eksportit e realizon përmes transiteve nëpër këto vende.
Disa biznese kosovare me të cilat ka biseduar Radio Evropa e Lirë (REL), përballen me vonesa, rrezikim kontratash dhe dëme financiare.
Pronarët e të paktën dy kompanive kosovare thanë se biznesi i tyre është prekur nga bllokada.
Ramiz Gashi, drejtues i kompanisë “Relux”, i tha REL-it të mërkurën se kompania e tij - e cila prodhon ngjyra dhe fasada, po përjeton pasoja të menjëhershme pasi produktet e saj për në Britani të Madhe nuk kanë mundur të nisen sipas planit.
“Ne mund ta humbim këtë blerës, që është potencialisht më i rëndësishmi që kemi”, theksoi Gashi për REL-in.
Ruzhdi Rexhaj nga kompania “Kalaja Epox” i tha REL-it se porosia e rrëshirave epokside nga një kompani austriake, tashmë e paguar dhe e ngarkuar, mund të vonohet ose të dështojë.
“Çfarë t’u themi klientëve? U kemi thënë tashmë se malli i porositur, ngarkohet më 27 janar dhe vjen deri në fund të javës. Tani, nuk e dimë se kur do të arrijë këtu, ndërkohë që kemi edhe projekte që i kemi filluar, duke shpresuar në këtë material”, tha Rexhaj.
Për më tepër, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Kosovës iu drejtua me një letër presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duke paralajmëruar se protesta njëjavore mund të shkaktojë pasoja të mëtejshme për kompanitë kosovare - përfshirë rrezikimin e kontratave me partnerët evropianë./REL
Skandali i korrupsionit po trondit kryesinë e ushtrisë kin...
Milionat e ndara prej vitesh nga qeveria e Kosovës për Lug...
Bashkimi Europian (BE) ka shumë gjasa ta përfshijë Gardën ...
Rezerva Federale e SHBA-së ka votuar për të mbajtur normat...
Irani po bëhet gati për një sulm të mundshëm, teksa Shtete...
Rusia sulmoi Ukrainën me 105 dronë gjatë natës, 84 prej të...
Cikloni Atlantik "Christine" shkaktoi pasoja katastrofike ...
Të mërkurën (28.01.2026) në ditën e tretë të protestës u b...
Ministria e Brendshme e Guatemalës ka njoftuar atë që e qu...
Kina ka ekzekutuar 11 anëtarë të një familjeje famëkeqe që...
Pas Hungarisë, edhe Sllovakia synon tani të ngrejë padi në...
Patriarku Ekumenik Bartolomeu ka bërë homazhe për shtatë v...
Një aeroplan pasagjerësh me 15 persona në bord është zhdu...
Presidenti amerikan, Donald Trump, përsëriti thirrjen e ti...
Autoritetet në Athinë janë alarmuar pasi një motoçikletë e...
Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në veri të vendi...
Kroacia nuk do t'i bashkohet Bordit të Paqes të propozuar ...
Kancelari gjerman Friedrich Merz ka bërë thirrje ditën e s...
Qindra persona u evakuuan pas një zjarri që shpërtheu në “...
Një aeroplan mallrash ushtarak i Katarit që transportonte...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita shprehu pak ...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...