Kancelari Merz: Ka ardhur koha për të finalizuar marrëveshjen tarifore BE-SHBA
Kancelari gjerman Friedrich Merz ka bërë thirrje ditën e s...

Kroacia nuk do t'i bashkohet Bordit të Paqes të propozuar nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump. Kështu ka deklaruar kryeministri kroat Andrej Plenkoviç, pasi zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin Zoran Milanoviç.
“Ajo që mund të them është se qëndrimi i Qeverisë dhe qëndrimi i shumicës parlamentare është se në këtë moment Kroacia nuk do t’i bashkohej Komitetit të Paqes për një numër arsyesh, pas një analize të plotë”, u tha Plenkoviç gazetarëve.
Zyra e Presidentit reagoi gjithashtu lidhur me bisedën telefonike, ku konfirmoi qëndrimin për Bordin e Paqes.
“Edhe pse iniciativa që kontribuon në paqen në Lindjen e Mesme duhet të mirëpritet, qëndrimi i Presidentit Milanoviç është që Republika e Kroacisë të mos marrë pjesë në Bordin e Paqes, të cilin ai ia përcolli edhe Kryeministrit të Republikës së Kroacisë në bisedë”, thuhej në deklaratën e presidencës.
Trump lançoi iniciativën e tij "Bordi i Paqes" në Forumin Ekonomik Botëror në Davos javën e kaluar, ndërsa iu bashkuan udhëheqës dhe zyrtarë nga 19 vende që kishin rënë dakord të nënshkruanin kartën e themelimit. Edhe pse fillimisht ishte menduar të mbikëqyrte rindërtimin e Gazës, statuti i bordit nuk e kufizon rolin e tij vetëm në territorin palestinez.
Trump tha javën e kaluar se pret që më shumë se 50 vende të bëhen pjesë e Bordit të Paqes. Aleatët kryesorë të SHBA-së, përfshirë Francën dhe Mbretërinë e Bashkuar, kanë shprehur dyshime në lidhje me Bordin. Të mërkurën, Bjellorusia u bë vendi i fundit që iu bashkua bordit. /CNA
Kancelari gjerman Friedrich Merz ka bërë thirrje ditën e s...
Qindra persona u evakuuan pas një zjarri që shpërtheu në “...
Një aeroplan mallrash ushtarak i Katarit që transportonte...
Bashkimi Evropian ka miratuar një paketë financimi prej 65...
Këshilli i Qytetit të Sarajevës dha pëlqimin më 28 janar q...
Numri i trupave ruse dhe ukrainase të vrarë, të plagosur o...
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja ...
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, tha se parashi...
Kompania kosovare “Relux”, e cila prodhon ngjyra dhe fasad...
Gjykata Kushtetuese e Kosovës vendosi se zgjedhja e Nenad ...
Misioni diplomatik i Teheranit në Kombet e Bashkuara ka de...
Stuhia Kristin që ka përfshirë Portugalinë ka vrarë të pak...
Kremlini ka deklaruar se çdo takim midis presidentit rus V...
Në zonën e njohur të Pacific Heights në San Francisko, ban...
Kryeministri britanik Keir Starmer ka mbërritur në Pekin t...
Gjiganti amerikan i teknologjisë Amazon ka konfirmuar se d...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka dekla...
Qeveria e Ekuadorit ka dënuar atë që e përshkroi si një pë...
Koreja e Jugut ka nisur një shërbim autobusi vetëm për gra...
Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, dekla...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Shtetasi M.H., 61 vjeç, peshkatar, është gjetur i pajetë n...
Finalizohet në bashkëpunim me Policinë britanike, një tjet...
Policia ka arrestuar një 34-vjeçare në aeroportin e Rinasi...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shëngjin. S...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Zyra e Bashkimit Evropian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...