Parashikimi i Rubio: Mund të kemi një mision diplomatik amerikan të përhershëm në Venezuelë
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, tha se parashi...

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka paralajmëruar se Evropa duhet të ndërmarrë hapa urgjentë për të forcuar mbrojtjen e saj dhe për ta bërë NATO-n më evropiane, në një kohë kur marrëdhëniet transatlantike me Shtetet e Bashkuara janë tronditur ndjeshëm.
Duke folur në një konferencë për mbrojtjen, Kallas tha se SHBA-ja do të mbetet partnere dhe aleate e Evropës, por theksoi se asnjë fuqi e madhe nuk e ka siguruar ndonjëherë mbijetesën e saj duke u mbështetur plotësisht te të tjerët.
Sipas saj, nën administratën e presidentit Donald Trump, Evropa nuk është më qendra kryesore e vëmendjes së Uashingtonit dhe ky ndryshim është strukturor, jo i përkohshëm.
Tensionet mes SHBA-së dhe Evropës u përshkallëzuan pas deklaratave të Trump për marrjen e Groenlandës, territor gjysmë-autonom i Danimarkës, si dhe kërcënimeve për vendosjen e tarifave ndaj aleatëve evropianë.
Deklaratat e Kallas vijnë pas komenteve të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, i cili tha se evropianët “duhet të vazhdojnë të ëndërrojnë” nëse mendojnë se mund të mbrohen pa SHBA-në. Këto komente u kundërshtuan ashpër nga ministri i Jashtëm francez, Jean-Noël Barrot, i cili theksoi se Evropa mund dhe duhet të marrë kontrollin e sigurisë së saj përmes një shtylle evropiane të NATO-s.
Ndërkohë, Komisioneri i Mbrojtjes i BE-së, Andrius Kubilius, deklaroi se SHBA-të presin që evropianët të marrin më shumë përgjegjësi për mbrojtjen e kontinentit, pasi prania amerikane në Evropë pritet të zvogëlohet. Ai e përshkroi Evropën si “një gjigant në gjumë” që duhet të zgjohet dhe të ndërtojë pavarësinë e saj në mbrojtje pa vonesa.
Vitin e kaluar, vendet anëtare të NATO-s u zotuan të rrisin shpenzimet e mbrojtjes deri në 5% të PBB-së deri në vitin 2035, ndërsa Rutte paralajmëroi se një Evropë plotësisht e pavarur do të kërkonte shpenzime edhe më të larta dhe kapacitete bërthamore.
Në sfond të këtyre zhvillimeve mbetet lufta në Ukrainë dhe përplasja me Rusinë, e cila vazhdon ta shohë zgjerimin e NATO-s si kërcënim. Megjithëse anëtarësimi në NATO është pjesë e kushtetutës së Ukrainës, gjasat për anëtarësim të shpejtë të Kievit në aleancë konsiderohen të vogla./ CNA
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, tha se parashi...
Kompania kosovare “Relux”, e cila prodhon ngjyra dhe fasad...
Gjykata Kushtetuese e Kosovës vendosi se zgjedhja e Nenad ...
Misioni diplomatik i Teheranit në Kombet e Bashkuara ka de...
Stuhia Kristin që ka përfshirë Portugalinë ka vrarë të pak...
Kremlini ka deklaruar se çdo takim midis presidentit rus V...
Në zonën e njohur të Pacific Heights në San Francisko, ban...
Kryeministri britanik Keir Starmer ka mbërritur në Pekin t...
Gjiganti amerikan i teknologjisë Amazon ka konfirmuar se d...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka dekla...
Qeveria e Ekuadorit ka dënuar atë që e përshkroi si një pë...
Koreja e Jugut ka nisur një shërbim autobusi vetëm për gra...
Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, dekla...
Autoritetet për zbatimin e ligjit janë duke kryer një aksi...
Nivelet e detit po rriten globalisht, për shkak të ndryshi...
Përfaqësuesja e Minesotës, Ilhan Omar, u sulmua me një sub...
Gruaja e ish-presidentit të rrëzuar të Koresë së Jugut ësh...
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, ka paralajmëru...
Një tren i pasagjerëve u godit nga dronet ruse në rajonin ...
Presidenti Donald Trump tha se administrata e tij do të “u...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Shtetasi M.H., 61 vjeç, peshkatar, është gjetur i pajetë n...
Finalizohet në bashkëpunim me Policinë britanike, një tjet...
Policia ka arrestuar një 34-vjeçare në aeroportin e Rinasi...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shëngjin. S...
Rritja e çmimeve të energjisë dhe plehrave kimike pritet t...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...