Lëndohen 12 minatorë të Trepçës
Dymbëdhjetë minatorë të kombinatit metalurgjik Trepça kanë...

Administrata e Presidentit Joe Biden i riktheu rebelët Houthi, me bazë në Jemen, në listën e grupeve terroriste, thanë zyrtarët amerikanë të mërkurën. Është përpjekja e fundit e Uashingtonit për të frenuar sulmet ndaj anijeve ndërkombëtare.
Zyrtarët thanë se përcaktimi, që vendos sanksione të ashpra për grupin e lidhur me Iranin, ka për qëllim ndërprerjen e fondeve dhe armatimeve që rebelët Houthi kanë përdorur për të sulmuar ose rrëmbyer anijet në detin e Kuq.
Sulmet e rebelëve Houthi kanë ndërprerë transportin detar të mallrave në Detin e Kuq, duke nxitur shqetësimet se një përshkallëzim i luftës Izrael-Hamas mund të çojë në destabilizim të Lindjes së Mesme.
"Këto sulme paraqesin atë që përcaktohet si terrorizëm", tha një nga tre zyrtarët e administratës që informoi gazetarët në kushte anonimiteti, përpara njoftimit zyrtar.
Vendimi për ta ripërfshirë këtë grup në listën e organizatave terroriste vjen pasi avionë, anije dhe nëndetëse luftarake amerikane dhe britanike, ndërmorën javën e kaluar dhjetëra sulme kundër lëvizjes Houthi, që kontrollon pjesët më të populluara të Jemenit.
Milicia Houthi, që thotë se sulmet ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq u kryen në përgjigje të sulmit të Izraelit në Rripin e Gazës, ka kërcënuar me “një përgjigje të fortë dhe efektive”.
"Ne do të vazhdojmë të kundërshtojmë ndikimin keqdashës iranian kudo që të mundemi. Tani vendimi për t’u shkëputur nga Irani i takon lëvizjes Houthi," tha një zyrtar tjetër për agjencinë e lajmeve Reuters, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara mund të shqyrtonin mundësinë për ta hequr grupin nga lista e organizatave terroriste në rast se ndërpriteshin sulmet ndaj anijeve.
Administrata e ish-presidentit Donald Trump futi rebelët Houthi në dy lista, duke i përcaktuar si terroristë, një ditë para përfundimit të mandatit të saj, duke nxitur Kombet e Bashkuara dhe disa ligjvënës amerikanë të shprehnin frikën se sanksionet do të shkaktonin ndërprerje të dërgimit të ushqimit, karburantit dhe mallrave të tjera në Jemen.
Sekretari i Shtetit Antony Blinken hoqi grupin Houthi nga lista e organizatave terroriste në 12 shkurt të vitit 2021 për të lehtësuar dërgimin e ndihmave humanitare në Jemen.
Kombet e Bashkuara e cilësojnë krizën humanitare në Jemen si "të rëndë", pasi më shumë se 21 milionë njerëz, dy të tretat e popullsisë, kanë nevojë për ndihmë. OKB-ja thotë se më shumë se 80% e popullsisë përballet me vështirësi për të siguruar ushqim, për qasje ndaj ujit të pijshëm dhe shërbimit shëndetësor./ VOA
Dymbëdhjetë minatorë të kombinatit metalurgjik Trepça kanë...
Mbreti Charles III pritet të shtrohet në spital javën e ar...
Uashingtoni po shton përpjekjet për të forcuar sanksionet ...
Që kur Rusia nisi sulmin në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës...
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken përsëriti të m...
“Kënaqësia seksuale, e cila është një dhuratë nga Zoti, mi...
Në zgjedhjet e para për kandidatin presidencial të Par...
Reshjet e dendura të borës dhe ato të shiut në mbarë G...
Në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviq, nga sot qytetarë...
Qeveria e Pakistanit njoftoi se dy fëmijë u vranë dhe ...
Meryam Schouler-Ocak e përjetoi vetë. "Së fundi në nj...
Temperaturat ranë në -13 gradë gjatë natës, duke e bër...
Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite tha të martën se mbre...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka bërë thirrje...
Ish-ambasadori i OSBE-së, William Walker, shkoi dje në...
Gratë viktima të dhunës në familje, në shtetet e tyre të o...
Fermerët francezë janë ngritur këtë të martë në protestë n...
Izraeli ndërmori një valë intensive sulmesh ajrore në jug ...
Zyrtarët izraelitë, megjithëse vazhdojnë të refuzojnë një ...
Franca vazhdon të jetë destinacioni kryesor në botë pë...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...