SHBA rikthen rebelët Houthi në listën e organizatave terroriste
Administrata e Presidentit Joe Biden i riktheu rebelët Hou...

Policia famëkeqe fetare e talebanëve ka ndaluar dhjetëra gra dhe vajza në javët e fundit, nën dyshimet se kanë shkelur kodin e veshjes së prezantuar prej grupit ekstremist.
Në mesin e tyre është motra e vogël e Zahras, e cila është ndaluar në kryeqytetin afgan, Kabul, në fillim të muajit janar, pasi nuk është mbuluar kokë e këmbë kur është parë në ambiente publike.
“Motra ime është poshtëruar dhe torturuar sa ka qenë në mbajtje të talebanëve”, ka thënë Zahra, emri i së cilës është ndryshuar për t’ia mbrojtur identitetin.
“Ata i kanë thënë se ajo është e pafe për shkak se ka veshur rroba të ngushta”, ka thënë Zahra për Radion Evropa e Lirë.
Ajo ka thënë se familja e saj është detyruar t’i paguajë talebanët gati 12.000 dollarë si ryshfet për të liruar vajzën.
Shtypja e grave nga ana e talebanëve, me arsyetimin se po shkelin kodin e veshjes, është ndër goditjet kyçe ndaj tyre në periudhën e fundit. Prej marrjes së pushtetit, më 2021, talibanët ua kanë pamundësuar grave punën, studimet, dhe kanë vendosur kufizime të ashpra në të drejtën e tyre të lëvizjes.
Në maj të vitit 2022, talebanët i kanë urdhëruar të gjitha gratë që të veshin burka, apo ndonjë rrobë islamike që mbulon flokët, trupin dhe një pjesë të fytyrës në publik.
Disa veshje të tilla janë të zakonshme për gratë në shtetet e Gjirit Arab.
Gratë afgane, sidomos ato në zonat urbane, e konsiderojnë burkën apo nikabin si të huaj për kulturën afgane. Para ardhjes së talibanëve në pushtet, shumë gra kanë vendosur shami të vogla koke, që ua kanë mbuluar vetëm një pjesë të flokëve.
Zbatimi i këtij kodi të veshjes ka qenë sporadik në Afganistan. Mirëpo aktivistët kanë thënë se së fundi fushata për zbatim është intensifikuar.
“Në agoni”
Masuda Kohistani, aktiviste për gratë në Kabul, ka thënë se talibanët i kanë shënjestruar edhe gratë dhe vajzat që e vendosin hixhabin, rrobë që mbulon flokët dhe qafën, por e lë fytyrën të hapur.
Kohistani ka thënë se ka qenë dëshmitare kur policia fetare e talebanëve, e ka ndaluar një 20-vjeçare në paralagjen Kairkana në veri të Kabulit, e cila ka qenë me hixhab.
“Shitësit e dyqaneve kanë tentuar të argumentojnë me talebanët duke iu treguar se ajo e ka pasur hixhabin, mirëpo militantët e kanë rrahur”, ka thënë Kohistani për Radion Azadi.
“Familja e saj është në agoni. Ata nuk e dinë çfarë të bëjnë pasi nuk po e gjejnë vajzën”.
Policia fetare e talibanëve mbikëqyret prej Ministrisë për Promovim të Virtytit dhe Parandalim të Vesit, e cila është përgjegjëse për zbatim të ligjeve të talibanëve që lidhen me moralin, përfshirë kodin strikt të veshjes dhe ndarjet gjinore në shoqëri.
Një grua e re, e cila ka kërkuar anonimitet nga frika e ndëshkimit, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se më 3 janar, talebanët i kanë ndaluar disa gra në Dasht-e Barçi, lagje në Kabul, ku banojnë shumë pjesëtarë të minoritetit shiit Hazara.
Ajo ka thënë se i është shmangur arrestimit, pasi një burrë i moshuar i ka thënë që të fshihet.
“Ai më ka thënë që të vrapoj në shtëpi, sepse talebanët sapo i kanë arrestuar disa gra në lagje”, ka thënë ajo.
Mina Rafiq, aktiviste për të drejta të grave në Kabul, ka thënë se shtypja e grave nga ana e talebanëve ka nisur në Kabul, mirëpo është zgjeruar në disa pjesë të vendit, përfshirë provincën qendrore Daikundi, provincën perëndimore Herat dhe provincat veriore Balkh, Kunduz dhe Takar.
“Tani, as nuk na lejohet të vendosim se çfarë rroba të veshim”, ka thënë ajo për Radion Evropa e Lirë.
“Si do të na lejojnë që të edukohemi apo që të flasin lirshëm?”
Është ende e paqartë sa gra janë ndaluar në javët e fundit.
‘Poshtëruese dhe e rrezikshme’
Kombet e Bashkuara dhe vëzhguesit globalë për të drejta të njeriut i kanë dënuar veprimet e fundit të talebanëve kundrejt grave.
“Shtypja që po u bëjnë talebanët grave për kodin e veshjes dhe arrestimet arbitrare janë një tjetër shkelje për lirinë e lëvizjes dhe shprehjes për gratë në Afganistan”, ka thënë Amnesty International, më 14 janar.
“Shtypja duhet të ndalet menjëherë, dhe ato që janë ndaluar duhet të lirohen".
Misioni i Kombeve të Bashkuara për Ndihmë në Afganistan (UNAMA) ka thënë më 11 janar se është duke analizuar pretendimet për keqtrajtime të grave dhe zhvatje, në këmbim të lirimit.
“Masat e tilla që përfshijnë dhunën fizike, janë sidomos poshtëruese dhe të rrezikshme për gratë dhe vajzat afgane”, ka thënë Roza Otunbayeva, e dërguar e posaçme e OKB-së dhe shefe e misionit.
Zabihullah Mujahid, zëdhënës i talebanëve, i ka hedhur poshtë këto shqetësime të OKB-së.
“Gratë afgane e vendosin vetë hixhabin”, ka thënë ai në "X", platformë e njohur më parë si "Twitter".
“As nuk janë detyruar dhe as nuk i ka keqtrajtuar Ministria për Virtyt”. Aktivistët afganë kanë thënë se masat e fundit janë një tjetër goditje për gratë, të cilat pothuajse janë zhdukur prej jetës publike.
“Situata për gratë në Afganistan po bëhet çdo ditë e më e keqe”, ka thënë Ruqiya Saee, aktiviste për të drejta të grave në Kabul./ Rel
Administrata e Presidentit Joe Biden i riktheu rebelët Hou...
Dymbëdhjetë minatorë të kombinatit metalurgjik Trepça kanë...
Mbreti Charles III pritet të shtrohet në spital javën e ar...
Uashingtoni po shton përpjekjet për të forcuar sanksionet ...
Që kur Rusia nisi sulmin në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës...
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken përsëriti të m...
“Kënaqësia seksuale, e cila është një dhuratë nga Zoti, mi...
Në zgjedhjet e para për kandidatin presidencial të Par...
Reshjet e dendura të borës dhe ato të shiut në mbarë G...
Në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviq, nga sot qytetarë...
Qeveria e Pakistanit njoftoi se dy fëmijë u vranë dhe ...
Meryam Schouler-Ocak e përjetoi vetë. "Së fundi në nj...
Temperaturat ranë në -13 gradë gjatë natës, duke e bër...
Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite tha të martën se mbre...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka bërë thirrje...
Ish-ambasadori i OSBE-së, William Walker, shkoi dje në...
Gratë viktima të dhunës në familje, në shtetet e tyre të o...
Fermerët francezë janë ngritur këtë të martë në protestë n...
Izraeli ndërmori një valë intensive sulmesh ajrore në jug ...
Zyrtarët izraelitë, megjithëse vazhdojnë të refuzojnë një ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...