GJKKO gjobit avokatin e pandehur të Erion Veliajt
GJKKO ka gjobitur avokatin e pandehur të kryebashkiakut të...
GJKKO ka gjobitur avokatin e pandehur të kryebashkiakut të...

Zyrtarët izraelitë, megjithëse vazhdojnë të refuzojnë një armëpushim pa lirimin e pengjeve, kanë njoftuar se ofensiva intensive ushtarake në pjesën veriore të Gazës ka përfunduar dhe së shpejti do të ulet edhe intensiteti i operacioneve ushtarake në pjesën jugore. Kryeministri Benjamin Netanyahu njoftoi gjithashtu se lagjet izraelite në kufi me Gazën do të rindërtohen për të kthyer dhjetëra mijëra izraelitë në shtëpitë e tyre që u evakuuan pas sulmit të Hamasit më 7 tetor.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të martën se vendi i tij është “i vendosur të rehabilitojë komunitetet “ në zonën përreth Rripit të Gazës.
“Për këtë qëllim, ne duhet para së gjithash të arrijmë fitoren ndaj Hamasit”, tha Kryeministri Netanyahu gjatë një takimi me krerët e komuniteteve të kësaj zone.
Izraeli ka evakuuar dhjetëra mijëra njerëz nga komunitetet në jug pasi militantët e Hamasit kryen sulmin terrorist të 7 tetorit gjatë të cilit vranë 1200 persona, kryesisht civilë dhe morën peng 240 të tjerë.
Megjithë trysninë në rritje ndërkombëtare, Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant përjashtoi të hënën mundësinë e një armëpushimi, duke thënë se Hamasi nuk do të pranonte të lironte pengjet që po mban pa trysni ushtarake.
“E kemi bërë të qartë se faza intensive e operacionit tokësor do të zgjasë rreth tre muaj. Në veri të Gazës, kjo fazë ka përfunduar. Në jug do ta të përfundojmë së shpejti dhe në të dyja zonat do të vijë momenti që të kalojmë në fazën tjetër”, thotë Ministri Gallant.
Megjithatë luftimet intensive kanë vazhduar me shpërthime që janë dëgjuar edhe të martën, mbi 100 ditë që kur filloi lufta mes Izraelit dhe Hamasit.
Ushtria izraelite vazhdon të publikojë përditë pamje filmike të forcave të saj dhe njoftoi se kanë zbuluar mbi 100 pika prej nga Hamasi lëshon raketat drejt Izraelit.
Tre muaj më vonë, ofensiva izraelite, sipas të dhënave të Hamasit, ka vrarë mbi 24,000 palestinezë, megjithëse shifrat që japin autoritetet e grupit militant nuk bëjnë dallimin mes civilëve dhe luftëtarëve islamikë të vrarë.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres përsëriti thirrjen për një armëpushim të menjëhershëm, duke thënë se është e nevojshme të dërgohen urgjentisht ndihma për palestinezët, të lirohen pengjet e mbajtura nga Hamasi dhe të ndalohet përhapja e luftës në të gjithë Lindjen e Mesme.
“Situata humanitare në Gazë është tejet e rëndë. Askush dhe asnjë vend nuk janë të sigurtë”, tha zoti Guterres.
Palestinezët e zhvendosur, përpos nevojave për më shumë ushqime, kanë nevojë kritike edhe për të rimbushin bateritë e telefonave të tyre.
Në Gazën e kohës së luftës, një telefon që funksionon shërben për të marrë vesh nëse anëtarët e familjes janë gjallë pas bombardimeve, ndihmon për të gjetur ushqim dhe ujë.
Shumica e popullsisë palestineze është zhvendosur dhe mungesat e mëdha të ushqimit, ujit, energjisë elektrike dhe ilaçeve kanë rezultuar në një katastrofë humanitare, sipas Kombeve të Bashkuara./ VOA
Franca vazhdon të jetë destinacioni kryesor në botë pë...
Franca ka regjistruar në vitin 2023 numrin më të ulët të l...
Mbi 300 kompani dhe institucione financiare kanë plani...
Erëra të ftohta dhe të rrezikshme kanë vazhduar të mbi...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamb...
Një grua në Meksikë përfundoi duke kaluar ditën e saj të d...
Ndërsa Gjermania duhet të bëhet më tërheqëse për emigr...
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka shënuar fito...
Nga shpërthimi i një granate dore në orët e vona të së...
Një anije në pronësi të Shteteve të Bashkuara është goditu...
Politikani opozitar serb, Nikolla Sandulloviç, është lirua...
Parlamenti Evropian (PE) do të debatojë për parregullsitë ...
Votuesit republikanë në shtetin e Ajovas mblidhen sot në m...
Çmimet e fluturimeve nga Gjermania drejt destinacionev...
Nga sot deri në 19 janar mbahet Forumit Ekonomik Botër...
Votuesit në Tajvan zgjodhën presidentin e tyre të ri gjatë...
Pothuajse 40% e vendeve të punës në mbarë botën mund t...
Në një dokument sekret të Forcave të Armatosura Gjerma...
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola...
Ushtria e Ukrainës thotë se ka rrëzuar një aeroplan sp...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...