Ndryshon moti në korrik/ Stuhia e madhe i afrohet Ballkanit
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...

Votuesit në Tajvan zgjodhën presidentin e tyre të ri gjatë fundjavës. Nënpresidenti Lai Ching-te thotë se do të ruajë ‘status-quo'-në dhe do të angazhohet për dialog me Kinën. Sipas korrespondentes së Zërit të Amerikës Elizabeth Lee rezultatit i zgjedhjeve ka nxitur reagime.
Festë për fitoren historike në Tajvan.
“Po shohim fitoren e Partisë Progresive Demokratike për një mandat të tretë të pashembullt presidencial,” thotë profesori Wei-Ting Yen, Kolegji Franklin dhe Marshall.
Presidenti i ardhshëm i Tajvanit do të jetë Lai Ching-te nga Partia Progresive Demokratike.
“Jam jashtëzakonisht e lumtur,” thotë një përkrahëse e PPD-së, Tiffany Lin.
“Jam i gëzuar por edhe pak i zhgënjyer,” thotë një mbështetës tjetër i PPD-së, George Chang.
Ky përkrahës është i zhgënjyer ngase Partia Progresive Demokratike ka humbur shumicën në Kuvend. Presidenti i ardhshëm Lai thotë se synon të ndërtojë konsensus ndërmjet palëve. Kandidati i partisë opozitare Koumintang Hou Yu-ih, i e përmbylli fjalimin me këto fjalë:
“Duhet të jemi të bashkuar. E duam një Tajvan të bashkuar,” thotë kandidati presidencial, Hou Yu-ih.
Ndonëse disa mbështetës të kësaj partie i frikësohen luftës me Kinën, përkrahësit e PPD-së thonë se presidentja aktuale e Tajvanit ka fuqizuar mbrojtjen e ishullit gjatë katër viteve të fundit duke përforcuar lidhjet me aleatë që ndajnë të njëjtat qëndrime.
Shumë nga përkrahësit e PPD-së në Tajvan shpresojnë që presidenti i ri, Lai do të vazhdojë politikën për ta mbajtur Tajvanin në skenën botërore.
Presidenti amerikan Joe Biden thotë se nuk e mbështet pavarësinë e Tajvanit.
“Nuk e mbështesim pavarësinë,” deklaroi Presidenti Biden.
Udhëheqësit e Komitetit për Politikë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve thanë në një deklaratë: “Dënojmë përpjekjet e Pekinit për të ndikuar zgjedhjet përmes dezinformimit dhe trysnisë ushtarake dhe e përgëzojmë popullin e Tajvanit për respektimin e idealeve demokratike.”
“Tajvani nuk ka nevojë të jetë sërish i pavarur. Tajvani tashmë është shtet. Kemi qeverinë tonë,” thotë përkrahësi i PPD-së Chang.
Zëdhënësja e ministrisë së jashtme kineze Hua Chunying shkroi në platformën X se çështja e Tajvanit është çështje e brendshme e Kinës. Pavarësisht se çfarë ndryshimesh ndodhin në Tajvan, fakti qenësor është se ekziston një Kinë e vetme në botë dhe se Tajvani si pjesë e Kinës nuk ndryshon. Parimi “një Kinë” është shtylla kryesore e paqes dhe stabilitetit në Ngushticën e Tajvanit.
“… Në vend të pengesave do të përdorim shkëmbimet, dialogu do të zëvendësojë përplasjet dhe me vetëbesim do të kërkojmë shkëmbime dhe bashkëpunim me Kinën,” thotë Presidenti i sapozgjedhur Lai.
Por Presidenti i sapozgjedhur Lai thotë se qeveria e tij do të mbrojë Tajvanin nga kërcënimi i Kinës.
Përtej çështjes së Kinës, këto zgjedhje zbuluan edhe diçka tjetër:
“Mbajtja edhe e një palë zgjedhjeve të suksesshme demokratike dhe si e vetmja demokraci në një vend kinez, mendoj se Tajvani meriton vëmendje për këtë çështje,” thotë eksperti i qeverisjes Wei-Ting Yen.
Në maj, presidenti i zgjedhur Lai do të inagurohet si presidenti i ardhshëm i Tajvanit./ VOA
Pothuajse 40% e vendeve të punës në mbarë botën mund t...
Në një dokument sekret të Forcave të Armatosura Gjerma...
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola...
Ushtria e Ukrainës thotë se ka rrëzuar një aeroplan sp...
Pavarësisht se ka një shkallë të vendeve të lira të pu...
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, ka deklaruar për med...
Autoritetet turke kanë arrestuar futbollistin izraelit, Sa...
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka përkujtuar ditën...
Koreja e Veriut tha se ka testuar një raketë të re me rrez...
Sot shënohen 25 vjet që kur ndodhi Masakra e Reçakut. ...
Shpërthimi i vullkanit në Islandë ka sjellë dëme të mëdha ...
Ushtria amerikane ka bërë me dije se ka rrëzuar një ra...
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, Joh...
Demokratët e shtetit Ajova do të votojnë me postë për të z...
Një grua 76-vjeçare dhe djali i saj janë vrarë në një fsha...
Frederik X është bërë mbret i ri i Danimarkës të dielën, p...
100 ditë nga fillimi i luftës Izrael-Hamas, nuk ka shenja ...
Këshilltarët e sigurisë kombëtare nga e gjithë bota u ...
BE-ja po punon për ta kushtëzuar anëtarësimin e Serbisë me...
Një vullkan ka shpërthyer në jugperëndim të Islandës p...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...