Nga pagat te banesa falas/ Trajtim financiar për familjarët e punonjësve të policisë të rënë në detyrë
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka bërë me dije se ...
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka bërë me dije se ...

Bashkimi Europian (BE) ka shumë gjasa ta përfshijë Gardën Revolucionare Islamike të Iranit në listën e organizatave terroriste, tha të enjten shefja e politikës së jashtme të bllokut, Kaja Kallas, në prag të mbledhjes së Këshillit të Ministrave të Punëve të Jashtme.
“Po vendosim sanksione të reja ndaj Iranit dhe gjithashtu pres që ta fusim Gardën Revolucionare Islamike në listën e organizatave terroriste”, tha Kallas.
“Nëse vepron si terrorist, duhet të trajtohesh si terrorist”, u tha diplomatja e lartë Kaja Kallas gazetarëve para takimit të ministrave në Bruksel.
Ajo tha se ky hap e vendos Gardën Revolucionare në të njëjtin nivel me grupet xhihadiste si Al-Kaeda dhe Shteti Islamik.
Ky veprim nga BE-ja do t’i dërgonte Iranit mesazh të fortë dënimi, pasi raportohet se mijëra njerëz janë vrarë gjatë protestave që tronditën vendin.
Blloku prej 27 shtetesh pritet gjithashtu të vendosë regjim vizash dhe t’i ngrijë asetet për 21 entitete shtetërore dhe zyrtarë iranianë – përfshirë edhe për ministrin e Brendshëm të vendit - për shkak të shtypjes vdekjeprurëse të protestave.
Autoritetet iraniane e pranojnë se mijëra njerëz janë vrarë gjatë protestave, duke dhënë një shifër prej mbi 3.000 viktimash, por thonë se shumica ishin pjesëtarë të forcave të sigurisë ose kalimtarë të vrarë nga “protestuesit trazues”.
Organizatat për të drejtat e njeriut e kundërshtojnë këtë, duke thënë se numri i viktimave është shumë më i lartë dhe me gjasë kap shifrën e dhjetëra mijërave. Sipas tyre, protestuesit u vranë nga forcat e sigurisë, përfshirë Gardën Revolucionare, të cilat qëlluan drejtpërdrejt mbi protestues.
Garda Revolucionare Islamike e Iranit, apo IRGC, është krahu ideologjik i ushtrisë së Teheranit dhe u krijua pas revolucionit të vitit 1979 për ta mbrojtur udhëheqjen klerikale.
Garda kontrollon ose zotëron kompani në gjithë ekonominë iraniane, përfshirë sektorë strategjikë kryesorë.
“Vlerësimi është se kanalet diplomatike do të mbeten ende të hapura edhe pas përfshirjes së Gardës Revolucionare në listë”, tha Kallas.
IRGC-ja pritet të përfshihet në listën e zezë pasi Franca njoftoi të mërkurën se po e mbështeste këtë hap, dhe pasi edhe Italia e kishte ndryshuar qëndrimin paraprakisht.
Parisi ngurronte ta mbështeste shpalljen e IRGC-së organizatë terroriste për shkak të frikës nga ndikimi mbi europianët e ndaluar në Iran dhe dëshirës për t’i mbajtur të hapura lidhjet diplomatike.
“Nuk mund të ketë pandëshkueshmëri për krimet e kryera”, u tha gazetarëve kur mbërriti në Bruksel ministri i Jashtëm francez, Jean-Noel Barrot.
BE-ja i ka sanksionuar tashmë disa qindra zyrtarë dhe entitete iraniane për shtypjen e lëvizjeve të mëparshme protestuese dhe për mbështetjen e Teheranit për luftën e Rusisë në Ukrainë.
IRGC-ja si e tërë dhe komandantët e saj të lartë janë tashmë nën sanksione të BE-së, që do të thotë se përfshirja e saj në listën e organizatave terroriste pritet të ketë pak ndikim praktik mbi këtë organizatë. /REL
Rezerva Federale e SHBA-së ka votuar për të mbajtur normat...
Irani po bëhet gati për një sulm të mundshëm, teksa Shtete...
Rusia sulmoi Ukrainën me 105 dronë gjatë natës, 84 prej të...
Cikloni Atlantik "Christine" shkaktoi pasoja katastrofike ...
Të mërkurën (28.01.2026) në ditën e tretë të protestës u b...
Ministria e Brendshme e Guatemalës ka njoftuar atë që e qu...
Kina ka ekzekutuar 11 anëtarë të një familjeje famëkeqe që...
Pas Hungarisë, edhe Sllovakia synon tani të ngrejë padi në...
Patriarku Ekumenik Bartolomeu ka bërë homazhe për shtatë v...
Një aeroplan pasagjerësh me 15 persona në bord është zhdu...
Presidenti amerikan, Donald Trump, përsëriti thirrjen e ti...
Autoritetet në Athinë janë alarmuar pasi një motoçikletë e...
Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në veri të vendi...
Kroacia nuk do t'i bashkohet Bordit të Paqes të propozuar ...
Kancelari gjerman Friedrich Merz ka bërë thirrje ditën e s...
Qindra persona u evakuuan pas një zjarri që shpërtheu në “...
Një aeroplan mallrash ushtarak i Katarit që transportonte...
Bashkimi Evropian ka miratuar një paketë financimi prej 65...
Këshilli i Qytetit të Sarajevës dha pëlqimin më 28 janar q...
Numri i trupave ruse dhe ukrainase të vrarë, të plagosur o...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Shtetasi M.H., 61 vjeç, peshkatar, është gjetur i pajetë n...
Finalizohet në bashkëpunim me Policinë britanike, një tjet...
Policia ka arrestuar një 34-vjeçare në aeroportin e Rinasi...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shëngjin. S...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...